LIVE UPDATES
Bota

Mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-presidentit Trump

Gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e përshkroi Karen McDougal si "një vajzë të bukur", dëshmoi zoti Pecker të enjten. Ai tha se kjo e bëri atë të besonte se zoti Trump “e dinte se kush ishte ajo” edhe pse ai e ka mohuar të ketë patur marrëdhënie intime me të.

26 Prill 2024, 07:14 Nga E. D
Mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj
Donald Trump

SHBA- David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten në gjyqin penal ndaj ish Presidentit Donald Trump në New York, se kandidati i atëhershëm për president i kishte lënë përshtypjen se e njihte një modele të revistës Playboy që po përpiqej të shiste të drejtën e historisë së saj lidhur me pretendimet për një lidhje intime me zotin Trump.

Gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e përshkroi Karen McDougal si "një vajzë të bukur", dëshmoi zoti Pecker të enjten. Ai tha se kjo e bëri atë të besonte se zoti Trump “e dinte se kush ishte ajo” edhe pse ai e ka mohuar të ketë patur marrëdhënie intime me të.

Përfundimisht, tha zoti Pecker, me nxitjen e avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, tabloidi i tij e pagoi zonjën McDougal 150,000 dollarë për të blerë të drejtat e historisë së saj.

Zoti Pecker e quajti pagesën për aktoren McDougal "një blerje shumë, shumë e madhe", por tha se ai nuk kishte ndërmend ta publikonte pretendimin e saj për një lidhje me zotin Trump, një praktikë që tabloidi e cilësonte si ‘kapje dhe asgjësim’.

Praktika ka të bëjë me blerjen ekskluzive të informacioneve negative për individët e famshëm dhe më pas refuzimin e publikimit të lajmeve të turpshme nga jeta e tyre.

Një mik i vjetër i zotit Trump, zoti Pecker i tha jurisë prej 12 anëtarësh se “nuk donte që historia (pretendimi i zonjës McDougal) ta turpëronte ose dëmtonte kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Më herët gjatë javës, zoti Pecker dëshmoi se ai kishte rënë dakord në një takim të vitit 2015 për ta ndihmuar fushatën e tij presidenciale duke publikuar histori të favorshme për zotin Trump dhe duke mbajtur një sy hapur për gratë që përpiqen të shesin histori për takimet e tyre me zotin Trump apo histori të tjera negative. Prokurorët e kanë quajtur “sesion konspiracioni” takimin në fjalë në kullën Trump.

Prokuroria argumenton se marrëveshja mes zotërinjve Pecker, Trump dhe Cohen ishte pjesë e një komploti për të bllokuar votuesit që të mësonin të dhëna të turpshme mbi zotin Trump.

Blerja e informacioneve denigruese dhe mospublikimi i tyre nuk është një praktikë normale në gazetarinë amerikane. Zoti Pecker tha se avokati Cohen i kishte thënë se zoti Trump do ta rimbursonte atë për 150,000 dollarët e paguara zonjës McDougal, gjë që ai nuk e bëri kurrë.

Më herët gjatë javës, zoti Pecker tha se edhe përpara bisedës në lidhje me blerjen e të drejtave të historisë nga zonja McDougal, ai i kishte paguar 30,000 dollarë një punonjësi në kullën Trump në Nju Jork për të asgjësuar një lajm të rremë se zoti Trump kishte një fëmijë jashtë martese.

Ky është gjyqi i parë penal ndaj të një ish-presidenti amerikan. Zoti Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë tjetër, 130,000 dollarë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, lidhur me zërat për një lidhje jashtëmartesore me të.

Sipas aktakuzës, synimi ishte blerja e heshtjes në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Ajo pretendon për një natë intime me zotin Trump një dekadë më parë. Ish Presidenti Trump e ka hedhur poshtë pretendimin e saj si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj