Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ka mundësi që Ukraina të kërkojë që të lejohet lundrimi i anijeve, pasi që largimi nga Stambolli nuk do të nënkuptonte në mënyrë eksplicite një udhëtim transit përmes Bosforit. Por, edhe nëse anijeve do t’iu jepej leja që të largoheshin për në ujërat ukrainase gjatë luftës, analistët thanë se ato kanë të ngjarë që të shënjestrohen menjëherë nga Rusia.
UKRAINË- Anijet i përkasin klasit Ada të dizajnuar nga Turqia, të cilat kanë një teknologji që e bëjnë relativisht të vështirë që të zbulohen. Anijet mund të pajisen me armatime kundër anijeve dhe nëndetëseve. Marrëveshja për ndërtimin e dy anijeve, mes Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe firmës turke të inxhinierisë STM, u nënshkrua në vitin 2020 dhe Kievit i kushtuan 256 milionë dollarë këto dy anije.
“Ky lloj i anijes është kundër nëndetëseve. Për këtë është e specializuar”, tha Volodymyr Zablotskiy, ekspert në Defense Express, për Shërbimin Ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
“Ato [anijet] kanë helikopterë, hidroakustikë dhe sisteme të detektimit elektrik që mund të përcaktojnë se çfarë nënkuptojë tingujt e detektuar. Pra, është një anije që e di se ku është n
Ka mundësi që Ukraina të kërkojë që të lejohet lundrimi i anijeve, pasi që largimi nga Stambolli nuk do të nënkuptonte në mënyrë eksplicite një udhëtim transit përmes Bosforit. Por, edhe nëse anijeve do t’iu jepej leja që të largoheshin për në ujërat ukrainase gjatë luftës, analistët thanë se ato kanë të ngjarë që të shënjestrohen menjëherë nga Rusia.
“Shpresoj që lufta të mbarojë në kohën kur këto anije do të marrin lejen që të lundrojnë”, tha Oleg Chubuk, ish-zëdhënës i Marinës ukrainase.
“Rusët po i presin ato, do t’i përndjekin nga momenti që ato të kalojnë [në ujërat ukrainase]”.
Zablotskiy u pajtua me këtë, duke theksuar se anijet janë një cak me vlerë të lartë për Rusinë sapo ato të jenë në ujërat ukrainase.
“Është më mirë që ato, tash për tash, të mbeten në Turqi”, tha ai.
jë nëndetëse dhe si duhet ta sulmojë atë”, shtoi eksperti.
Anijet janë rreth 100 metra të gjatë dhe afër 15 metra të gjera. Dy anijet janë të pajisura me sisteme amerikane kundër anijeve, Harpoon, si dhe me sisteme kundër avionëve, kanë pajisje të artilerisë, mitraloz të kalibrit të lartë dhe tuba silurues.
Por, shumëkush pyet nëse këto anije do të kenë ndonjë rol në konfliktin aktual me Rusinë apo nëse do të jenë në gjendje të arrijnë në zonën e luftës. Nuk është e qartë nëse dy anijet do të lejohen që të lundrojnë përmes Bosforit.
Turqia është detyruar të mbyllë rrugën strategjike detare për anijet për të dyja palët gjatë një konflikti, sipas një konvente të vitit 1936 që rregullon kalimin e anijeve përmes kësaj ngushtice strategjike.
Në dhjetor të vitit 2023, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia njoftuan se do të udhëhiqnin një koalicion të ri të forcave detare që do t’i ofrojë mbështetje Ukrainës në terma afatgjatë, përfshirë trajnime, pajisje dhe infrastrukturë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës në Detin e Zi.
Britania po ashtu ka premtuar se do t’i japë Ukrainës dy anije për pastrimin e minave, por ato ende nuk i janë dërguar Kievit për shkak të ndalesës që të kalojnë përmes Bosforit.
Industria e madhe për ndërtimin e anijeve e Ukrainës faktikisht ka dalë jashtë funksionit që nga shkurti i vitit 2022 kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti dhe kur Marina ukrainase pësoi humbje të mëdha, përfshirë edhe shkatërrimin e anijes kryesore, Hetman Sahaidachny. Ajo u shkatërrua në Mikolajiv, me synimin që të mos binte në duart ruse.
Aktualisht, ndërtimi i anijes së Ukrainës, e emëruar Volodymyri i Madh, është pezulluar në Mikolajiv, pasi ky qytet-port në jug të shtetit vazhdimisht është cak i sulmeve ruse. Nëse do të përfundonte ndërtimi i kësaj anijeje, me shumë gjasa ajo do të bëhej anija kryesore e Marinës ukrainase.
Marrë nga REL
Foto ilustruese KOSOVË- Deri tani tarifa për depozitimin e monedhave metalike ka qenë si për shembull, për dorëzimin e 10.000...
foto ilustruese SHBA- Një rrugë alternative e përkohshme për anijet do të hapet në qytetin amerikan të Baltimores pas sh...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Kandidati i pritshëm republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, do të zhvillojë n...
foto ilustruese SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë po planifikojnë të mbajnë një takim virtual p&e...
Foto ilustruese IZREL- Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës herët të hënën pas një ba...
foto nga vendngjarja Një anakondë gjigante u pa duke shtypur për vdekje një aligator të ri duke u mbështjellë rreth tij ...
Foto ilustruese GREQI- Dhjetra emigrantë të gjetur në një varkë druri në Detin Mesdhe midis Afrikës veriore dhe Evrop&eu...
foto ilustruese PALESTIN- Presidenti Mahmud Abbas tha të dielën se qeveria e re palestineze, e udhëhequr nga kryeministri Mohammed Mustafa, ...
Vuçiç dhe Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një...
foto ilustruese RUSI- Sanksionet globale kundër Federatës Ruse vazhdojnë të pengojnë furnizimin e burimeve kryesore për indus...