27 Dhjetor 2022, 10:41
Nga k.m.
Dmitry Medvedev
MOSKË- Roli i Nostradamusit u mor përsipër këtë vit nga ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili donte të bënte lajmin e ditës me "profecitë" e tij për vitin e ardhshëm.
“Të gjithëve u pëlqen të bëjnë parashikime natën e Vitit të Ri”, shkruan politikani rus, i cili që nga viti 2020 është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një postim në Twitter. Siç thotë ai në postimin e tij, shumë prej skenarëve të dëgjuar nga njerëz të ndryshëm për vitin 2023 janë krejtësisht absurde, por kjo nuk e pengon atë të japë kontributin e tij duke bërë 10 parashikime për “çfarë mund të ndodhë” vitin e ardhshëm.
Profecitë e Medvedevit, njëra më e largët se tjetra, janë sigurisht shumë ogurzeza për Perëndimin, luftën civile në SHBA dhe zgjedhjen e Elon Musk president.
Këtu janë 10 profecitë e Medvedev:
1. Çmimi i naftës do të rritet në 150 dollarë për fuçi dhe çmimi i gazit natyror do të kalojë 5000 dollarë për 1000 metër kub
2. Britania e Madhe do t'i bashkohet BE-së
3. BE-ja do të shembet pas kthimit të Anglisë dhe euro do të ndalojë së përdoruri si monedhë e vetme
4. Polonia dhe Hungaria do të pushtojnë rajonet perëndimore të "ish Ukrainës"
5. Do të krijohet Rajhu i Katërt, i cili do të përfshijë territorin e Gjermanisë
6. Lufta do të shpërthejë midis Francës dhe Rajhut të Katërt. Evropa do të ndahet, Polonia do të "rindahet"
7. Irlanda e Veriut do të ndahet nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të bashkohet me Republikën e Irlandës
8. Në SHBA do të shpërthejë një luftë civile dhe si rezultat, Kalifornia dhe Teksasi do të bëhen shtete të pavarura. Teksasi dhe Meksika do të formojnë një shtet aleat. Elon Musk do të fitojë zgjedhjet presidenciale në një numër shtetesh të cilat, pas përfundimit të Luftës së re Civile, do të bëhen votues të Partisë Republikane
9. Tregjet më të mëdha të aksioneve dhe aktiviteti financiar do të largohen nga SHBA dhe Evropa dhe do të zhvendosen në Azi
10. Sistemi Bretton Woods i kurseve fikse të këmbimit do të shembet, duke çuar në një rrëzim të FMN -së dhe Bankës Botërore. Euro dhe dollari do të pushojnë së qarkulluari si monedha rezervë globale. Në vend të tyre do të përdoren në mënyrë aktive monedhat dixhitale
dmitry medvedev
Bota
27 Dhjetor 2022, 10:32
a.l
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratat e emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili m&eu...
Bota
27 Dhjetor 2022, 10:03
a.l
]
Brazil
BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil ku një burrë i droguar është përpjekur të fu...
Bota
27 Dhjetor 2022, 09:46
a.l
Petar Petkoviç
KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohi, Petar Petkoviç ka deklaruar se shërbimet e shte...
Bota
27 Dhjetor 2022, 09:35
A.B
Giorgi dhe Panzeri
ITALI- Fotot që dyshohet se tregojnë Francesco Giorgi dhe Antonio Panzeri, dy nga figurat kryesore të përfshir&...
Bota
27 Dhjetor 2022, 09:03
A.B
Imazhet
SHBA- Lufta në Evropë, vdekja e mbretëreshës, valë të nxehta dhe përmbytje rekord, protesta në mbar&eu...
Bota
27 Dhjetor 2022, 09:04
a.l
Volodymyr Zelenksyy
UKRAINË- Luftën dhe sulmet e njëpasnjëshme nga ushtria ruse që po ndodhin në Dombas të Ukrainës...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:51
a.l
barrikadat
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar sot vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit. Siç rapor...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:28
a.l
Barrikadë
KOSOVË- Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngritur një barrikad&e...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:25
A.B
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzimeve të mbrojtjes të Japonisë dhe ndryshimet e rëndësish...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:24
A.B
Keshilli
Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. "Nga thellësia e z...