LIVE UPDATES
Bota

Militantët vrasin 12 ushtarë të Pakistanit

Zyra për media e ushtrisë e konfirmoi incidentin, por përmes një deklarate tha se ka vrarë 13 militantë gjatë operacionit. Një zyrtar i lartë policor në atë zonë, që foli në kushte anonimiteti për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë konfirmoi sulmin ndaj një automjeti ushtarak në zonën Badar Fakir Sarai.

13 Shtator 2025, 18:29 Nga E. D
Militantët vrasin 12 ushtarë të Pakistanit
foto ilustruese

PAKISTAN- Të paktën 12 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të kryer nga grupi militant Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), në zonën Bar të Vaziristanit të Jugut më 13 shtator, tha ushtria pakistaneze. Ushtria e Pakistanit tha se trupat e saj ishin duke kryer operacione kundër militantëve kur u përballën me një kundërsulm.

Zyra për media e ushtrisë e konfirmoi incidentin, por përmes një deklarate tha se ka vrarë 13 militantë gjatë operacionit. Një zyrtar i lartë policor në atë zonë, që foli në kushte anonimiteti për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë konfirmoi sulmin ndaj një automjeti ushtarak në zonën Badar Fakir Sarai.

TTP-ja, që njihet edhe si talibanët pakistanezë, mori përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i grupit militant, Muhammad Khurasani tha se 30 ushtarë u vranë. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Talibanët pakistanezë janë grup i veçantë nga talibanët afganë, edhe pse kanë një aleancë të ngushtë. Që kur talibanët afganë morën kontrollin në Kabul më 2021, TTP-ja ka fituar besim dhe shumica e udhëheqësve dhe luftëtarëve kanë gjetur strehim përgjatë kufirit me Afganistanin.

Islamabadi akuzon qeverinë e talibanëve në Afganistan se u ofron strehim talibanëve pakistanezë, me mbështetje nga India – një akuzë që ka rritur tensionet si në Kabul ashtu dhe në Nju Delhi, që i hedhin poshtë akuzat.

Ky sulm vjen një tjetër sulm të ngjashëm më 12 shtator në Lover Dir, në Kiber Pakhtunkva, kur militantët vranë shtatë ushtarë të korpusit kufitar dhe plagosën 13 të tjerë, sipas policisë lokale dhe një zyrtari të inteligjencës.

Operacionet e sigurisë kundër militantëve janë intensifikuar kohët e fundit në Kiber Pakhtunkva, pas sulmeve të shpeshta të militantëve që kanë për shënjestër ushtrinë e Pakistanit dhe forcat paramilitare. Më 11 shtator, ushtria pakistaneze njoftoi se kishte vrarë 19 militantë gjatë operacioneve në distriktet Momand, Vaziristan Verior dhe Banu./REL

pakistanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj