LIVE UPDATES
Bota

Kandidatja e Demokratëve Kamala Harris premton "rrugë të re"

Kandidatja e demokratëve për presidente amerikane, Kamala Harriska edhe më pak se 75 ditë për të bindur elektoratin në SHBA që ta votojnë në zgjedhje. Në fund të Kongresit të partisë në Çikago, ajo prezantoi planet dhe programin e saj të punës në Shtëpinë e Bardhë - dhe zyrtarisht e pranoi nominimin.

24 Gusht 2024, 11:11 Nga N.F
Kandidatja e Demokratëve Kamala Harris premton "rrugë të
Kamala Harris

SHBA- Kamala Harris pasi pranoi nominimin për të qenë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale në SHBA premtoi një rrugë të re dhe sulmoi Trumpin. Kandidatja e demokratëve për presidente amerikane, Kamala Harriska edhe më pak se 75 ditë për të bindur elektoratin në SHBA që ta votojnë në zgjedhje. Në fund të Kongresit të partisë në Çikago, ajo prezantoi planet dhe programin e saj të punës në Shtëpinë e Bardhë - dhe zyrtarisht e pranoi nominimin.

"Unë e di se ka njerëz që na shikojnë sonte nga këndvështrime të ndryshme. Por dua që ta dini se: Unë premtoj se do të jem presidente e të gjithë amerikanëve", tha zëvendëspresidentja aktuale e SHBA-së. Ajo dëshiron, siç theksoi, të fillojë një "rrugë të re përpara” së bashku me qytetarët – jo si anëtare e një partie apo grupi, por si amerikane. Ajo synon të bëjë gjithçka për të "kapërcyer hidhërimin, cinizmin dhe ndarjet nga e kaluara”.

Një paralajmërim i qartë për Trumpin

Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëroi për pasojat negative të një fitoreje të mundshme të Trumpit në zgjedhje. Siç tha ajo, Trumpi kujdeset vetëm për interesat e veta. "Pasojat, të cilat do të ndodhin nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, janë jashtëzakonisht të rënda”, tha ajo. Nga ana tjetër, Harris premtoi se do të luftojë për klasën e mesme, për unitet dhe kohezion në shoqëri. Nëse zgjidhet presidente, ajo premtoi ulje taksash nga të cilat do të përfitojnë më shumë se 100 milionë amerikanë. Harris dëshiron të jetë një presidente, e cila nuk është vetëm për të udhëhequr, por edhe për të dëgjuar. Ajo angazhohet për marrëdhënie të mira me aleatët dhe paralajmëroi bashkëpunim të ngushtë me partnerët tradicionalë në Evropë, por edhe me Ukrainën.

Diktatorët dhe Trumpi

Kamala Harris nuk u distancua nga Donald Trump vetëm në nivelin politik të brendshëm. Ajo e prezantoi kundërshtarin e saj republikan si një kandidat të dëshiruar nga diktatorët dhe tiranët, të cilët duan ta shohin ate si President të ardhshëm të SHBA. "Unë nuk do t'i përkëdheli tiranët dhe diktatorët si Kim Jong Un, të cilët luten që Trump të fitojë," tha ajo.

Si presidente, ajo premtoi se nuk do të hezitojë kurrë të mbrojë sigurinë dhe idealet e Amerikës. Në luftën e vazhdueshme midis demokracisë dhe tiranisë, Harris theksoi "se ajo e di se ku qëndron dhe ku duhet të qëndrojë SHBA-ja".

Duke i hedhur sytë nga Trump, ajo paralajmëroi: "Ju e dini se Trump nuk do t'i bëjë autokratët përgjegjës - sepse ai dëshiron vetë të jetë autokrat."

Çështja e Gazës

Duke folur për luftën në Lindjen e Mesme, Harris mbështeti fuqimisht përfundimin e armiqësive dhe vendosjen e armëpushimit në Gazë, si dhe lirimin e pengjeve. Ajo tha se presidenti Joe Biden dhe ajo si zëvendëspresidente po punojnë gjatë gjithë kohës për këtë. Harris gjithashtu theksoi se gjithmonë do të mbrojë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Në të njëjtën kohë, Harris foli ashpër dhe troç edhe për vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës. "Ajo që ka ndodhur në dhjetë muajt e fundit në Gazë është tragjike. Kaq shumë njerëz të vdekur dhe të pafajshëm... njerëz të dëshpëruar e të uritur që ikin dhe kërkojnë siguri. Përmasat e vuajtjeve janë zemërthyese," u tha Harris mijëra delegatëve. Ajo theksoi se vuajtjet në Gazë duhet të marrin fund "dhe palestinezët duhet të realizojnë të drejtën e tyre për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje", gjë që shkaktoi duartrokitje të mëdha.

Luftëtar për drejtësi "në emër të popullit"

Siç është e zakonshme në politikën amerikane, Harris foli edhe për historinë e saj familjare, prindërit dhe rrugëtimin e jetës së saj. Ajo tregoi se si vajzë kishte një shok shkolle që ishte i ekspozuar ndaj dhunës seksuale në shtëpi. Kjo, siç tha ajo, e forcoi vendimin e saj për t'u bërë prokurore. Kamala Harris u paraqit si një luftëtare për drejtësinë "në emër të popullit". Ajo ka udhëhequr shumë procese të vështira gjyqësore dhe është gati, siç thotë ajo, të udhëheqë një luftë të vështirë parazgjedhore për Shtëpinë e Bardhë.

Trump akuzon Harrisin për mosveprim

Në platformën e tij "Truth Social", Trump akuzoi Harrisin se nuk po bën asgjë dhe se thjesht vetëm ankohet. Ajo ankohet për gjithçka, por nuk bën asgjë!”, ka shkruar Trump. Harrisi, sipas Trumpit, duhet të ndalojë së foluri dhe të kthehet në Uashington për t'u marrë me problemet për të cilat ankohet. Sipas 78-vjeçarit Trump, ajo e ktheu Amerikën në një komb të dështuar.

Mbështetja nga personat e famshëm

Kongresi i Partisë Demokratike është gjithmonë festiv, është një manifestim për të gjithë të pranishmit në sallë por dhe për njerëzit para ekranit. Në ditën e katërt në Çikago, ylli amerikan Pink performoi së bashku me vajzën Willow. Ata performuan këngën "What About Us”, ku flitet për ndjenjën e zhgënjimit tek liderët politikë që nuk i realizojnë premtimet. Kënga shpreh zhgënjimin e njerëzve, të cilët kanë përshtypjen se zëri i tyre nuk po dëgjohet./ DW

zgjedhjet presidenciale ne shba 2024 kamala harris ne ameriken latine

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës