Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatçinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë.
GJERMANI- Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë. Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siç i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siç i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për çdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.
Festa e dritës
Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: "Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli. Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri.
Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Oksidentit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme."
Kuptimi fillestar i yllit të krishtlindjeve
Historia vazhdon me grazhdin e Betlehemit, mbi të cilin ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në ҁerdhen e Jezuit. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famulltari Mörtter.
Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatçinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë. Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: "Dhe kurora e Ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, Advent- mbërrij, "adventus", do të thotë pra se diҁka vjen tek unë, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore."
Në kohën e sotme, këtë famulltari Mörtter e di nga përvoja e tij personale, fëmijët nganjëherë i ngatërrojnë se kush është ai që Natën e Shenjtë i vë dhuratat e tyre nën pemë: Santa Clausi, Nikolausi, plaku i Krishtlindjeve ose fëmija Krisht: "Eshtë fëmija Krisht, është një fëmijë dhe jo plaku i trashë i Krishtlindjes, kush e thotë këtë, thotë gjëra jo të menҁura, ai shet kulturën dhe historinë tonë. Kjo nganjëherë më tmerron, kjo është shoqëria jonë e konsumit, e thënë troҁ: jashtëzakonisht e varfër dhe qesharake."
Famulltari Mörtter merr frymë thellë dhe vazhdon më tej: "Që fëmijëve t'u ruhet aspekti i fshehtësisë, për mua është me rëndësi: dhe puna fillon me mospërdorjen në mënyrë inflacioniste të plakut të Krishtlindjes ose Santa Clausit. Në rastin e Santa Clausit apo të Nikolausit nuk kemi të bëjmë me Santa Clausin e Coca Colës, por me Santa Claus-in e shekullit të katërt, me një peshkop. Ai është një figurë shumë e vjetër, një figurë mistike, një figurë shembull; ai u angazhua për njerëzit e uritur dhe kishte ide gjeniale."
Krishtlindja është një festë kristiane, por për shumë njerëz degjeneron në terror të vërtetë konsumi. Veprimi i bërjes së dhuratave pa fund u përhap pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mrekullisë ekonomike në Gjermani, na sqaron famullitari Hans Mörtter. Më parë, ideja e bërjes dhurata kishte një kuptim të thellë: "Eshtë Jezui ai që na bën dhuratë, ai që na bën dhuratë jetën e tij. Fëmijëve u bëheshin dhurata, në mënyrë që të kuptojnë se jeta është dhuratë dhe dhuratën e jetës ne e festojmë. Prandaj ka edhe dhurata, por jo në mënyrë të shfrenuar dhe që prindërit të vihen në stres.
Çfarë kontradikte me kuptimin e kësaj feste, kjo që praktikojmë ne. Besoj se shumica e njerëzve nuk e dinë më fare kuptimin e dhuratave. Krishtlindja, për mua si famullitar është thjesht një shans, për t'ua kujtuar njerëzve këto gjëra."/DW
protesta SIRI- Protestat kanë shpërthyer në Siri për djegien e një peme të Krishtlindjes pranë qytetit të Hama. Nj...
Foto ilustruese BOSNJE- Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Republikës Sër...
sirianet SIRI- Më shumë se 25,000 sirianë janë kthyer në shtëpi nga Turqia që kur Bashar al-Assad u përmbys nga reb...
Danimarka DANIMARKË- Nga skajet më të largëta të Amerikës deri në skajet e Azisë Lindore, ujëvarat m...
Foto ilustruese AUSTRI- Një avion që ishte nisur nga Bukureshti në Cyrih bëri një ulje emergjente në qytetin e Grazit t&...
Foto ilustruese RUSI- Anija ruse e mallrave "Ursa Major" u mbyt në Detin Mesdhe midis Spanjës dhe Algjerisë. Ministria e Jashtme&n...
Papa Françesku VATIKAN- Punëtorët e ndërtimit në Romë punuan me javë të tëra pa ndërprerje. P...
Foto ilustruese SHBA- Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu ...
Mbreti Charles BRITANI- Mbreti Charles do të japë mesazhin e tij për ditën e Krishtlindjes nga një kishë e cila ka lidhje me ...
Foto ilustruese SIRIA- Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e krimeve më të rënda në Siri tha të...