LIVE UPDATES
Bota

Mësuesit në Bullgari thonë se po kërcënohen pasi kundërshtuan ligjin anti-LGBT

Lideri i Partisë Ringjallja, Kostadin Kostadinov, tha më 22 gusht se do dorëzojë një raport në zyrën e prokurorit për mësimdhënësit që e kanë kundërshtuar ligjin. Ligji, i miratuar më 7 gusht në Parlament me mbështetjen edhe të partive proevropiane, nxiti protesta në Sofje dhe në pjesët e tjera të Bullgarisë.

24 Gusht 2024, 14:36 Nga N.F
Mësuesit në Bullgari thonë se po kërcënohen pasi
Foto ilustruese

BULLGARI- Mësimdhënësit në Bullgari thonë se po përballen me kërcënime, pasi e nënshkruan një peticion kundër një ligji të miratuar së voni, i cili e ndalon “propagandën LGBT” në shkolla. Ata e fajësojnë partinë e ekstremit të djathtë, Ringjallja, e cila ishte iniciatore e ligjit kontrovers që është kritikuar shumë.

Lideri i Partisë Ringjallja, Kostadin Kostadinov, tha më 22 gusht se do dorëzojë një raport në zyrën e prokurorit për mësimdhënësit që e kanë kundërshtuar ligjin. Ligji, i miratuar më 7 gusht në Parlament me mbështetjen edhe të partive proevropiane, nxiti protesta në Sofje dhe në pjesët e tjera të Bullgarisë.

Amendamenti në ligjin për kodin e arsimit në Bullgari e ndalon “propagandimin, promovimin apo nxitjen e ideve dhe qëndrimeve” të LGBT-së në shkolla. Ai nuk jep shpjegime të tjerë. Koalicioni properëndimor reformist Ne e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) ende shpreson se do të sigurojë mbështetje në Asamblenë Kombëtare për ta shfuqizuar këtë ligj.

Kritikët thonë se ky ligj është pothuajse identik me ligjin rus kundër LGBT-së, i cili u miratua më 2012 dhe me ligjin hungarez kundër LGBT-së, i miratuar më 2021. Këto ligje në Rusi dhe Hungari janë cilësuar si në kundërshtim me standardet botërore dhe evropiane nga organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Bullgaria është njëri prej vendeve të pakta të Bashkimit Evropian që nuk u jep të drejta të barabarta shoqërore njerëzve homoseksualë dhe heteroseksualë. Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e detyroi Bullgarinë ta krijojë një kornizë ligjore për njohjen e marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë. Sofja ende nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

Komuniteti LGBT dhe mbështetësit e tyre në Bullgari shpesh përballen me kërcënime dhe sulme verbale dhe fizike. Rreth 460 mësimdhënës dhe specialistë të tjerë të fushës së arsimit nënshkruan një peticion për të kërkuar shfuqizimin e ligjit të ndryshuar. Rreth 20 mësimdhënës nga resorti Varna në Detin e Zi thanë se ishin shënjestruar nga dega lokale e partisë Rilindja, përfshirë edhe në Facebook.

Martin Stoyanov, një psikolog shkolle në Varna, tha se një mësues në qytetin e Detit të Zi e kishte kontaktuar në Viber një natë së voni, duke shprehur frikën për kërcënimet e fundit.

"Ne po bëhemi një vend ku është e rrezikshme të shprehësh mendimin tënd," i tha Stojanov Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Postimi në Facebook më 21 gusht në llogarinë e lidhur me degën e partisë Rilindja në Varnë, përfshinte një "listë të zezë" të arsimtarëve vendës që kishin nënshkruar peticionin - duke përfshirë Stojanovin - kundër ligjit të sapondryshuar, duke iu referuar atyre si "parazitë".

Një ditë më vonë, Kostadinov, një figurë e kamotshme kontroverse dhe përhapës i dezinformatave pro Kremlinit, tha se do t'ia dorëzojë prokurorisë emrat e rreth 800 mësimdhënësve që ai pretendonte se ishin "kriminelë" që "duan të shtyjnë përpara propagandën homoseksuale".

Mësimdhënësit e kërcënuar në Varnë kanë marrë shumë mbështetje. Kryetari i komunës së Varnës, Blagomir Kotsev, ka shprehur mbështetjen e tij në një postim në Facebook më 22 gusht, duke u kërkuar atyre që të jenë të guximshëm dhe ta kontaktojnë personalisht nëse kërcënohen.

Pavel Popov, nënkryetari i komunës së Varnës, i cili është gjithashtu përgjegjës për çështjet arsimore, i tha Radios Evropa e Lirë se Partia Ringjallja po bën thirrje për "veprime shtypëse kundër mësimdhënësve bullgarë"./ REL

bullgari mesues ligji anti-lgbt

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje