LIVE UPDATES
Bota

"Mesazh sarkastik apo revolucionar", çfarë fshihet pas posterave me imazhin e Vuçiç në veri të Kosovës?

Vuçiç, si president i Serbisë, konsiderohet komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë.

3 Korrik 2024, 18:44 Nga M.B
"Mesazh sarkastik apo revolucionar", çfarë fshihet pas
"Komandat suprem, po të presim", shkruan në posterin e vendosur në Mitrovicë të Veriut. 30 qershor 2024.

KOSOVA- “Marrëzi, mashtrim e popullit, asgjë më shumë”.

Me këto fjalë Sasha nga Mitrovica e Veriut i ka komentuar për Radion Evropa e Lirë pamfletet me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me mbishkrimin: "Komandant Suprem, ju presim". Vuçiç, si president i Serbisë, konsiderohet komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë. Është në kompetencën e presidentit të komandojë ushtrinë, por edhe të emërojë, avancojë dhe shkarkojë oficerët e Forcave të Armatosura Serbe.

Përveç në Mitrovicën e Veriut, këto pamflete u shfaqën gjatë fundjavës edhe në tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Edhe pse Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast për “nxitje të urrejtjes”, Policia e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kush qëndron prapa atij akti dhe se hetimet janë duke vazhduar porse nuk mund të japë më shumë detaje.

“Më lejoni t'ju them, le të ketë paqe. Nuk kam koment për postera të ngjitur”, thotë Vladani, një tjetër qytetar i Mitrovicës së Veriut.

Nga ana tjetër, për Branislavin, ngjitja e re e pamfleteve po e “shkatërron qytetin”. Igori beson se pamfletet e reja me imazhin e presidentit të Serbisë mund të shihen në dy mënyra: si mesazh sarkastik për situatën aktuale ose si 'thirrje për revolucion'.

“Sikur diçka vendimtare do të ndodhë tani... Nuk kam ndonjë mendim personal, më besoni”, thotë ai.

Sërxhan Simonoviç nga organizata joqeveritare "Humani Centar Mitrovica", e cila merret me çështjet e sigurisë, nuk e përjashton mundësinë që pamfleti të jetë shprehje e satirës. Në anën tjetër, Aleksandar Popov, kryetar i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm, thekson se imazhi i presidentit të Serbisë me mesazhin “Komandant, ju presim” është shfaqur në veri të Kosovës në kohën kur Serbia kërcënohet edhe një herë nga protesta masive mjedisore për shkak të minierave të litiumit.

Prandaj, ai beson se qëllimi i atyre pamfleteve është që të “fusin nën qilim” temat aktuale në Serbi, të cilat mund të jenë negative për pushtetin aktual, duke e vënë në plan të parë situatën e sigurisë në Kosovë. Veriu i Kosovës është tronditur nga tensione të larta në dy vjetët e fundit për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për të vendosur pushtetin në atë rajon.

Ndërrimi i targave serbe me ato të Kosovës, vendosja e njësisë speciale të policisë, ardhja në pushtet e kryetarëve shqiptarë për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga komuniteti serb, heqja e dinarit serb - këto janë disa nga vendimet apo ngjarjet që hasën në rezistencën e banorëve në veri.

Situata arriti kulmin kur një grup i armatosur i serbëve të udhëhequr nga Millan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe të mbështetur nga Beogradi, sulmoi policinë në qytetin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar dhe vrau një polic. Kjo nuk është hera e parë që mesazhet me thirrje për kthim të Ushtrisë Serbe në Kosovë shihen në veri të Kosovës, apo atyre që bëjnë thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Në shkurt të këtij viti persona të panjohur lanë fletëpalosje ku bënin thirrje për rezistencë në ndërtesat në veri të Mitrovicës dhe vetëm dy ditë më parë në të katër komunat në veri të Kosovës u shfaqën mbishkrime si, “Kur ushtria kthehet në Kosovë”, “Brigada e Veriut jeton”. Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste organizatat Brigada e Veriut dhe Mbrojtja Civile në fund të qershorit 2023 për shkak të besimit se pjesëtarët e tyre kanë marrë pjesë në sulme të ndryshme ndaj Policisë së Kosovës.

Brigada e Veriut filloi shkrimin e grafiteve me mesazhin "Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim" dhe të ngjashme, nga nëntori i vitit 2022, kur pjesëtarët e komunitetit serb u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në veri me iniciativën e Listës Serbe. Po ashtu, dhjetë ditë para sulmit në Banjskë të vitit të kaluar, në Mitrovicën e Veriut ishin shfaqur grafite me ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Grafite identike janë shkruar më parë në qytete të shumta anembanë Serbisë dhe janë bërë nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, pas një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina më 26 korrik në Beograd. Për pamfletin e fundit me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me mesazhin: “Komandant suprem, të presim” nuk e ka marrë përgjegjësinë askush.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për REL-in, ka thënë se hetimet janë duke vazhduar, porse tash për tash nuk ka të dyshuar. Nuk dihet se kush ka lënë mesazhe më parë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë apo thirrje për rezistencë ndaj autoriteteve kosovare.

“Hetimi është duke vazhduar, nuk varet shumë nga ne, varet nga informacionet në terren. Deri më tani nuk kemi pasur sqarime për këto raste, por kemi për raste të tjera të kundërvajtjeve. Nuk është se nuk ndriçojmë asnjë rast”, nënvizon Elshani.

Në fund të prillit dhe në fillim të majit të këtij viti, Policia e Kosovës vendosi kamera vëzhguese në hapësirat publike në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Deri atëherë në veri kishte kamera, për të cilat policia nuk kishte njohuri dhe nuk dinte se kush i monitoronte.

Mirëpo, Elshani nuk ka dashur të tregojë nëse ato kamera tregojnë se kush i ka postuar pamfletet me imazhin e Vuçiçit, sepse, siç është shprehur ai, kjo është pjesë e hetimeve.

“Nuk do të flasim për këtë, do të shohim. E rëndësishme është që situata të jetë e qetë, të mos dëmtohet asgjë dhe të mos ketë të lënduar”, shton ai.

Ai, po ashtu, ka konfirmuar se prokuroria e ka cilësuar rastin si “shkaktim i urrejtjes” dhe se ka nisur hetimet. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Prokurorisë së Mitrovicës me pyetjen se ndaj kujt po zhvillohen hetimet, por ata kanë deklaruar se përgjegjëse për atë rast është Prokuroria Speciale në Prishtinë, e cila nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij teksti.

Sërxhan Simonoviç nga organizata “Humani centar Mitrovica” beson se “një serb i zakonshëm nga veriu i Kosovës nuk ka kohë” të merret me ngjitjen e pamfleteve kushtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Qytetarët duan vetëm të ruajnë qetësinë e tyre. Tensionet janë mbi kokën e tyre. Nëse këto tensione prodhohen për shkak të një qëllimi politik, atëherë është një largim i vëmendjes nga temat kryesore. Nuk do t'i etiketoj Beogradin apo Prishtinën këtu, në përgjithësi ka një sërë problemesh që janë më të rëndësishme se broshurat që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi”, thotë ai.

Sipas tij, pamfleti në një farë mënyre mund të jetë një "ngjarje komike që tallen me presidentin e Serbisë, sepse është shumë e qartë se ai mund të jetë komandant suprem vetëm në luftë."

“Nuk shoh se ai mbishkrim, apo çfarëdo qoftë ai, mund të përfaqësojë një lloj rreziku të sigurisë, përveç se pala prishtinase mund ta përdorë atë për kërkime shtesë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Aleksandar Popov, kryetar i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm, beson se pamfletet me imazhin e presidentit të Serbisë, në fakt, e largojnë vëmendjen e publikut nga temat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën dhe ngjarjet në Serbi.

“Tashmë është bërë një numër i madh koncesionesh sa i përket Kosovës, sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nga ana tjetër, atmosfera po nxehet këtu në Serbi, para së gjithash u vodhën zgjedhjet, por opozita nuk arriti të gjallërojë masat për protesta më të mëdha. Tani vëmendja po largohet nga vendimi për minierat e litiumit (në Serbi), herën e fundit që u ndesh me rezistencë të madhe, ishte pothuajse në prag të konfliktit (qytetarë dhe autoritete) që Vuçiç në fund të fundit refuzoi të nënshkruajë ligjin për eksport”, thotë Popov.

Çështja e minierave të litiumit në perëndim të Serbisë, në luginën e lumit Jadar, u ngrit sërish në fund të qershorit me njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se drita jeshile për projektin Rio Tinto është ende e mundur. Projekti u ndërpre më shumë se dy vjet më parë nga Qeveria e Serbisë për shkak të protestave masive që kërkonin që të revokoheshin të gjitha lejet nga Rio Tinto, gjigandi australian i minierave që planifikon të nxjerrë xehe në Serbi, thelbësore për prodhimin e baterive të litiumit.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Popov thotë se Vuçiq tani po “ndërton nacionalizmin serb” duke u përpjekur të vendosë çështjen e minierave të litiumit në plan të dytë dhe çështjen e Kosovës në radhë të parë.

“Në fund të fundit, është një vazhdimësi. Me këto parulla në veri të Kosovës po mbulohet një rol i ndyrë i Listës Serbe, të cilin e luajti për të dalë nga institucionet e Kosovës. Tani e gjithë kjo po mundohet të paraqitet si 'këtu, presidenti po lufton për Kosovën, por e shihni si është situata'. Në fakt, po mbulohet fakti që serbët në Kosovë kanë mbetur pa mbrojtje institucionale, madje edhe policore”, thotë Popov.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më 30 qershor se ata që kanë postuar pamflete me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me mesazhin “Komandant suprem, ju presim”, mund ta vizitojnë në burg nëse ai hyn në Kosovë, pa leje. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Sveçlës, duke thënë se ky është një mesazh për të gjithë serbët nga Kosova.

“Qëllimi i tyre është arrestimi dhe dëbimi i të gjithëve, pastrimi etnik i Kosovës dhe Metohisë nga serbët”, ka thënë Daçiç në një deklaratë.

Ai, gjithashtu, ka shtuar se duke e “kërcënuar” presidentin e Serbisë, i cili po udhëheq dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në nivelin më të lartë politik, autoritetet kosovare tregojnë se “nuk duan marrëveshje, por vetëm konflikte”./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel