LIVE UPDATES
Bota

Mbi 100 mijë njerëz të larguar nga shtëpitë e tyre, zjarret në Los Anxhelos sjell shkatërrime me përmasa historike

Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Kaliforninë që autorizon fonde dhe burime të tjera për katastrofën

9 Janar 2025, 18:42 Nga r.ll
Mbi 100 mijë njerëz të larguar nga shtëpitë e tyre,
zjarret ne LA

LOS ANXHELOS- Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit. Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarri në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’ vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.

Autoritetet vazhduan përpjekjet për të shuar zjarret masive në orët e para të së enjtes në zonën e Los Anxhelosit që shkatërruan komunitete të tëra.

Mbi 100 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarret që filluan të martën kanë shkaktuar tashmë disa vdekje dhe kanë shkatërruar rreth 2 mijë struktura. Pamjet dramatike kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Kalimtarë të rastit u munduan ta shpëtojnë një shtëpi e cila rrezikonte të digjej nga flakët që kishte përfshirë një palmë aty pranë. Kalimtarët komunikuan me banorët e evakuuar të shtëpisë për t’i lejuar të hipin në çati të hedhin ujë mbi pemën që të mos lejonin përhapjen e zjarrit në tërë lagjen. Shumë situata të ngjashme janë publikuar gjithandej në rrjete sociale.

Banorët në qendër të Los Anxhelosit dolën në bulevardin e njohur të Hollivudit ku gjenden disa prej pikave më të njohura të industrisë së filmit për të parë zjarrin që i afrohej qytetit.

“Unë jam shumë e frikësuar sepse kishim një inspektim sot dhe na thanë që zjarret nuk do të kenë mundësi të kalojnë mbi kodra. Kur dolëm këtu në bulevard, fillova të qaja. Është vërtet e frikshme. E di që është më e frikshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre, por është vërtet e frikshme të mendosh se zjarri është kaq afër nesh”, thotë Allison Martin, banore e qytetit.

Imazhet nga hapësira tregojnë shpërndarjen e zjarrit duke kapluar qytetin dhe zonat përreth ndërsa pamjet që tregojnë situatën para dhe pas zjarreve tregojnë nivelin e shkatërrimeve masive.

Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Kaliforninë që autorizon fonde dhe burime të tjera për katastrofën. Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Presidenti Biden anuloi një vizitë të planifikuar më parë për në Itali për shkak të situatës në Los Anxhelos.

“E di se bota po shikon imazhet e shkatërrimit të qytetit tonë. Unë pashë fushat e betejës me zjarrin dhe ato janë tronditëse”, tha në orët e vona të së mërkurës kryetarja e bashkisë së qytetit Karen Bass.

Deri të enjten në mëngjes, katër zjarre ishin ende aktive në Los Anxhelos, përfshirë edhe kodrat në pjesën perëndimore ku gjenden shumica e rezidencave të yjeve të njohura të Hollivudit.

Në mesin e atyre shtëpitë e të cilëve u janë djegur në tërësi janë edhe aktorët Billy Crystal dhe Mandy Moore. Zyrtarët e qytetit treguan se situata po ndryshon nga çasti në çast.

“Momentalisht zjarri ka kapluar një hapësirë mbi 6300 hektarësh. Dua ta bëj të qartë se ky incident është shumë dinamik dhe situata po ndryshon nga çasti në çast”, tha Kristin Crowley, shefja e departamentit të zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore.

Shirat që zakonisht përfundojnë sezonin e zjarreve po vonohen, që do të thotë se zjarret mund të vazhdojnë të digjen edhe gjatë muajve të dimrit.

Ndërsa autoritetet po përballen me zjarret masive, republikanët dhe demokratët kanë këmbyer akuza për situatën. Republikanët, përfshirë Presidentin e zgjedhur Donald Trump kanë akuzuar udhëheqjen demokrate të Kalifornisë dhe Los Anxhelosit për keqmenaxhim të situatës, ndërsa demokratët kanë akuzuar rivalët e tyre se po shfrytëzojnë tragjedinë për qëllime politike./VOA

zjarret ne los anxhelos

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj