Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rreth 22 ditë pas tragjedisë së trenave në Larisa, ku humbën jetën 57 persona mes të cilëve 6 shqiptarë, linjat e periferisë në Greqi janë rikthyer në punë, por këtë herë me masa sigurie të shtuara.
GREQI- Rreth 22 ditë pas tragjedisë së trenave në Larisa, ku humbën jetën 57 persona mes të cilëve 6 shqiptarë, linjat e periferisë në Greqi janë rikthyer në punë, por këtë herë me masa sigurie të shtuara. Rruga e parë testuese nisi në orën 4.45 të mëngjesit nga Stacioni i Larisës për në stacionin Oinoi, ndërsa pasagjerët zgjodhën trenin e Suburbanit për udhëtimet e tyre. Ata u pozicionuan në karrocat e pasme, shkruan Protothema.gr
Sot është faza e parë e rifillimit të hekurudhës dhe për këtë arsye janë vënë në qarkullim linjat Pire-Athinë-Aeroport, Ano Liosia-Aeroport , Ano Liosia-Kanza , Athinë-Oinoi-Halkida dhe Linjat Suburbane të Patrës. Rihapja e trafikut të trenave do të bëhet në pesë faza dhe çdo pesë ditë do të hapet një linjë nën masa të shtuara sigurie.
Që nga mëngjesi, trenat periferikë do të nisin qarkullimin me shpejtësi të reduktuar e cila nuk do të kalojë 80 kilometra në orë, ndërsa në kabinën e trenit ndodhen dy makinistë dhe dy mbikëqyrës trafiku. Njëkohësisht në stacionet ku deri më tani ka qenë në detyrë një stacionar janë vendosur edhe dy të tjerë.
Siç është bërë e ditur nga ana e organeve kompetente, deri në përfundimin e sistemit të telekomandimit, përveç faktit që do të ketë linja të reduktuara, në çdo tunel do të lëvizë një tren në të njëjtën kohë. Linjat e autobusëve, të cilat Hellenic Train ka marrë me qira për t'i shërbyer publikut të pasagjerëve, tashmë janë duke funksionuar. Tre linja autobusësh nisen nga stacioni i Larisës në orë. Një për Selanik, një për Kiato dhe një për Halkidën. Biletat lëshohen ose në internet ose në zyrën e biletave të stacionit të Larisës.
Tragjedia e 28 shkurtit
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.
Takimi në Ohër KOSOVË- Shefi i politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-...
Mjekët gjermanë GJERMANI- Mjekët që punojnë në spitalet komunale anembanë Gjermanisë kanw bojkotuar vendet e ...
Sulmi SHBA- Një dokumentar i ri ka ngritur pyetje mistike për 'avionin e pestë' të 11 shtatorit. Piloti dhe tre anëtarët...
Izrael IZRAEL- Aeroporti ndërkombëtar i qytetit verior të Sirisë, Aleppo është sulmuar nga Izraeli, duke shkaktuar dëme&...
Emigrantë ALGJERI- Të paktën 9 emigrantë të parregullt vdiqën dhe 9 të tjerë u zhdukën të hënë...
Ursula von der Leyen SHBA- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar përmes një letre që u është dërgu...
Sri Lanka SRI LANKA- Pas sigurimit të një ndihme prej 3 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), qeveria e Sr...
Hetimet për Donald Trump SHBA- Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj zotit Trump për pages...
Foto ilustruese JAPONI- Kryeministrti Fumio Kishida ka deklaruar se Japonia do të sigurojë 30 milionë dollarë për të ndi...
John Kirby SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bar...