6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ajo mirëpriti ministrat e Jashtëm nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper ka konfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet në Ballkanin Perëndimor gjatë samitit të nivelit të lartë në Irlandën e Veriut. Ajo mirëpriti ministrat e Jashtëm nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Në takimet më 8 dhe 9 shtator në kuadër të Procesit të Berlinit, Kosova është përfaqësuar nga ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla. Ndërkaq, Serbia u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq. Në takimin në Kështjellën Hillsborou morën pjesë edhe aleatët evropianë, sikurse Franca, Austria, Greqia dhe Italia.
Në fillim të takimit më 9 shtator, Cooper dhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, mirëpritën përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Brenda Kështjellës, Cooper tha se ky vend është simbol i paqes, përparimit dhe pajtimit pas procesit historik të paqes me Irlandën e Veriut në fund të viteve ’90. Ajo u tha të pranishmëve se Mbretëria e Bashkuar ka një angazhim të kamotshëm dhe të qëndrueshëm për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien në Ballkanin Perëndimor.
“Ne e dimë se siguria në Ballkanin Perëndimor ndikon në sigurinë e gjithë Evropës dhe në sigurinë tonë këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe është një nder i madh të udhëheqësh këtë vit takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit dhe të jesh në gjendje ta presim këtë këtu në Irlandën e Veriut, në një vend kaq historik”, tha ajo.
Cooper iu referua diskutimeve kuptimplota të natës së kaluar mbi përvojat e Irlandës së Veriut, pothuaj tre dekada pas Marrëveshjes së Belfastit. Ajo po ashtu tha se kanë kaluar 30 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit në 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje, dhe tubimi në Kështjellën Hillsborou, sipas saj, është një simbol i paqes, përparimit dhe pajtimit.
Para samitit, Mbretëria e Bashkuar premtoi financim për forcimin e sigurisë së kufijve dhe trajnime për zbatimin e ligjit në Kosovë, si dhe mbështetje për përforcimin e mbrojtjes kibernetike kundër kërcënimeve të ndikimit nga Rusia në rajon. Cooper gjithashtu njoftoi për investime për projekte që synojnë të luftojnë trafikimin e njerëzve në Ballkanin Perëndimor dhe rajone të tjera kyç.
Ballkani Perëndimor është rrugë kyç përmes së cilës migrantët udhëtojnë për në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm vitin e kaluar, janë regjistruar pothuajse 22.000 kalime të paligjshme në kontinent, sipas shifrave të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndryshe, Bashkësia ndërkombëtare, prej vitesh, bën përpjekje të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë kaluar nëpër luftëra të përgjakshme në vitet ’90, dhe t’i përafrojë ato me Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim ka iniciuar edhe Procesin e Berlinit në vitin 2014, i cili përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo vit, përfaqësuesit e tyre mblidhen në samite, së bashku me ata të vendeve partnere, dhe bëjnë marrëveshje e deklarata.
Foto ilustruese BELGJIKË- Tre të rinj u arrestuan në Antverp të hënën me akuzën e planifikimit të një “s...
Foto ilustruese ITALI- Një grua 25-vjeçare u arrestua në zonën më të gjerë të Reggio Calabria-s, me akuz&eum...
Foto nga vendngjarja AZERBJAXHAN- Në një zhvillim të paprecedentë, Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar publikisht se mbrojtja...
Vladimir Putin dhe Donald Trump RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë mendimin e tij mbi një marrëveshje të ...
Foto ilustruese KINA- Miliona kinezë u përballën me radhë të mëdha në rrugë të hënën, m&eu...
Donald Trump SHBA- Presidenti Trump tha të mërkurën se pret që Hamasi të lirojë të gjithë pengjet e mbetura iz...
Foto ilustruse PALESTINË – Palestinezët po shohin si udhëheqës dhe shpëtimtar të tyre Marwan Barghouti. Barghouti ka qe...
Ursula von der Leyen STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka mbijetuar me lehtësi dy mocioneve të votëbesim...
SUEDI- Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2025 i është dhënë autorit hungarez László Krasznahorkai. Duk...
Gustavo Petro KOLUMBI - Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për sulmet në Karaibe. Ai deklaroi se SHB...