LIVE UPDATES
Bota

Miliona klientë të kompanisë AT&T të ndikuar nga sulmi kibernetik

Kompania AT&T tha se një grumbull të dhënash, të gjetura në "rrjetin e errët" përmban informacione private, duke përfshirë disa numra të sigurimeve shoqërore dhe fjalëkalimeve të rreth 7.6 milionë klientëve aktualë dhe 65.4 milionë ish-klientëve të saj.

1 Prill 2024, 18:19 Nga N.F
Miliona klientë të kompanisë AT&T të ndikuar nga sulmi
Foto ilustruese

SHBA- Vjedhja e informacioneve private të miliona klientëve aktualë dhe të mëparshëm të kompanisë AT&T u zbulua së fundmi në internet, tha gjigandi i telekomunikacionit përmes një njoftimi në fundjavë. Kompania AT&T tha se një grumbull të dhënash, të gjetura në "rrjetin e errët" përmban informacione private, duke përfshirë disa numra të sigurimeve shoqërore dhe fjalëkalimeve të rreth 7.6 milionë klientëve aktualë dhe 65.4 milionë ish-klientëve të saj.

Ende nuk dihet nëse të dhënat janë vjedhur nga “rrjetet e menaxhuara nga AT&T, apo nga një kompani tjetër që menaxhon një pjesë të të dhënave të klientëve të saj", thuhet në njoftimin e kompanisë me bazë në Dallas. Kompania tha se ka nisur një hetim për incidentin dhe ka filluar të njoftojë klientët e ndikuar nga kjo ndërhyrje kiberentike. Ja çfarë duhet të dini.

ÇFARË INFORMACIONI ËSHTË VJEDHUR NGA SULMI KIBERNETIK?

Ndonëse klientët dhe llogaritë janë ndikuar në mënyra të ndryshme, kompania AT&T thotë se autorët e sulmit kibernetik kanë arritur të vjedhin numrat e sigurimeve shoqërore dhe kodet verifikuese të klientëve, që ndryshe nga fjalëkalimet, janë kode katër shifrore.

Emrat e plotë, adresat e postës elektronike, adresa postare, numrat e telefonit, datat e lindjes dhe numrat e llogarisë në kompaninë AT&T gjithashtu mund të jenë komprometuar. Të dhënat e vjedhura janë që nga viti 2019 ose më herët dhe nuk duket se përfshijnë informacione financiare ose historitë e thirrjeve telefonike, tha kompania.

SI MUND TA DINI NËSE JENI PREKUR NGA KJO NDËRHYRJE KIBERNETIKE?

Klientët e ndikuar nga vjedhja kibernetike do të marrin një email ose letër direkt nga kompania AT&T në lidhje me incidentin. Njoftimet me email filluan të dërgohen që të shtunën, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë AT&T për agjencinë e lajmeve Associated Press.

ÇFARË MASA KA NDËRMARRË AT&T?

Përveç njoftimit të klinetëve , AT&T tha se tashmë ka ndryshuar kodet sekrete të përdoruesve aktualë. Kompania shtoi se do të paguajë për shërbimet e monitorimit të kredisë së klientëve aty ku është e mundur. AT&T tha gjithashtu se ka "filluar një hetim të gjerë" me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm të sigurisë kibernetike për të mësuar më shumë për pasojat e incidentit.

A KA PËRJETUAR AT&T VJEDHJE TË NGJASHME TË TË DHËNAVE?

AT&T ka pësuar disa ndërhyrje të ngjashme kibernetike në të kaluarën. Ndërsa kompania thotë se të dhënat nga sulmi i fundit kibernetik u shfaqën në një forum hakerimi gati dy javë më parë, ato ngjajnë shumë me një sulm kibernetik të vitit 2021, të cilin AT&T nuk e pranoi kurrë, thotë studiuesi i sigurisë kibernetike Troy Hunt.

"Nëse ata e vërtetojnë se ka patur një sulm kibernetik ndaj tyre në vitin 2021 dhe ata nuk i kanë njoftuar klientët e prekur nga kjo për disa vite, atëherë kompania mund të përballet me padi të shumta”, thotë eksperti Troy Hunt, themelues i një faqeje interneti me bazë në Australi, që paralajmëron njerëzit për publikime të paligjshme të informacioneve të tyre private. Një zëdhënës i kompanisë AT&T nuk pranoi të komentonte më tej kur u pyet për këtë çështje të dielën.

SI MUND TË MBROHENI NGA KY VEPRIM?

Shmangia këtyre vjedhjeve kibernetike mund të jetë e ndërlikuar në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, por konsumatorët mund të ndërmarrin disa hapa për të mbrojtur të dhënat e tyre personale.

Disa nga masat themelore që mund të ndërmerren për mbrojtjen nga sulmet kibernetike janë krijimi i fjalëkalimeve të ndërlikuara dhe vërtetimi i identitetit me më se një faktor. Nëse merrni një njoftim për vjedhjen e të dhënave tuaja, është mirë të ndryshoni fjalëkalimin dhe të monitoroni aktivitetin e llogarive financiare për transaksione të dyshimta. Gjithashtu duhet të vizitoni faqen zyrtare të një kompanie për informacione të besueshme kontakti sepse mashtruesit ndonjëherë përpiqen të përfitojnë nga lajmet për vjedhje të të dhënave, duke pretenduar se janë përfaqësuesë të kompanive përmes kopjimit të emaileve ose thirrjeve të tyre telefonike.

Komisioni Federal i Tregtisë gjithashtu u rekamondon konsumatorëve të përdorin kompanitë e vlerësimit dhe monitorimit të kreditit, si Equifax, Experian dhe TransUnion, të cilat ofrojnë ngrirje të hapjes së llogarive të reja kreditore dhe u dërgojnë informacione në kohë reale klientëve për transaksionet financiare të dyshimta, si dhe ofrojnë ndihmë në mbrojtjen nga përpjekjet për vjedhje të identitetit ose aktivitete të tjera keqdashëse.

Marrë nga VOA

at&t sulm kibernetik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj