LIVE UPDATES
Bota

Mesazh për Krishtlindje, Steinmeier: Urrejtja dhe dhuna të mos jenë fjala e fundit!

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në mesazhin e tij të Krishtlindjes, u ndal te ngjarja tragjike në Magdeburg. Ai u shpreh se mendimet dhe ndjenjat e tyre janë me familjarët e viktimave. 

24 Dhjetor 2024, 12:55 Nga N.F
Mesazh për Krishtlindje, Steinmeier: Urrejtja dhe dhuna të mos
Frank-Walter Steinmeier

GJERMANI- Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u ndal te tragjedia në Magdeburg, bëri thirrje për unitet e solidaritet, si edhe reflektoi mbi sfidat globale dhe vendore. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në mesazhin e tij të Krishtlindjes, u ndal te ngjarja tragjike në Magdeburg. Ai u shpreh se mendimet dhe ndjenjat e tyre janë me familjarët e viktimave. 

 "Mendimet dhe ndjenjat tona më të thella janë sot me familjarët dhe miqtë e atyre që autori i sulmit i vrau në mënyrë kaq mizore. Ne mund të përfytyrojmë vetëm pjesërisht atë që po kalojnë ata, çfarë dhimbjesh po përjetojnë. Asgjë në jetën e tyre nuk është më si më parë. Planet, dëshirat, shpresat, lumturia e tyre – janë shkatërruar," tha ai.

Ai vazhdoi me një mesazh ngushëllimi për familjarët, duke shtuar: "Të dashur familjarë, që keni humbur një njeri të dashur, e di që në shumë prej fjalëve të mira që ju drejtohen, nuk mund të gjeni ngushëllim. Por dua t'ju them sot: Ju nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj. Njerëzit anembanë vendit tonë ndjejnë dhe vajtojnë bashkë me ju."

Mirënjohje për ndihmësit dhe të lënduarit

Duke shprehur solidaritet me ata që kanë vuajtur, Steinmeier tha: "Mendimet tona janë sot edhe me të lënduarit dhe ata që janë lënduar rëndë. Nga zemra uroj për të gjithë një shërim sa më të shpejtë." Ai shfrytëzoi këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në krizë: "Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë ata që në mbrëmjen e sulmit dhe në ditët pasuese dhanë ndihmë dhe ngushëllim në vendngjarje, dhe që po e bëjnë këtë edhe gjatë ditëve të Krishtlindjeve. Faleminderit juve, policëve, zjarrfikësve, mjekëve dhe infermierëve, këshilltarëve shpirtërorë dhe të gjithëve që kontribuuan. Ju falënderoj në emër të të gjithë vendit tonë!"

Reflektim mbi luftërat dhe krizat ndërkombëtare


Steinmeier reflektoi mbi sfidat globale duke theksuar: "Mund ta imagjinoj që ka shumë gjëra që ju shqetësojnë – madje shqetësime të mëdha! Edhe unë ndjej të njëjtën gjë: lufta në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në shumë vende të tjera të botës ende vazhdon."

Ai bëri një apel për unitet: "Urrejtja dhe dhuna nuk duhet të kenë fjalën e fundit. Të mos lejojmë që të ndahemi. Të qëndrojmë së bashku!"​​​​

Sfida dhe mundësi për Gjermaninë


Duke iu kthyer sfidave të brendshme, Steinmeier tha: "Dhe në vendin tonë? Shumë pakënaqësi me politikën, ekonominë, burokracinë, padrejtësitë. Tonaliteti në shoqërinë tonë është bërë më i ashpër, ndonjëherë edhe i papajtueshëm. Kemi shumë sfida përpara. Nuk mund t'i ndryshojmë si dhuratat që nuk na pëlqejnë. Duhet të flasim hapur për atë që nuk shkon mirë, për atë që nuk funksionon siç duhet dhe për atë që urgjentisht duhet bërë."

Duke përfunduar me një mesazh optimizmi, Presidenti tha: "Jam i bindur: Janë forcat tona të brendshme ato që na ndihmojnë, siç kanë bërë edhe më parë. Solidariteti, punëtoria, kreativiteti, guximi, ambicia dhe besimi në vetvete! Të gjitha këto janë ende gjallë mes nesh dhe do të na hapin gjithmonë rrugët drejt të ardhmes.

Fjalimi i ndryshuar për shkak të ngjarjes në Magdeburg


Është bërë traditë prej vitit 1970, që presidenti i Gjermanisë të mbajë çdo vit një fjalim për kombin, i cili transmetohet në televizionet gjermane me rastin e Krishtlindjes, më 25 dhjetor. Këtë vit, Presidenti Frank-Walter Steinmeier e ndryshoi fjalimin, i cili ishte regjistruar më parë, pas tragjedisë së ndodhur rishtaz në Magdeburg, të landit Saksoni-Anhalt. Një makinë u përplas me shumë njerëz në një treg Krishtlindjesh, duke shkaktuar pesë të vdekur dhe 200 të plagosur, 41 prej tyre rëndë. I dyshuari, një 50-vjeçar me prejardhje nga Arabia Saudite, ndodhet në arrest. Ngjarja ka tronditur të gjithë shoqërinë gjermane./DW

frank-walter steinmeier gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj