LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi/ Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Trump!?

Sondazhi dyditor, që u mbyll të martën, gjeti se 54% e të anketuarve, mes tyre 80% republikanë dhe 32% demokratë, thanë se politika ishte nxitësi i çështjes penale nga një juri e madhe në Manhatan.

22 Mars 2023, 08:55 Nga a.l
Sondazhi/ Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj
Hetimet për Donald Trump

SHBA- Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj zotit Trump për pagesën e aktores së filmave pornografikë në këmbim të heshtjes është i motivuar politkisht, por një shumicë e madhe i konsideron akuzat të besueshme, sipas një ankete të opinionit publik nga Reuters/Ipsos.

Sondazhi dyditor, që u mbyll të martën, gjeti se 54% e të anketuarve, mes tyre 80% republikanë dhe 32% demokratë, thanë se politika ishte nxitësi i çështjes penale nga një juri e madhe në Manhatan. 70% e të anketuarve dhe gjysma e republikanëve thanë se ishte e besueshme që zoti Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 e pagoi aktoren e filmave pornonografikë Stormy Daniels për heshtjen e saj në lidhje me një madhënie të dyshuar intime.

Rreth 62% e të anketuarve, përfshirë një të tretën e republikanëve, thanë se ishte gjithashtu e besueshme që zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit. Gjetjet vënë në pah natyrën e paprecedentë të hetimeve kriminale ndaj zotit Trump ndërsa ai kërkon të sigurojë mbështetjen e republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Asnjë president amerikan nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale në gjykatë.

Zoti Trump, i cili po përballet me një konkurrencë që mund të jetë e ashpër në përpjekjen e tretë për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë lidhje jashtëmartesore me aktoren Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.

Ish-Presidenti Trump tha të shtunën se priste të arrestohej të martën ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dhurojnë para për fushatën e tij presidenciale. Një juri e madhe në Manhatan po shqyrton mundësinë e ngritjes së padisë. Zyrtarë dhe analistë të Partisë Republikane kanë thënë se ndjekja penale e zotit Trump vetëm sa do të përforconte vendosmërinë e mbështetësve të tij më besnikë.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një rival i mundshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane, e ka kritikuar atë që ai e quajti, politizim të zyrës së prokurorit të qarkut të Manhattanit. Zoti DeSanis gjithashtu e ka kritikuar në mënyrë anësore zotin Trump. Republikani Trump u përgjigj në mënyrë agresive përmes një postimi me kuptime të ndryshme në platformën e tij “Truth Social”.

Rreth nëntë në 10 të anketuar thanë se kishin dëgjuar për çështjen e prokurorit të Manhatanit kundër zotit Trump, një prej disa hetimeve ndaj tij. Një prokuror qarku në Xhorxhia po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Zoti Trump pretendon në mënyrë të rreme se humbja e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden ishte për shkak të mashtrimeve. Në regjistrimet telefonike ai dëgjohet tek u kërkon zyrtarëve të zgjedhjeve në Xhorxhia që të gjenin votat e duhura që ai të fitonte. Ai përballet gjithashtu me hetimet e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Rreth 54% e të anketuarve, mes tyre 85% demokratë dhe 21% republikanë, thanë se janë të besueshme akuzat se zoti Trump kërkoi të bënte mashtrime zgjedhore. Sondazhi nga Reuters/Ipsos anketoi 1003 të rritur në mbarë vendin, mes tyre 415 demokratë dhe 383 republikanë./VOA/

donald trump

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë