27 Dhjetor 2022, 08:28
Nga a.l
Barrikadë
KOSOVË- Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngritur një barrikadë më 27 dhjetor. Barrikada është vendosur në afërsi të Shkollës Teknike.
Lagjja e Boshnjakëve është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Po ashtu, ka informacione që është ngritur edhe një barrikadë tjetër në vendin e njohur si “Dudin Kërsh” në Zveçan, që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit. Por, për ngritjen e kësaj barrikade ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor. Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në veri të Kosovës, duke thënë se synon të garantojë siguri për të gjithë qytetarët. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se"bandat kriminale që mbështeten nga Serbia" qëndrojnë pas barrikadave. Qeveria e Kosovës ka thënë se shteti ka kapacitete që t'i heqë barrikadat, por i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të heqë barrikadat.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se barrikadat do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./ REL
tensione në veri të kosovës
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:25
A.B
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzimeve të mbrojtjes të Japonisë dhe ndryshimet e rëndësish...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:24
A.B
Keshilli
Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. "Nga thellësia e z...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:22
A.B
Fluturime
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin e Beogradit është klikuar qindra-mijëra her&eu...
Bota
27 Dhjetor 2022, 08:12
a.l
barrikadat
KOSOVË- Një barrikadë e re është ngritur ditën e sotme në një tjetër lagje në Mitrovicën ...
Bota
27 Dhjetor 2022, 07:49
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministrti Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e Kosovës nuk do të dialogojë me bandat kriminale. Në pë...
Bota
27 Dhjetor 2022, 07:28
a.l
tensionet në veri të Kosovës
KOSOVË- Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, marrë shkas edhe nga s...
Bota
27 Dhjetor 2022, 07:41
A.B
Ushtare
SIRI-Shteti Islamik mbetet një kërcënim dhe do të kërkojë të nxjerrë 10,000 luftëtarë të tij...
Bota
27 Dhjetor 2022, 07:35
A.B
Debore
SHBA- Teksa Evropa përjeton 'Krishtlindjet verore', Amerika vazhdon të ngrijë. Ndryshimet klimatike i kanë kthyer gj&e...
Bota
26 Dhjetor 2022, 23:55
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Së paku 59 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e motit ekstrem që ka përfsh...
Bota
26 Dhjetor 2022, 23:52
I.A
Matteo Salvinit dhe djali i tij
ITALI- Federico Salvini, djali i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe kreut të “Lega&rdquo...