LIVE UPDATES
Bota

ME VIDEO- Qeveria e El Salvador nuk ka mëshirë; shkatërrojnë gurët e varreve të anëtarëve të bandës

Eshtrat e të vdekurve u lanë aty ku ishin groposur, ndërsa Qeveria ende nuk ka specifikuar saktësisht se sa gurë varri të anëtarëve të bandës janë shkatërruar.

4 Nëntor 2022, 08:49 Nga k.m.
ME VIDEO- Qeveria e El Salvador nuk ka mëshirë; shkatërrojnë
Foto nga aksioni

SAN SALVADOR- Qeveria e El Salvadorit po shkatërron gurët e varreve të anëtarëve të bandave, të tilla si MS-13, për të parandaluar shndërrimin e tyre në vende kulti. Po ashtu, kërkon edhe që të përcjellë një mesazh,

"Në këtë vend, nuk ka më vend për bandat,"-kështu u shpreh  zëvendësministri i Drejtësisë Osiris Luna, duke shpjeguar se shkatërrimi i gurëve të varreve ka për qëllim të parandalojë anëtarët e bandave të "nderojnë" bashkëpunëtorët e tyre të vdekur. Gurët e varreve u vandalizuan të martën dhe të mërkurën, në mes të festës së Ditës së Gjithë Shenjtorëve, në një varrezë komunale në qytetin Santa Tecla, dhjetë kilometra në perëndim të kryeqytetit San Salvador.

Eshtrat e të vdekurve u lanë aty ku ishin groposur, ndërsa Qeveria ende nuk ka specifikuar saktësisht se sa gurë varri të anëtarëve të bandës janë shkatërruar. Zëvendësministri i drejtësisë ngarkoi pamjet që tregojnë disa gurë varri që lexojnë MS-13, akronimi i bandës "Mara Salvatrucha", ndër më të dhunshmit dhe më të pamëshirshmit në El Salvador.

Luna u kërkoi qytetarëve të tregojnë vendndodhjen e gurëve të varreve të anëtarëve të bandave që nuk janë gjetur ende, në mënyrë që t'i shkatërrojnë dhe ato. Më shumë se 55,000 të dyshuar "mareros", anëtarë të bandave janë arrestuar në vendin e Amerikës Qendrore që kur Presidenti Naguib Bukele u shpalli "luftë" në fund të marsit.

Pas një serie prej 87 vrasjesh që i atribuohen bandave, kreu 40-vjeçar i shtetit i kërkoi Kongresit, i cili kontrollohet nga partia e tij "Ide të Reja", të miratojë vendosjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme, duke pezulluar të drejtat kushtetuese. Operacioni në shkallë të gjerë i ka dhënë presidentit popullaritet rekord në shtetin prej 6.5 milionë banorësh, pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilat kanë theksuar pezullimin e pothuajse të gjitha garancive ligjore dhe burgosjen e shumë të pafajshmëve.

Që kur Bukele mori detyrën në qershor 2019, shkalla e vrasjeve në El Salvador është më shumë se përgjysmuar. Vitin e kaluar, media vendase dhe ndërkombëtare publikuan raporte se ulja ishte pjesërisht për shkak të negociatave sekrete të qeverisë me drejtuesit e burgosur të bandave, të cilat mohohen kategorikisht nga shteti.

Bandat, veçanërisht MS-13, u krijuan në SHBA pas valës së emigracionit në Amerikën e Veriut për shkak të luftës civile në El Salvador (1979-1992). Më pas, dëbimet masive të kriminelëve nga autoritetet amerikane në këtë vend dhe në shtetet e tjera të Amerikës Qendrore shkaktuan metastazën e veprimit të tyre.

Autoritetet në San Salvador vlerësojnë se MS-13, banda rivale "Barrio 18" dhe organizata të tjera më të vogla kriminale kanë një total prej rreth 70,000 anëtarësh. Qeveria e El Salvadorit po ndërton aktualisht një burg gjigant me një kapacitet nominal prej 40,000 për të vendosur atje të gjithë kriminelët dhe fajtorët.

el salvador


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit