Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ai tha se 300 punëtorë të ndërrimit të parë kanë mbajtur grevë të mërkurën.
KOSOVË- Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë më 12 korrik. Kreu i sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, tha për Radion Evropa e Lirë se greva ka nisur për shkak se atyre nuk u ka dalë paga e muajit qershor.
Ai tha se 300 punëtorë të ndërrimit të parë kanë mbajtur grevë të mërkurën.
“Greva ka filluar nga vetë punëtorët, por edhe Sindikata i përkrah kërkesat e tyre si kërkesa legjitime dhe të pamohueshme. Tani jemi në ndërrimin e dytë. Në bazë të informacioneve që kemi, tani është realizuar paga me 50 për qind. Jemi në pritje të punëtorëve se çfarë vendimi do të marrin ata”, tha Jonuzi.
Sipas tij, përveç mosrealizimit të pagës, punëtorët kanë edhe pakënaqësi të tjera për të mbajtur grevë.
“Pas komunikimit me punëtorët, ata kanë pasur edhe arsye të tjera sikurse mungesa e kushteve elementare, sigurimi shëndetësor, borxhi i madh ndaj punëtorëve në Trustin Pensional”, tha Jonuzi.
Sipas Januzit, menaxhmenti i kombinatit ka arsyetuar mosekzekutimin e pagave me mungesën e mjeteve financiare. Po ashtu, sipas Januzit, menaxhmenti po ankohet se nuk ka prodhim të mjaftueshëm, por sindikata, sipas tij, vlerëson se ka keqmenaxhim të kombinatit dhe mungesa e investimeve.
Pagat e punëtorëve në “Trepçë” sillen nga 600 deri në 800 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Por, asnjë prej punëtorëve nuk ka sigurim shëndetësor apo jetësor.
“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. “Trepça” pritet që t’i kalojë nën pronësi Fondit Sovran, që sipas Qeverisë së Kosovës, do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.
Marrë nga REL
Ben ëallace Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace ka komentuar kërkesën dhe thirrjet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy p&...
Jens Stoltenberg LITUANI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsërit se vendimi për të hequr barrierat p&e...
Djegia e Kuranit SHBA- Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara votoi për të dënuar incidentet e fundit ...
Foto ilustruese Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës që të "ndalë kërcënimin rutinë" që u bën an...
Joe Biden LITUANI- Presidenti amerikan Joe Biden vijon të jetë në qendër të vëmendjes në daljet e tij publike dhe takim...
Bvlgari Argjendarja luksoze 'Bulgari' ka kërkuar falje pasi shfaqi Tajvanin si një vend të pavarur në faqen e tij ndërkombët...
Milorad Dodik Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se vendimet e përfaqësuesit të lartë n&eu...
Vladimir Plahotniuc Agresioni i zgjatur i Rusisë në Ukrainë ka ngritur shqetësimin se Moldavia mund të jetë e radhës n&e...
LITUANI- Zonja e Parë e Ukrainës, ajo e Turqisë dhe ajo e Francës gjithashtu morën pjesë në mbrëmjen e parë t&eum...
Emmanuel Macron dhe Jakov Milatoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka marrë ftesë për vi...