Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në Facebook ministri shkruan se mbrëmjen e djeshme në veri janë dhunuar dy të rinj shqiptarë, dhe se ky akt është i papranueshëm.
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim për ngjarjet e fundit në Veri shprehet se janë të vendosur për të luftuar të gjitha bandat që kanë synim terrorin ndaj qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook ministri shkruan se mbrëmjen e djeshme në veri janë dhunuar dy të rinj shqiptarë, dhe se ky akt është i papranueshëm.
“Bandat kriminale në veri të vendit tonë ndër vite kanë ushtruar terror mbi qytetarët tanë përmes akteve të tyre të ndryshme kriminale. Qytetarët tanë, veçanërisht ata shqiptarë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ata që kanë qëndruar janë rrahur, maltretuar e terrorizuar në vazhdimësi nga këto grupe kriminale. Shumë prej tyre janë larguar nga aty pikërisht për shkak të këtij terrori të ushtruar sistematikisht nga struktura kriminale me urdhër nga Beogradi. Akte të njejta kanë ndodhur edhe ndaj qytetarëve të etnisë serbe të cilët kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me institucionet tona. Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkruan ministri.
Gjithashtu, ministri ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar edhe një serb, i dyshuar për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it.
“Në anën tjetër, Policia e Kosovës sot ka arrestuar Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë. Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”, është shprehur ai.
Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur të enjten në veri të Mitrovicë. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani. Ai ka thënë se ata kanë marrë lëndime trupore dhe ndodhen në spital për trajtim mjekësor.
Aleksandër Vuçiç, Joseph Borrel dhe Albin Kurti Konflikti vazhdon të ziejë, frontet mbeten të ndara, kjo u duk në ta...
Takimi në Bruksel KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaron se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruks...
Protestuesit në Graçanicë KOSOVË- Qytetarët serbë kanë protestuar sërish në Graçanicë pak dit&e...
Josep Borrell KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell ditë...
Foto ilustruese KOSOVË- Detaje nga arrestimi i serbit me iniciale N.O., i dyshuari kryesor për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it m...
Foto ilustruese Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar serb nga Mitrovica e Veriut për pë...
Turisti i 'Titan' SHBA- Në ditët para se nëndetësja Titaniku të zhdukej në Oqeanin Atlantik, pasagjeri më i ri, nj...
Foto ilustruese Evropa është vendosur të regjistrojë më shumë raste të dengës në vitin 2022 sesa numri i p&eum...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij mund të jetë një ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës p...
Josep Borrell BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, ndërkaq në agjendë do...