LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri të Kosovës jehonë në mediat ndërkombëtare/ BBC: Serbia vendos ushtrinë në gatishmëri

Siç raporton dhe media e huaj, është shprehur se Prishtina po përgatit "një sulm" ndaj zonave etnike serbe në veri të Kosovës.

27 Dhjetor 2022, 07:28 Nga a.l
Tensionet në veri të Kosovës jehonë në mediat
tensionet në veri të Kosovës

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, marrë shkas edhe nga sulmi me armë që u shënua mbrëmjen e së dielës në afërsi të patrullave të KFOR në Zubin-Patok duke shkaktuar kështu reagime nga të dyja palët. Tensionet në veri të Kosovës janë bërë tashmë 'jehonë' edhe në mediat ndërkombëtare teksa raportojnë zhvillimet më të fundit të ndodhura në vend. BBC raporton se serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë, pas sulmeve të zhvilluara në Zubin Patok dhe mbledhjes së qeverisë nga ana e kryeministrit Albin Kurti, së bashku me KFOR dhe EULEX. BBC shkruan se Presidenti Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin dhe për të ruajtur Serbinë. Po ashtu Vuçiç, siç raporton dhe media e huaj, është shprehur se Prishtina po përgatit "një sulm" ndaj zonave etnike serbe në veri të Kosovës. BBC vijon me raportimin, duke shkruar se qeveria në Prishtinë nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza, por më parë ka akuzuar Vuçiçin se po luan "lojëra" për të nxitur telashe. Nga ana tjetër shkruan BBC, Bashkimi Evropian është përpjekur të ndërmjetësojë.

'Blloku prej 27 anëtarësh po bën thirrje për përmbajtje maksimale dhe veprim të menjëhershëm" dhe që krerët e Serbisë dhe Kosovës "të kontribuojnë personalisht për një zgjidhje politike". Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kosova, e cila ka një shumicë dërrmuese shqiptare etnike, u shkëput nga Serbia pas një lufte në 1998-99.
NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale', shkruan BBC.

Lidhur me zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, vëmendje i kanë kushtuar edhe mediat britanike. The Guardian gjithashtu raporton se Serbia ka shtuar gatishmërinë e ushtrisë, duke theksuar marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara të vendit ballkanik me Kosovën fqinje për shkak të të shtënave dhe bllokadave të fundit.

The Guardian më tej shkruan se, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi ka refuzuar ta njohë atë dhe ka inkurajuar 120,000 serbët etnikë të Kosovës që të sfidojnë autoritetin e Prishtinës – veçanërisht në veri, ku serbët etnikë përbëjnë shumicën. Sipas raportimit të medias britanike, ushtria serbe është vënë gatishmëri për tensionet me Kosovën disa herë në vitet e fundit, herën e fundit në nëntor pasi qeveria pretendoi se disa dronë hynë në hapësirën ajrore serbe nga Kosova.

The Guardian bën një pasqyrë të nisjes së tensioneve mes dy vendeve dhe zhvillimeve më të fundit, si rritjen e njësisë ushtarake me urdhër të presidentit serb dhe mbërritjen e kreut të ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës.  

'Më 10 dhjetor, serbët në Kosovën veriore ngritën barrikada për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë etnikë. Bllokada përkoi me një rritje të të shtënave të raportuara, më e fundit të dielën, sipas forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO KFOR. Presidenti Aleksandar Vuçiç urdhëroi gjithashtu që forcat e armatosura speciale të rriteshin nga 1500 në 5000. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi gjithashtu se "të gjitha njësitë (do të) vijnë menjëherë nën komandën e shefit të shtabit të përgjithshëm". Këto urdhra nga Vuçiç vijnë pasi shefi i ushtrisë, gjenerali Milan Mojsilovic, u dërgua në kufirin me Kosovën të dielën', shkruan Thë Guardian.

Sipas The Guardian, Veriu i Kosovës ka qenë veçanërisht i rrezikuar që nga nëntori kur qindra punëtorë serbë etnikë në policinë e Kosovës si dhe në degën e drejtësisë, si gjyqtarë dhe prokurorë, u larguan nga puna. Ata po protestonin kundër një vendimi të diskutueshëm për të ndaluar serbët që jetojnë në Kosovë të përdorin targa të lëshuara nga Beogradi – një politikë që përfundimisht u hoq nga Prishtina.

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet