LIVE UPDATES
Bota

Masakra në sallën e koncerteve/ Analiza: A e ka injoruar Moska rrezikun e terrorit islamist?

Moska është në zi dhe në shok pas sulmit terrorist. Megjithëse Ukraina e hedh poshtë përfshirjen, disa zyrtarë të lartë rusë akuzuan shpejt Ukrainën për sulmin në Crocus City Hall.

24 Mars 2024, 08:27 Nga r.ll
Masakra në sallën e koncerteve/ Analiza: A e ka injoruar Moska
foto ilustruese

RUSI- Në Moskë vazhdon tronditja pas sulmit terrorist të premten në mbrëmje. Qytetarëve i është drejtuar një thirrje për të dhuruar gjak. Sipas të dhënave zyrtare humbën jetën 143 vetë në sulmin terrorist në Crocus City Hall Krasnogorsk, pranë Moskës. Ka disa burime që bëjnë fjalë për 133 vetë të vrarë, dhe më shumë se 150 të plagosur.

Presidenti Putin në një fjalim televiziv e cilësoi sulmin "një akt barbar". Ai tha, se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe se do të ndëshkohen. Sipas Putin të gjithë atentatorët janë kapur, ata po përpiqeshin të largoheshin drejt Ukrainës. Ka "informata të ndërmjetme", se atje "disa persona" ishin të gatshëm t'i lejonin nga Rusia të kalonin kufirin në Ukrainë.

Injorim i rrezikut islamist 

Që të shtunën pati deklarata, ku u bë e qartë, se autoritetet ruse përpiqen t'ia hedhin Ukrainës përgjegjësinë për atentatin në sallën e koncerteve. Zyrtarë të lartë rusë akuzuan shpejt Ukrainën, pavarësisht mungesës së ndonjë prove dhe faktit që "Shteti Islamik" ka marrë përgjegjësinë. "Nëse vërtetohet se terroristët e regjimit të Kievit janë fajtorë... ata duhet të gjenden dhe të shkatërrohen pa mëshirë", shkroi Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë në kanalin e tij në Telegram. Ukraina e ka mohuar me forcë përfshirjen në atentat. Edhe SHBA e hedh poshtë përfshirjen e Ukrainës.

Por sipas "tagesschau" pikërisht lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën që të lihen jashtë vëmendjes rreziqe të tjera. Media gjermane analizon, se ka të dhëna që të lenë të kuptosh, se në rrethin e pushtetit të Putinit të fokusuar tek lufta kundër Ukrainës dhe shtypja e opozitës ka humbur nga fokusi i terrorist islamist. Kështu më 19 mars Putini e hodhi poshtë një paralajmërim të SHBA për rrezikun e sulmit terrorist si ai që ndodhi të premten në Crocus City Hall. Putin akuzoi qeverinë amerikane për "përpjekje për frikësim dhe destabilizim" të popullit rus. Në një kohë që vetëm në fillim të marsit, sipas "tagesschau", forcat speciale të FSB, shërbimit të brendshëm rus vranë gjashtë persona në Republikën e Ingushetisë. Përplasjet në qytetin Karabulak zgjatën disa orë. Autoritetet ruse bënë të ditur, se janë vrarë anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, që kanë qenë pjesëmarrës në disa "krime terroriste", mes tyre edhe një kundër një stacioni policie në mars 2023.

IS publikon foto të personave që kryen sulmin

Shërbimi i brendshëm sekret rus, FSB ka bërë të ditur, se ka pasur 11 arrestime në afërsi të Moskës që kanë lidhje me atentatin. Agjencia e lajmeve Interfax duke iu referuar shërbimit FSB, ka shkruar se katër nga të dyshuarit e arrestuar kishin "kontakte me Ukrainën" dhe kanë qenë në rrugën drejt kufirit ukrainas, kur u kapën mëngjesin e së shtunës. Sipas FSB, sulmi terrorist në Crocus City Hall ishte planifikuar me përpikmëri dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të zbuluar të gjitha detajet e sulmit.

Vetë i ashtuquajturi "Shteti Islamik", IS në kanalin propagandistik, Amak publikoi të shtunën një foto me katër persona, ku fytyrat nuk dalloheshin, duke pretenduar se këta katër persona kishin kryer sulmin. Ata paraqiteshin me automatikë, pistoleta dhe bomba. Luftëtarët i dhanë një "goditje të rëndë" Rusisë, thuhet në kanalin e IS. Sulmi i drejtohej "mijëra të krishterëve në një sallë muzike". IS lufton të krishterët dhe i shikon ata si të pafe./DW

sulm terrorist ne moske rusi isis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj