LIVE UPDATES
Bota

Mijëra rusë kërkojnë strehim në Serbi! Analiza e REL: Beogradi vazhdon "trendin" e dhënies së shtetësisë për rusët

Serbia, ndonëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka fluturime të drejtpërdrejta me Moskën.

21 Gusht 2023, 19:34 Nga f.i
Mijëra rusë kërkojnë strehim në Serbi! Analiza e REL:
foto ilustruese

SERBI- Nga dhjetë pasaporta serbe, të lëshuara për shtetas të huaj në vitin 2023, rreth gjashtë të tilla u dhanë për shtetasit ose shtetaset e Rusisë. Këtë e tregon analiza e Radios Evropa e Lirë (REL). Në këtë mënyrë, trendi i dhënies së shtetësisë së Serbisë për shtetasit rusë nga viti 2022 vazhdoi edhe në vitin 2023.

Analiza përfshin vetëm ato shtetësi të dhëna nga Qeveria e Serbisë, sipas procedurës së veçantë. Vendimet e Qeverisë janë publikuar në Gazetën Zyrtare, nga ku REL-i ka marrë të dhënat. Të dhënat për shtetësitë që jepen sipas procedurës së rregullt dhe të vendosura nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, nuk janë publike.

Në vitin e pushtimit rus të Ukrainës, qindra mijëra rusë kërkuan qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Serbi, disa për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, të cilat i penguan ata të punonin për kompanitë perëndimore, disa për shkak të frikës nga mobilizimi. Serbia, ndonëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka fluturime të drejtpërdrejta me Moskën. 

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, Beogradi zyrtar nuk i ka shkëputur lidhjet e veçanta me Kremlinin edhe një vit e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës fqinje.

Në shtatë muaj të vitit 2023, gati i njëjti numër si në të gjithë vitin 2022

Në vitin 2022, numri i shtetasve të Rusisë të cilët morën pasaportë serbe u trefishua në krahasim me vitin para pushtimit. Përderisa në vitin 2021 ishin 17 shtetas të Rusisë që morën shtetësinë e Serbisë, në vitin 2022, ishin 50 të tillë. Trendi vazhdoi edhe në vitin 2023 dhe deri në gusht të këtij viti, shtetësinë e Serbisë e kanë marrë 43 shtetas rusë.

Ligji për shtetësinë i mundëson Qeverisë së Serbisë të japë shtetësinë me procedurë të veçantë, në kushte të caktuara. Siç përcaktohet në ligj, sipas asaj procedure, shtetësia jepet nëse “pranimi në shtetësi do të përfaqësonte interes” për Serbinë. Qeveria serbe miraton vendimin me propozim të ministrisë kompetente dhe vendimi botohet në Gazetën Zyrtare.

Rusë me pasaporta serbe, më shumë se të gjitha nacionalitet e tjera së bashku

Sipas vendimeve të Qeverisë së Serbisë, të publikuara në Gazetën Zyrtare, deri më 21 gusht, shtetësinë e Serbisë e kanë pranuar 73 shtetas të nacionaliteteve tjera.

Shumica e tyre janë nga Rusia (43), ndërkaq shtetësinë serbe e kanë pranuar edhe shtetas nga Siria, Iraku, Bosnjë e Hercegovina, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Kuba dhe vende të tjera. Në listën e qytetarëve të Rusisë, të cilëve Qeveria serbe u ka dhënë shtetësinë në vitin 2022, ka kryesisht sportistë dhe biznesmenë, për çka tashmë REL-i ka raportuar.

Serbia si strehë

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, qindra mijëra rusë kanë kaluar nëpër Serbi, e cila ka mbetur e hapur për qytetarët rusë, të cilët nuk kanë nevojë për vizë hyrëse.

Kjo u intensifikua veçanërisht nga fakti se në shtator të vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për mobilizim të pjesshëm në vend. Sipas të dhënave të 15 majit të këtij viti, të cilat Ministria e Punëve të Brendshme serbe ia ka ofruar REL-it, në Serbi po qëndrojnë gati 30.000 shtetas të Rusisë, në bazë të miratimit të qëndrimit të përkohshëm. Shumë prej tyre i zhvendosën bizneset e veta në Serbi, kështu që paralelisht me rritjen e numrit të rusëve u rrit edhe numri i kompanive ruse.

Deri në publikimin e këtij teksti, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se sa shtetas rusë aktualisht kanë leje qëndrimi në Serbi.

Dy rrugë për shtetësinë serbe

Sipas Ligjit për shtetësinë, shtetasit e huaj mund të marrin nënshtetësinë e Serbisë në dy mënyra. I huaji, të cilit i është dhënë qëndrimi i përhershëm në Serbi, me kërkesë personale, mund të marrë nënshtetësinë, me kusht që të jetë mbi 18 vjeç dhe i aftë për punë.

Gjithashtu, kushti është që ai të ketë lirim nga shtetësia e huaj, tre vjet qëndrim të vazhdueshëm të regjistruar në Serbi, si dhe të ketë dorëzuar një deklaratë me shkrim se Serbinë e konsideron shtet të tij. Për pranimin e shtetësisë së Serbisë vendos Ministria e Punëve të Brendshme. Këto të dhëna nuk janë të qasshme për publikun. Sipas nenit 19 të të njëjtit ligj, shtetësinë e Serbisë mund ta marrë edhe i huaji, i cili nuk i plotëson kushtet e kërkuara, por pranimi në shtetësi i të cilit do të “paraqiste interes” për Serbinë.

“Për mua, sot Serbia është si shtëpi”

Lev, 27-vjeçar, shkoi nga Rusia në Serbi rreth një vit më parë, nga frika e mobilizimit dhe mbylljes së kufirit. Me profesion është programues dhe siç tha në një intervistë për REL-in, në Beograd punon për një kompani të madhe perëndimore të teknologjisë informative. Fakti që ai nuk kishte nevojë për vizë hyrëse në Serbi, ishte një nga arsyet kryesore pse ai zgjodhi këtë vend.

“Është shumë e përshtatshme për ne [rusët] që mund të qëndrojmë këtu pa viza. Gjithashtu, mendoj se është mjaft e lehtë të marrësh një leje qëndrimi, qoftë edhe të përkohshme, ndërkaq, pas një kohe edhe të përhershmen”, tha Lev.

I pyetur se si tani, një vit më pas, e percepton Serbinë, ai tha:

“Mendoj se tani, për mua është si shtëpi. E dua Beogradin dhe vendbanimin tim. I dua njerëzit që janë kaq të ngrohtë dhe mikpritës. Të gjithë qeshin, gjë që është kontrast në raport me Rusinë”.

Lev deklaroi se është duke mësuar gjuhën serbe dhe se planifikon të qëndrojë në Serbi për një kohë të gjatë.

Rusët, si një pakicë kombëtare në rritje

Në regjistrimin e popullsisë të mbajtur në tetor të vitit 2022, numri i rusëve është trefishuar në krahasim me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011. Statistikat zyrtare të regjistrimit përfshijnë më shumë se 10.000 qytetarë që u deklaruan si rusë. Kjo bëri që ata të radhiten si komuniteti pakicë i 16-të më i madh në Serbi. Për krahasim, në vitin 2011 ata ishin të radhitur si të 20-ët në radhë për nga numri i tyre. Në regjistrimin e vitit 2022, janë regjistruar të gjithë ata shtetas, të cilët në Serbi banojnë një vit ose më pak, por me qëllimin që të qëndrojnë për një kohë në vend.

Ndryshimet ligjore si lehtësim për marrjen e shtetësisë

Qeveria e Serbisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për shtetësinë, të cilat, nëse miratohen nga Kuvendi, mund të lehtësojnë procedurën, me të cilën shtetasit e huaj mund të pajisen me pasaportë serbe pas tre vjetësh të qëndrimit të përhershëm. Sipas faqes në internet të Kuvendit të Serbisë, Qeveria, më 5 maj, ua ka dërguar deputetëve për shqyrtim ndryshimet e propozuara. Nuk dihet ende se kur do të jenë në rend të ditës, në seancë parlamentare, ndryshimet e propozuara. Ndaj njoftimit për ndryshime në ligj ka reaguar BE-ja, në të cilën Serbia synon të anëtarësohet.
Brukseli njoftoi, në maj, se regjimi pa viza që Serbia ka me BE-në mund të kërcënohet nëse Serbia miraton procedura të thjeshtuara për marrjen e shtetësisë. Fakti që regjimi pa viza i Serbisë me BE-në u kërcënua, u hodh poshtë nga Ministria e Integrimeve Evropiane e Serbisë.

Marrë nga REL

lufta rusi-ukraine serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj