LIVE UPDATES
Bota

Millorad Dodik dënohet me një vit burg, për gjashtë vjet i ndalohet ushtrimi i një detyre politike

Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.

26 Shkurt 2025, 13:33 Nga r.ll
Millorad Dodik dënohet me një vit burg, për gjashtë vjet i
milorad dodik

SARAJEVË- Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiç, është liruar nga të gjitha akuzat. Në pritje të vendimit, në Banjallukë është mbajtur një protestë si shenjë mbështetjeje për Dodikun.

Disa janë parë duke mbajtur mbishkrime "Dënimi i presidentit, sulm ndaj Republikës Sërpska" dhe "Sërpska është krenaria jonë, presidenti mbrojtësi ynë". Vetë Dodiku është parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska në Banjallukë, i cili ka mbajtur seancë pak para shpalljes së aktgjykimit. Më herët ai kishte thënë se nuk do të paraqitet në shpalljen e aktgjykimit para Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë.

Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.

Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Sërpskas. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Kodi Penal i Bosnje-Hercegovinës për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë parashikon dënim me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe mundësinë e shkarkimit nga detyra të një individi dhe ndalimin e veprimtarisë politike.

Në fjalën përfundimtare, më 19 shkurt, Prokuroria e Bosnjës kërkoi nga Gjykata të shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim për Dodikun dhe t’i ndalojë veprimtarinë politike për dhjetë vjet. Po të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Llukiçin.

Dodik, në fjalën e tij përfundimtare, tha se "të gjithë bashkë duhet të luftojmë që Bosnje-Hercegovina të mos jetë më një protektorat, por të rikthejë sovranitetin e saj", duke përsëritur pretendimet e vjetra se Schmidt nuk ka legjitimitet, pasi emërimi i tij nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, siç ka ndodhur me përfaqësuesit e mëparshëm të Lartë.

Presione mbi Gjykatën dhe tubime mbështetëse

Gjyqi ndaj Dodikut dhe Llukiçit filloi më 5 shkurt 2024 dhe është shoqëruar me akuza nga mbrojtja ndaj Gjykatës së Bosnjës, gjyqtarëve dhe prokurorëve për anshmëri, si dhe kërkesa për zhvendosjen e procesit gjyqësor në një gjykatë në Banjallukë.

Çdo seancë është ndjekur nga dhjetëra mbështetës të Dodikut nga e gjithë Bosnja, të cilët pretendonin se kishin ardhur me vullnetin e tyre përpara ndërtesës së Gjykatës në Sarajevë.

Ndërsa pritet vendimi i këtij gjyqi njëvjeçar, presionet mbi Gjykatën janë shtuar. Kështu, udhëheqësia e Republikës Sërpska ka kërcënuar me "vendime radikale" dhe braktisjen e të gjitha institucioneve të Bosnje-Hercegovinës, nëse Dodik dënohet.

Edhe një ditë para shpalljes së aktgjykimit, në Banjallukë u mbajt një tubim mbështetjeje për institucionet e Republikës Sërpska.

Më 24 shkurt, Qeveria e Republikës Sërpska miratoi një dokument të titulluar "Informacion mbi rrëzimin e Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës, masat dhe detyrat për mbrojtjen e Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës", të cilin e dërgoi në Kuvendin e këtij entiteti.

Në dokument thuhet, ndër të tjera, se Republika Sërpska do të ndërmarrë masa përmes mjeteve politike dhe ligjore "nëse dhuna ligjore ndaj Republikës Sërpska nuk ndalet dhe nëse nuk ka vullnet politik dhe mbështetje ndërkombëtare për ta kthyer Bosnjën në bazat e saj dhe për ta transformuar në një shtet ku respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Dejtonit".

Mesazhet e EUFOR-it, NATO-s…

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, ambasadorët e Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) u bënë thirrje politikanëve në Bosnje-Hercegovinë që të përmbahen nga presionet dhe kërcënimet politike, si dhe të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Në një seancë të jashtëzakonshme në Sarajevë, Bordi Drejtues i PIC-it konfirmoi përkushtimin ndaj integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës, si një shtet unik dhe sovran, i përbërë nga dy entitete, dhe Distriktit Bërçko si një njësi administrative e veçantë, tha për gazetarët Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt.

Schmidt u dërgoi një mesazh qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës se bashkësia ndërkombëtare mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se "për Bosnje-Hercegovinën nuk ka negociata, dhe se ajo do të vazhdojë të ecë përpara në rrugën evropiane". Ai, gjithashtu, tha se e kupton shqetësimin e shumë qytetarëve për zhvillimet e fundit.

"Jini të sigurt se bashkësia ndërkombëtare mbetet vigjilente dhe e kujdesshme. Marrëveshja e Dejtonit dhe institucionet shtetërore vazhdojnë të jenë të mbrojtura dhe duhet të respektohen", tha Schmidt pas seancës së Bordit Drejtues të PIC-it, i cili përbëhet nga ambasadorë të vendeve perëndimore, të Organizatës së Konferencës Islamike dhe të Rusisë, e cila nuk merr më pjesë në punimet e këtij organi. Përndryshe, PIC siguron udhëzime politike për Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje-Hercegovinë.

Takimi i ambasadorëve evropianë dhe qëndrimi i BE-së

Njëkohësisht, të martën u mbajt një takim i ambasadorëve evropianë me kryesuesen e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës (BeH), Zhelka Cvijanoviç. Në këtë takim u theksua se veprimet që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet janë të papranueshme për Bashkimin Evropian. Takimit i priu edhe Përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje, Luigi Soreca.

Soreca shkroi në rrjetin social X se, ndër të tjera, u theksua që liderët politikë duhet të respektojnë rendin kushtetues të Bosnje-Hercegovinës, të punojnë për dialog dhe kompromis, si dhe të respektojnë sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje shtoi, gjithashtu, se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Bosnje - Hercegovinës.

"BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të vendit si një shtet unik dhe i bashkuar. BeH ka një mundësi historike për të hapur negociatat për anëtarësim në BE", theksoi Soreca në rrjetin social X.

Reagimet nga Serbia dhe Hungaria

Gjykimi ndaj Dodikut dhe Llukiqit ka ngjallur reagime edhe nga përfaqësuesit e qeverive të Serbisë dhe Hungarisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 17 shkurt në Budapest se shpreson që "në Bosnje nuk do të merren vendime gjyqësore që mund të rrezikojnë stabilitetin".

Dy ditë para seancës së fundit, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirrje për "ndalimin e ndëshkimit të Dodikut", i cili, së bashku me të gjithë udhëheqësinë e Republikës Sërpska, është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për korrupsion dhe minimin e Bosnjës.

Si erdhi deri te procesi gjyqësor?

Në seancat e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, në qershor të 2023, u miratuan ligje jokushtetuese, sipas të cilave aktet juridike të Përfaqësuesit të Lartë nuk do të publikoheshin në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska, ndërsa vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, të cilat janë përfundimtare dhe detyruese, sipas Kushtetutës së vendit, nuk do të zbatoheshin në territorin e këtij entiteti.

Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, shfuqizoi më 1 korrik 2023 kompetencat e Bonit, dy ligjet e entitetit dhe bëri ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, duke e bërë refuzimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë një vepër penale.

Më 7 korrik 2023, Dodik nënshkroi dekretet që shpallnin këto ligje të vlefshme, dhe ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Prokuroria e Bosnjës ngriti aktakuzë kundër Dodikut dhe Llukiqit më 11 gusht, dhe gjykata e konfirmoi atë më 11 shtator.

Dodik më parë ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në shpalljen e aktgjykimit, por u ka bërë thirrje qytetarëve - që për më shumë se një vit janë mbledhur para Gjykatës së Bosnjës për ta mbështetur - të marrin pjesë në mitingun e planifikuar të mërkurën në Banjallukë.

Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, dhe pas paraqitjes së ankesave, Këshilli i Apelit i Gjykatës së Bonjës pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda rreth tre muajsh e gjysmë.

Ky është procesi i parë gjyqësor në Bosnje-Hercegovinë për veprën penale të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë./REL

millorad dodik

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje