30 Nëntor 2022, 10:12
Nga d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ambasadorët e shteteve anëtare në BE ranë dakord sot për një mandat të Këshillit për të negociuar një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Në bazë të mandatit të përmendur, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.
"Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është i mundur falë përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kontrollet kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë dhe besojmë se ky bashkëpunim i mirë do të intensifikohet në të ardhmen."-tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.
Sipas KE, projektrregullat do t'u mundësonin mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore. Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast më së voni nga 1 janari 2024.
Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në të gjitha blloqet e planit të liberalizimit të vizave, duke përfshirë sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes. Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Përjashtimi i vizave do të sigurojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të mbulohet nga i njëjti regjim vizash.
Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive përmbushjen e këtyre kërkesave përmes mekanizmit monitorues në periudhën pas liberalizimit të vizave.
liberalizimi i vizave per kosoven jan lipavský
Bota
30 Nëntor 2022, 10:13
d.a.
Von der Leyen
BRUKSEL- Krijimi i një gjykate speciale, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, për të hetuar dhe ndjekur penalisht ...
Bota
30 Nëntor 2022, 10:03
d.a.
Stoltenberg dhe Tajani
RUMANI- Evropa duhet të rrisë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Ru...
Bota
30 Nëntor 2022, 09:45
a.l
Ramazan Kadyrov
RUSI- Ramzan Kadyrov, kreu i republikës së brendshme ruse të Çeçenisë, i është përgjigjur ...
Bota
30 Nëntor 2022, 09:51
d.a.
Anastasia dhe Emanuela
GREQI- Zbulimi i Anastasia Tasoula, e cila është pacientja e parë me fibrozë cistike në Greqi q&e...
Bota
30 Nëntor 2022, 09:42
A.B
Gjermani
Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. &ldqu...
Bota
30 Nëntor 2022, 09:29
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark tha se ushtria ruse aktualisht po përqendron forcat e saj luftarak...
Bota
30 Nëntor 2022, 09:15
a.l
krokodil
SPANJË- Një ngjarje horror ka ndodhur në Kosta Rika, teksa një 8-vjeçar vdiq tragjikisht në Kosta Rika, ...
Bota
30 Nëntor 2022, 08:38
a.l
Dakota Adams
SHBA- Djali i Stewart Rhodes, themeluesit të grupit të milicisë amerikane "Oath Keepers", kaloi vite duke komplotuar p&eum...
Bota
30 Nëntor 2022, 09:04
k.m.
Joe Biden
SHBA- Vlerësimi i miratimit të presidentit amerikan Joe Biden u rrit në 40 përqind këtë javë. Kjo shifër...
Bota
30 Nëntor 2022, 08:59
k.m.
Foto ilustruese
SEUL- Një alarm u ngrit në Seul të mërkurën (11/30) kur dy avionë luftarakë kinezë dhe gjashtë...