All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen në Moskë për bisedime

Dy vendet janë në konflikt për rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili ka një rëndësi kulturore për të dy shtetet.

19 Maj 2023, 16:23 Nga I.A
Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen në
Takimi
All - Paragraf - 1

RUSI- Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan për bisedime në Moskë këtë të premte, në një takim që u drejtua nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Dy vendet janë në konflikt për rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili ka një rëndësi kulturore për të dy shtetet.

Nagorno-Karabaku, njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por rajoni me një popullsi prej 120 mijë banorësh, kryesisht armenë etnikë u shkëput nga Bakuja në një luftë në fillim të viteve 1990. Zoti Lavrov u tha homologëve se Rusia ka lidhje me Kaukazin e Jugut, ku ndodhet rajoni dhe Moska ishte shumë e interesuar që atje të ketë paqe dhe stabilitet.

“Veç nevojës për të stabilizuar situatën në Nagorno-Karabak dhe në kufi, duhen zgjidhur problemet humanitare, të zhbllokohen linjat e transportit tregtar dhe natyrisht të bihet dakord për marrëveshjen e paqes, për të cilën të dyja vendet po punojnë në mënyrë aktive”, tha zoti Lavrov.

Ministri i Jashtëm I Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se, që prej vitit të kaluar, procesi i bisedimet nuk ka përparuar. “Në parim, mbështesim faktin se që prej fillimi të majit, dinamikat kanë qenë shumë pozitive”, tha ai.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, vuri theksin tek parandalimi i përshkallëzimit të tensioneve.

“Dua të vë në dukje rendësinë për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të mos lejuar përdorimin e forcës, për çka, kanë rënë dakord udhëheqësit tanë. Ka edhe një deklaratë për këtë”, tha ai.

Pas rënies së Bashkimit Sovjektik, në Nagorno Karabak shpërtheu një luftë në shkallë të gjerë, që përfundoi në 1994. Forcat etnike armene të mbështetura nga Armenia morën kontrollin jo vetëm të Nagorno Karabakut, por edhe zonave përreth. Në shtator të vitit 2020, Azerbajxhani ndërmori një sulm në shkallë të gjerë në rajon dhe për 6 javë me radhe pati luftime të ashpra.

Luftimet u ndërprenë pas një marrëveshjeje armpëpushimi, të mbështetur nga Rusia, sipas të cilës, Azerbajxhani rifitoi kontrollin e Nagorno –Karabakut dhe territorit përrreth, që më parë kontrollohej prej armënve. Rusia ka dërguar forca paqeruajtëse për të mbajtur situatën në kontroll, përfshirë korridorin Lachin, e vetmja rrugë në territorin e Azerbajxhanit që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno-Karabakut.

Të dy palët, po zhvillojnë bisedime për një marrëveshje paqeje dhe ministri i jashtëm rus la të kuptohet se po punojnë mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

Marrë nga VOA

sergei lavrov konflikti nagorno-karabak

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj