Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai është një udhëheqës palestinez, i cili ndonëse në burg ende ruan një rol me pushtet jashtë saj.
PALESTINË – Palestinezët po shohin si udhëheqës dhe shpëtimtar të tyre Marwan Barghouti. Barghouti ka qenë figura më e njohur dhe më e diskutuar në burgjet izraelite. Ai është një udhëheqës palestinez, i cili ndonëse në burg ende ruan një rol me pushtet jashtë saj.
Për shumë persona dhe analiste ndërkombëtar ai shihet si një udhëheqës i mundshëm për Palestinën. Gjatë negociatave të fundit në Egjipt , Hamasi ka kërkuar gjatë negociatave të fundit ne Egjipt që emri i tij të përfshihrt në listën e kandidatëve të mundshëm për të udhëhequr Gazën pas luftës
Por kush është në të vërtetë Marwan Barghouti
Barghouti është udhëheqësi më i lartë i Palestinës në burg. Ai lindi më 6 qershor 1959, në fshatin Kibar të Ramallahut në fisin Barghouti. Barghouti iu bashkua Fatah, e cila ishte një organizate që kërkonte clirimin e palistinexëve në vitin 1974. ai u arrestua për herë të parë në moshën 15 vjeç, pasi mori pjesë në protestat ekundër pushtimit izraelit. Ai u dërgua në burg për herë të parë në vitin 1978 për shkak se ishte anëtar i Fatahut.
Gjatë kohës kur ishte në burg ai filloj ti kushtonte rëndësi dijes. Barghouti mësoj disa gjuhë të huaja dhe filloj universitetin ku dhe përfundoj sudimet ndërkohë që ishte në buurg. Ai keu studimet për Histori dhe Shkenca. Pikërisht këtu njohu edhe gruan e tij Fadwa Ibrahim, e cila ishte një avokate.
Në vitin 2002, pas një sulmi në Tel Aviv ku mbetën të vrarë tre persona, ai u akuzua për përfshirje dhe u bë një nga objektivat kryesorë të ushtrisë izraelite. U arrestua gjatë operacionit “Mburoja Mbrojtëse” në Ramallah dhe në vitin 2004 u dënua me pesë burgime të përjetshme plus 40 vjet
Më 14 dhjetor 2005, Barghouti njoftoi se kishte formuar një parti të re politike, al-Mustaqbal. Më 11 maj 2006, udhëheqësit palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite publikuan Dokumentin Kombëtar të Pajtimit të të Burgosurve. Barghouti, megjithëse nuk u përfaqësua zyrtarisht në negociatat e një qeverie të unitetit palestinez në shkurt 2007, luajti një rol të madh në ndërmjetësimin midis Hamasit dhe Fatahut dhe në formulimin e kompromisit të arritur më 8 shkurt 2007.
Nofka “Mandela palestinez” lidhet me afësit e tij dhe ndikim opolitik që ka pasur tejkkj shteti palestinez. Hamase e shikon figurën e tij si dikë që mund të udhëheq popullin dhe si dikë që mund të pranohet nga ndërkombëtarët. Hamasi refuzoi që në negociatat e vitit 2024, të vendoste një armëpushim nuk përfshinte lirimin e Barghoutit. Autoritetet izraelite druajnë se lirimi i tij do të forconte politikisht Fatahun dhe Hamasin njëkohësisht, duke e bërë të pamundur kontrollin mbi zhvillimet e ardhshme në territoret palestineze.
Mediat e huaja shkruajnë se Ish-lideri i Bregut Perëndimor i partisë Fatah është padyshim figura politike më e popullarizuar në territoret e pushtuara palestineze, edhe pse një brez i tërë palestinezësh lindi, pasi ai u burgos më shumë se dy dekada më parë. Disa e kanë përshkruar atë si Nelson Mandela palestinez, një udhëheqës i burgosur prej kohësh që ata besojnë se mund t'i çojë ata drejt lirisë.
Për Izraelin, ai është një nga terroristët më të profilit të lartë. 66-vjeçari u burgos në vitin 2002 për planifikimin e sulmeve që vranë pesë civilë gjatë Intifadës së Dytë Palestineze, ose kryengritjes. Ai i mohoi akuzat në atë kohë dhe hodhi poshtë juridiksionin dhe legjitimitetin e gjykatës që e dënoi.
Hamasi tani po kërkon lirimin e Barghoutit si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi në Gaza - një veprim që mund të riformësojë peizazhin politik palestinez./Dosja.al
Ursula von der Leyen STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka mbijetuar me lehtësi dy mocioneve të votëbesim...
SUEDI- Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2025 i është dhënë autorit hungarez László Krasznahorkai. Duk...
Gustavo Petro KOLUMBI - Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për sulmet në Karaibe. Ai deklaroi se SHB...
Foto ilustruse PALESTINË - Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, kanë kërkuar që ti jepet Çmimin N...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar armëpushuiimin në Gaza. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Hama...
Foto ilustruese GJERMANI- Bundestagu votoi të mërkurën për të shfuqizuar një ligj të përshpejtuar për shtet&eu...
foto ilustruese SHBA- Një furnizim me raketa amerikane Tomahawk për Ukrainën mund të ndihmojë në 'shtypjen e Rusisë'. Kj...
Wolfgang Porsche AUSTRI- Në Salzburg, Wolfgang Porsche, manjati i industrisë së famshme të automobilave, po shkakt...
Foto ilustruese FRANCË- Sebastien Lecorni tha se Presidenti francez Emmanuel Macron ka aftësinë të emërojë një...
foto ilustruese GAZA- Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen ...