LIVE UPDATES
Bota

Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë tkurrin popullsinë në Kosovë

Te dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë pritet të publikohen në muajin korrik, por sipas të dhënave paraprake të publikuara muajin e kaluar nga Agjencia e Statistikave, numri i popullsisë në Kosovë ka rënë rreth tetë për qind.

9 Qershor 2024, 19:27 Nga I.A
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë tkurrin
Foto Ilustruese

KOSOVË- Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vlerësohen nga ekspertët ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në tkurrjen e popullsisë në vend. Te dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë pritet të publikohen në muajin korrik, por sipas të dhënave paraprake të publikuara muajin e kaluar nga Agjencia e Statistikave, numri i popullsisë në Kosovë ka rënë rreth tetë për qind.

“Në radhë të parë është migrimi i jashtëm i popullsisë, pastaj kemi shkallën e lindshmërisë që ka filluar të bie në Kosovë sikur në gjithë vendet në rajon por edhe më gjerë. Pastaj kemi plakjen e popullsisë domethënë rritjen e jetëgjatësisë që ndikon në plakjen e popullsisë dhe kemi faktorët tjerë që janë ekonomikë e të cilët rezultojnë me ndryshime demografike”, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës, Visare Mujko Nimani nga zyra e UNFPA-së në Kosovë.

Një anketë e zhvilluar nga instituti për studime të avancuara GAP në fund të vitit të kaluar nxori në pah se 27 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë plane për emigrim.

Blend Hyseni nga ky institut i tha Zërit të Amerikës se këto shifra janë shqetësuese meqë ikja e qytetarëve e ndikon drejtpërdrejt në tregun e punës në Kosovë.

“Në periudhën 2012 - 2022 rreth 340 mijë qytetarë kanë emigruar nga Kosova, këto janë shifra zyrtare. Vetëm në dy vitet e fundit për të cilat kemi shifra zyrtare, janë diku 41 mijë qytetarë që kanë emigruar nga Kosova drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, kryesisht Gjermani ose Zvicër”, tha ai.

Zoti Hyseni thotë se sektorët me prirje më të lartë për migrim janë prodhimi dhe ndërtimtaria të cilët janë shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Nga ajo që ne kemi identifikuar ende mbizotërojnë kushtet apo aspektet ekonomike përse qytetarët po vendosin të ikin nga Kosova. Pra pagat jo të mira, kushtet jo të mira janë arsyet kryesore që ende prijnë. Këto janë mirë të argumentuara sepse ne e kemi parë që tregu i punës në Kosovë veçmas ai privat ka qenë shumë rigjid në aspekt të përshtatjes së pagave me kushtet e jetesës. Pra në një kohë kur inflacioni kumulativ ka vazhduar të ngritet nga 20 për qind, 30 për qind dhe pagat kanë qëndruar në nivelin 300 ose 400 euro, kjo në vazhdimësi e ka rritur paknaqësinë te qytetarët”, thotë ai.

Eksperti i fushës së Ekonomisë, Lekë Musa, thotë se migrimi i pjesës më produktive të popullsisë ka efekte të shumëfishta në ekonominë e Kosovës.

“Do të ketë ndikim direkt tek cilido biznesmen që mendon të fillojë një proces ose të prodhimit ose të shërbimit, sepse do të jetë shumë e vështirë të gjinden punëtorë të kualifikuar. Në vendet e rajonit kemi një emigracion të klasës punëtore prej vendeve aziatike për të zëvendësuar disa vende të punës mirëpo ajo nuk është zgjidhje sepse në njëfarë forme vendi investon për të ngritur dhe krijuar kapitalin njerëzor dhe ky kapital njerëzor i krijuar në vend tërhiqet falas le të themi nga vendet tjera të Bashkimit Evropian”. , thotë ai.

Parandalimi i migrimit, thotë zoti Musa, paraqet urgjencën kryesore të Kosovës në aspektin ekonomik.

“Prandaj duhet ndërmarrë gjithçka që vendi të kthehet në një vend atraktiv për investitorë, duhet zgjedhur problemet politike mu për shkak të kësaj urgjence, për shkak të zbrazjes së vendit. Kjo sepse nëse vazhdon ky trend i zbrazjes dhe ikjes së potencialit, atëherë do të jetë shumë e vështirë që të kemi një bazë të mirë për zhvillim ekonomik”, thotë ai.

Ndryshimet e politikave në funksion të parandalimit të migrimit duhet të fillojnë që tani, thotë Visare Mujko Nimani nga zyra e UNFPA-së në Kosovë.

“Në radhë të parë të shohim se si mund ta menaxhojmë migrimin dhe atë për shembull me stimulime të ndryshme të politikave të cilat do të ndikonin në kthimin e diasporës tonë apo të popullatës që ka emigruar që të kthehen në Kosovë dhe të veprojnë këtu apo të krijojnë biznese të cilat do të rrisin punësimin e të rinjve”, thotë ajo.

Zonja Mujko Nimani e vlerëson thelbësore edhe zbatimin e atyre që i quan ‘politika miqësore për familjet e reja’.

“Të cilat mund të stimulohen për shembull me lirim prej taksave, qoftë me stimulim të sigurimit të banimit, kujdesit për fëmijë dhe orareve fleksibile, pushimeve prindërore, pushimet e atësisë, pushimet e familjarit të cilat do të mundësonin fleksibilitetin e anëtarëve të familjes në baraspeshën ndërmjet punës dhe familjes”, thotë ajo.

Zoti Hyseni rekomandon rritjen e pagave në sektorin privat, ku janë të punësuar tre e katërta e të gjithë të punësuarve në Kosovë.

“Nëse kjo do të përshtatej edhe me një angazhim të qeverisë që të përmirësojë edhe kushtet tek inspektorati i punës, që të përmirësojë sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit, mendoj që mund të jetë koha e fundit që të reagojmë e mbase të ua ndryshojmë mendjen qytetarëve që të mos ikin nga Kosova”, thotë ai.

Sipas të dhënave paraprake nga Agjencia e Statistikave rreth një milionë e 600 mijë banorë kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Në procesin e fundit të regjistrimit që është zhvilluar para 13 vjetësh, kishin marrë pjesë një milionë e 740 mijë banorë.

Marrë nga VOA

blend hyseni visare mujko nimani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj