LIVE UPDATES
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera.

9 Korrik 2025, 08:28 Nga E. D
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
foto ilustruese

AZI- Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol.

Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera.

Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?

Sipas Interpolit  viktimat janë nga 66 vende të ndryshme të të gjitha kontinenteve, duke bërë që fenonemi të shndërrohet në “krizë botërore” dhe duke përfshirë mijëra vetë.

Qendrat e mashtrimit po rriten me shpejtësi edhe në Lindjen e Mesme, Afrikën Perëndimore – rajoni me rritjen më të shpejtë dhe Amerikën Qendrore.

Viktimat shpesh joshen nga oferta të rreme pune dhe mbahen peng përmes mashtrimeve. Shumë prej tyre shantazhohen me borxhe, dhunohen, shfrytëzohen seksualisht dhe në disa raste torturohen ose përdhunohen.

Brenda këtyre qendrave ata detyrohen të ushtrojnë mashtrime online, kryesisht duke shenjestruar njerëzit jashtë vendit, me qëllimin për t’u vjedhur paratë.

Në vitin 2024, një operacion i Interpol zbuloi dhjetëra raste ku viktimat detyroheshin të kryenin mashtrime në internet, përfshirë këtu edhe bastisjen e një “industrie” mashtrimi në Filipine.

Në të njëjtin vit, policia zbërtheu një bazë trafikimi në Namibi, ku 88 të rinj detyroheshin me forcë që të mashtronin të tjerë.

Teknologjitë e reja po “furnizojnë” këtë tendencë të re të botës së krimit. Inteligjenca Artificiale po krijon reklama të rreme punësimi dhe profile “deepfake” për shantazhet me natyrë seksuale.

Cilat janë viktimat?

Interpol thotë se numri i atyre që bien pré e këtij rrjeti është rritur ndjeshëm. Nëse më parë viktimat e trafikimitishin kryesisht njerëz që flisnin gjuhën kineze, dhe origjina e vendeve ishte Kina, Malajzia, Tajlanda apo Singapori, tani të trafikuarit vijnë edhe nga vende si Amerika Latine, Afrika Lindore dhe Europa Perëndimore.

“Lufta ndaj këtij rreziku botëror që po rritet shumë shpejt, kërkon përgjigje të koordinuar ndërkombëtare” – tha shefi në detyrë i shërbimeve policore pranë Interpol, Cyril Gout.

Cilët janë trafikantët?

Sipas raportit, rreth 90% e trafikantëve janë nga Azia, dhe pjesa tjetër nga Amerika Latine dhe Afrika. Rreth 80% e tyre janë meshkujt, 61% prej të cilëve të moshës 20-39 vjeç.

Qendrat e mashtrimit online fillimisht ishin të përqendruara në Kamboxhia, ndërsa më vonë u zbuluan baza trafikimi edhe në Laos dhe Myanmar. Ditët e sotme, aktivitete të paligjshme të ngjashme janë identifikuar edhe në të paktën 4 shtete aziatike. Provat tregojnë se e njëjta skemë po përhapet në rajone të tjera si Afrika Perëndimore, ku krimi kibernetik financiar vepron rëndom.

Në gjetjet e Interpol paralajmërohet se përhapja e rrjeteve të tilla kriminale kërkojnë veprim urgjent dhe të koordinuar, në mënyrë që të ndërpritet itinerari i trafikimit dhe të ndihmohen viktimat.

Një tjetër risi e këtij trafiku, sipas Interpol, është ndërthurja e këtyre bazave me krimet të tjera madhore transnacionale, duke kërkuar kështu edhe një përgjigje të koordinuar në shkallë botërore.

Shtigjet e trafikimit të përdorura për qendrat e mashtrimit përdoren gjithashtu për trafik droge dhe armësh zjarri, duke vënë kështu në rrezik edhe botën e egër, veçanërisht për specie si tigri dhe pangolinët./DW

trafikimi i qenieve njerzore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj