Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
FOTOT- Jo vetëm liderët botërorë por edhe zonjat e para "vodhën shfaqjen", Marcon tërheq vëmendje me fustanin e shkurtër
Brigitte Macron i pëlqen fundet mbi gju, kjo u duk edhe mbrëmë.
12 Korrik 2023, 15:13Nga k.m.
LITUANI- Zonja e Parë e Ukrainës, ajo e Turqisë dhe ajo e Francës gjithashtu morën pjesë në mbrëmjen e parë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Olena Zelenska është shfaqur me një takime me një veshje tejet të sofistikuar, ndërsa Brigitte Macron e ka përshtatur me një fustan të shkurtë me një detaj shik në shpinë.
Brigitte Macron i pëlqen fundet mbi gju, kjo u duk edhe mbrëmë.
"Unë vesh funde mbi gju, jo minifunde! E pranoj që më pëlqente të vishja minifunde kur isha më e vogël, unë dhe miqtë e mi i fshihnim në çanta kur dilnim. Më pas nisa të vishja funde të gjata derisa një ditë gjyshja ime më kapi dhe më tha: Zoti im, dukesh si gjyshe. Nuk i kam veshur më kurrë,"-ka treguar ajo në një intervistë për Elle vite më parë.
Mes tyre ishte dhe zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan, e cila i mbetet besnike stilit të saj të veçantë të modës. Mes fotove të kapura ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili dukej mjaft i përfshirë në një bisedë me bashkëshortin e Emine, presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.