21 Qershor 2025, 18:43
Nga r.ll
foto ilustruese
IRAN- Organizata mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara thotë se një punishte centrifugash në kompleksin e kërkimit bërthamor të Iranit në Isfahan u dëmtua nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka rrezik për rrjedhje të materialeve të rrezikshme.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), punishtja prodhonte makineri të përdorura për pasurimin e uraniumit. Drejtori i përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi se objektivi i sulmit ishte një punëtori centrifugash, ku prodhoheshin makinat që përdoren për pasurimin e uraniumit.
“Ne e njohim mirë këtë objekt. Aty nuk kishte material bërthamor, ndaj sulmi nuk ka pasoja radiologjike,” deklaroi Grossi.
Ky ishte sulmi i dytë në Isfahan, ndërsa konflikti midis kombeve të Lindjes së Mesme hyri në javën e dytë, duke vrarë të paktën 430 persona dhe duke plagosur gati 3,500 të tjerë në Iran, sipas ministrisë së shëndetësisë të Iranit. Autoritetet vendase thanë se nuk u raportuan viktima në sulmin në Isfahan.
Ushtria izraelite publikoi video dhe foto që sipas saj tregojnë një sulm ndaj centralit bërthamor të Isfahanit.
“Kështu duket impianti bërthamor në Isfahan, i cili përdoret për të konvertuar uraniumin, i cili është faza që pason fazën e pasurimit në rrugën drejt prodhimit të armëve bërthamore”, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në një postim.
"Forcat ajrore goditën objektin qendror së bashku me ndërtesat që përdoren për të prodhuar centrifuga. Ne vazhdojmë të godasim projektin bërthamor iranian."
Armiqësitë mes Iranit dhe Izraelit shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse. Izraeli pretendon se e sulmoi Iranin për ta penguar atë të zhvillonte një bombë bërthamore, megjithëse negociatorët iranianë ishin të angazhuar në bisedime me SHBA-në për të frenuar programin e pasurimit të uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe inteligjenca amerikane kanë thënë se nuk kishte shenja se Irani po ndërtonte një armë bërthamore, pavarësisht se Teherani e kishte pasuruar uraniumin përtej pragut të nevojshëm për qëllime civile.
konflikti iran-izrael
Bota
21 Qershor 2025, 18:35
r.ll
gideon saar
IZRAEL- Irani u përpoq të sulmonte izraelitët në Qipro, por autoritetet e Republikës së Qipros e parandaluan sulm...
Bota
21 Qershor 2025, 17:52
r.ll
pamje nga nxjerrja e anijes
SIÇILI- Superjahti Bayesian është nxjerrë nga shtrati i detit gati një vit pasi u fundos në bri...
Bota
21 Qershor 2025, 17:15
r.ll
foto ilustruese
BJELLORUSI- Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të...
Bota
21 Qershor 2025, 16:22
r.ll
foshnje e porsalindur
BRITANI- Çdo foshnje në Mbretërinë e Bashkuar do t'i nënshtrohet testimit të ADN-së sipas nj&eu...
Bota
21 Qershor 2025, 16:14
r.ll
IRAN- Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër v...
Bota
21 Qershor 2025, 16:01
r.ll
foto e balones
BRAZIL- Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një balonë me ajër të nxehtë u rrëzua n&eu...
Bota
21 Qershor 2025, 15:51
r.ll
ayatollah ali khamenei
IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidat&...
Bota
21 Qershor 2025, 15:19
r.ll
foto ilustruese
IRAN- Izraeli pretendoi se kishte vrarë dy komandantë në Forcën elitare Quds të Iranit të Korpusit të Ga...
Bota
21 Qershor 2025, 15:04
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Përdoruesve të internetit u është thënë të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre dhe të...
Bota
21 Qershor 2025, 15:00
r.ll
foto ilustruese
PANAMA- Panamaja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonin e saj kryesor prodhues të bananeve, pasi dyqanet u p...