LIVE UPDATES
Bota

Ministrat e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të BE-së

Për herë të parë sot, gjashtë ministra të jashtëm nga Ballkani Perëndimor u ftuan të jenë pjesë e Këshillit të rregullt zyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Tema e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon.

16 Maj 2022, 19:19 Nga DOSJA

Ministrat e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë për herë

BRUKSEL- Ditën e sotme është zhvilluar një takim në Bruksel mes përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe 6 ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe ministrja shqiptare Olta Xhaçka.

Për herë të parë sot, gjashtë ministra të jashtëm nga Ballkani Perëndimor u ftuan të jenë pjesë e Këshillit të rregullt zyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Tema e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon.

Në fjalën e saj Ministrja Xhacka evidentoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian, si edhe përkushtimin e qeverisë shqiptare në zbatimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me agjendën evropiane. Shqipëria, theksoi ajo, është një aleate dhe partner i besueshëm i Bashkimit Evropian përsa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë, duke u linjëzuar plotësisht me vendimet dhe deklaratat e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Gjatë ndërhyrjes së saj Kryediplomatja theksoi gjithashtu se mënyra se si Shqipëria ka reaguar ndaj situatës aktuale gjeopolitike i ka ngritur edhe më tej vlerat vendit tonë në sytë e partnerëve euro-atlantikë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duhet lejuar të shndërrohet në një dëm kolateral të krizës në Ukrainë, por duhet të përfshihet në iniciativat e përbashkëta evropiane për zgjidhjen e sfidave që dalin përpara.

Ndërkohë, vendimi për caktimin e dates së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, sipas Ministres Xhaçka, do të ishte e vetmja rrugë për të ruajtur fuqinë transformuese të BE-së në rajon, për të mbajtur lart mbështetjen qytetare ndaj procesit të integrimit, si dhe për të rritur aftësitë për t’u përballur me ndikimin e aktorëve të tretë.

Ndërkohë kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani i paralajmëroi homologët e tij për pasojat ekonomike dhe politike të këtij konflikti në rajon, si dhe nevojën për të shpëtuar kredibilitetin e BE-së që tani, duke zhbllokuar procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Për palën maqedonase, Bullgaria është në lëvizje, Maqedonia e Veriut përmbushi gjithçka që iu kërkua.

"Po e përsëris, topi është në Republikën e Bullgarisë. Republika e Bullgarisë duhet të vendosë nëse do ta shfrytëzojë këtë moment për të gjithë rajonin pas këtyre ngjarjeve në Ukrainë, nëse BE-ja do të marrë udhëheqjen strategjike në rajon. Republika e Maqedonisë së Veriut ishte partner konstruktiv në këto bisedime, në përmbushjen e këtyre kritereve. Kam frikë se ky moment që kemi tani mund të humbasë. Siç thashë në Këshillin për Punë të Jashtme, dhurata më e madhe për Rusinë do të jetë shkatërrimi i besueshmërisë së BE-së në rajon”, tha Osmani.

Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke u dakordësuar rreth faktit se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është prioritet dhe një investim i rëndësishëm sigurie, ekonomik dhe gjeostrategjik për vetë Bashkimit Evropian.

Shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian (BE), do t’iu ofrohet angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian. Po ashtu, këto shtete pritet të ftohen më shpesh në takime të nivelit të lartë të BE-së.

Një dokument pune i diskutuar nga ministrat e jashtëm të BE-së gjatë 16 majit, tha se përfaqësuesit e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut mund të ftohen të marrin pjesë në takimet e zgjedhura të Këshillit të BE-së dhe organeve përgatitore të politikës së jashtme.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë