All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Popullsia e Kabulit është rritur prej gati 2 milionë në vitin 2000, në më shumë se 6 milionë banorë më 2025, duke rritur stërngarkuar furnizimet me ujë, të cilat mund të shterojnë brenda pesë vjetësh.

8 Korrik 2025, 19:44 Nga r.ll
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

AFGANISTAN- Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që do të mbetet plotësisht pa ujë, kanë thënë ekspertët, të cilët duke folur për krizën kanë përmendur disa faktorë që kanë përkeqësuar situatën, përfshirë rritjen e shpejtë të popullsisë, ndryshimet klimatike dhe keqmenaxhimin.

Nivelet e ujërave nëntokësore të kryeqytetit afgan kanë rënë gati 30 metra gjatë dekadës së fundit, ndërsa pothuajse gjysma e puseve të qytetit – burimi kryesor i ujit të pijshëm për banorët – tashmë janë të thara, sipas një studimi të kryer së fundmi nga organizata joqeveritare, Mercy Crops.

Kërkesa për ujëra nëntokësore në qytet është në mënyrë disproporcionale e lartë: çdo vit, nxirren 44 milionë metra kub më shumë ujë sesa mund të sigurohet rimbushja. Popullsia e Kabulit është rritur prej gati 2 milionë në vitin 2000, në më shumë se 6 milionë banorë më 2025, duke rritur stërngarkuar furnizimet me ujë, të cilat mund të shterojnë brenda pesë vjetësh.

Edhe sasitë e ujit nëpër thellësi të tokës kanë nisur të thahen për shkak të mbi 100.000 puseve të parregulluara dhe qindra fabrikave dhe serrave, sipas ekspertëve të organizatës Mercy Corps dhe ekspertëve për menaxhim të ujit, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.

“Kabuli i ka më shumë se 400 hektarë me serra që harxhojnë rreth 4 milionë metra kub të ujit brenda vitit”, ka thënë Najibullah Sadid, hulumtues për burime të ujit dhe ndryshime klimatike, me seli në Gjermani.

“Ekzistojnë më shumë se 500 biznese pijesh që operojnë në Kabul. Prej tyre, Alokozay, kompania më e madhe e lëngjeve në qytet, përdor rreth 1 milion metra kub të ujërave nëntokësore çdo vit”.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pa vepruar shpejt, ujërat nëntokësore të Kabulit mund të shterohen plotësisht deri më 2030, çka përbën kërcënim ekzistencial për banorët dhe rrezikon valë të madhe migrimi.

‘Të zgjedhësh në mes të ujit dhe ushqimit’

Shumë zona të Kabulit tashmë janë tharë dhe banorët varen krejtësisht nga sasia e kufizuar e ujit që blejnë nga cisternat. Një person që jeton në zonën relativisht të pasur, Taumani, në veriperëndim të Kabulit, ka thënë se shpenzon një çerek të pagës së tij për blerje të ujit.

“Paga ime mujore është 300 dollarë dhe unë i shpenzoj 70 dollarë në ujë për familjen tonë prej 10 anëtarësh”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë më 26 korrik.

“E përdorim këtë ujë për çaj, gatime, pastrim të rrobave dhe higjienë”.

“Ka shumë familje që nuk e përballojnë blerjen e ujit dhe është sikur të zgjedhësh në mes të ujit dhe ushqimit”, ka thënë ky banor i Taimanit. Ai ka thënë se ata që nuk e përballojnë financiarisht blerjen e ujit, udhëtojnë dhjetëra kilometra për ta siguruar atë prej zonave tjera. Shumë blloqe apartamentesh në Kabul kanë ujë vetëm një apo dy herë në javë.

Ndotja e ujit është një tjetër sfidë që ka prekur Afganistanin, ku 80 për qind e popullsisë nuk ka qasje në ujë të sigurt për pirje, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Një sasi e madhe e ujërave nëntokësore në Kabul është e kontaminuar me ujëra të zeza, toksina dhe nivele të larta të arsenikut.

Zgjidhjet potenciale

Sipas Bankës Botërore, Qeveria e mëparshme e Afganistanit, e përkrahur nga Perëndimi – e cila është rrëzuar më 2021 – i ka pranuar më shumë se 4 miliardë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë për të reformuar sektorin e ujit, mirëpo ai vazhdon të jetë i pazhvilluar si në kryeqytet, ashtu edhe në pjesën tjetër të vendit.

Zyrtarët e Qeverisë aktuale në Kabul – që drejtohet nga talibanët – nuk i janë përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment. Megjithatë, shumë ekspertë lokalë besojnë se kryeqyteti afgan ka ende mundësi që të zgjidhë krizën me ujë relativisht shpejt, nëse merren hapa vendimtarë.

“Ky problem nuk është i ri. Për më shumë se një dekadë janë prezantuar ide para autoriteteve afgane se si mund të zgjidhet ky problem, por ai nuk ka qenë asnjëherë prioritet”, ka thënë Sadid për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e ideve ka qenë edhe ndërtimi i digës Shahtoot dhe një rezervuari, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Kabulit. Nëse do të përfundohej, sistemi do të mund t’i furnizonte më shumë se 2 milionë banorë të qytetit me ujë dhe do t’i shmangte problemet anësore.

Një tjetër projekt parasheh ndërtimin e një tubacioni prej 200 kilometrash për të devijuar më shumë se 100 milionë metra kub të ujit brenda vitit nga lumi Panjshir, që kalon nëpër kryeqytet. Qeveria paraprake i ka kryer edhe studimet e fizibilitetit për të dyja këto projekte.

Në prill, Ministria e talibanëve për Energji dhe Ujë, ka thënë se është në pritje të miratimit të buxhetit për të nisur punën për ndërtimin e tubacionit në lumin Panjshir. Ka raportime se autoritetet janë në kërkim të investitorëve për këtë iniciativë që besohet se kushton 170 milionë dollarë. Ndërkohë, projekti Shahtoot pritet të përfundohet më 2027, nëse Afganistani arrin t’i sigurojë fondet.

Vlerësohet se i gjithë projekti do të kushtojë rreth 236 milionë dollarë për të kompletuar digën dhe rezervuarin. Abdul Baset Rahmani, ekspert për burime të ujit dhe ndryshime klimatike, me seli në Kabul, ka thënë se mungesa e ujit në kryeqytetin afgan “mund të zgjidhet brenda një viti e gjysmë, nëse ka vullnet politik”.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar për nevoja urgjente në periudhë afatshkurtër, duke u bërë thirrje agjencive ndërkombëtare të ndihmës “të ofrojnë ndihmë urgjente për personat e varfër në Kabul, të cilët nuk mund ta përballojnë blerjen e ujit të pijshëm”.

“Një mbështetje e tillë do t’i lehtësonte shumë njerëz nga vështirësitë e mëdha financiare dhe mendore, do t’i parandalonte sëmundjet dhe do të ndihmonte në kthimin e shumë njerëzve në shkollë”, ka thënë ai.

“Janë shumë fëmijë që nuk mund të kenë qasje në edukim sepse duhet të ecin me kilometra për t’iu ndihmuar familjeve për t’u furnizuar në zonat ku ka ujë të pijshëm falas”.

Grupet e ndihmës, sikurse Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), kanë realizuar disa projekte në Afganistan në vjetët e fundit për t’iu ndihmuar mijëra personave që të kenë qasje në ujë të pijshëm.

Sipas Kryqit të Kuq, në projektet e tyre më 2024 përfshihet riparimi i “1.315 pompave të dorës dhe instalimi i 1.888 filterëve të rërës për t’i larguar ndotësit nga uji”, në disa provinca afgane.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, përveç nëse Qeveria ndërmerr hapa urgjentë, apo përfundohen projekte të mëdha infrastrukturore, kriza e Kabulit me ujë pritet të vazhdojë dhe mund t’i detyrojë rreth tre milionë banorë – apo gjysmën e popullsisë së Kabulit – që të largohen nga qyteti./REL

kabul afganistan

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion