Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
BRUKSEL- Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore që do të jenë në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Deri tani, të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë, kanë mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Për më tepër, në vitin e fundit, përshtatja e Serbisë me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme është zvogëluar edhe më shumë.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim edhe për kërcënimet që dëgjohen në Bosnje e Hercegovinë për rrezikimin e integritetit territorial të këtij vendi. Thirrje të tilla vazhdojnë të vinë nga lideri i Serbëve të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik.
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që edhe nga ky takim të përsëritet thirrja për progres në procesin e normalizimit të raporteve dhe zbatimin e të gjitha obligimeve që palët kanë marrë përsipër në këtë proces.
Pas udhëzimeve që liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë nga samitet e Bërdos në vitin 2021 dhe Tiranës në vitin 2022, Bashkimi Evropian ka asistuar partnerët që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për t’u përballur me kërcënimet hibride, posaçërisht ato kibernetike dhe me fushatat e manipulimit dhe ndërhyrjes nga faktorë të jashtëm.
BE-ja ka përfshirë vendet e rajonit edhe në planet e përbashkëta për të parandaluar aktet terroriste. Të gjitha këto do të jenë edhe tema për të cilat ministrat e BE-së dhe kolegët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do t’i diskutojnë në takimin e tyre të përbashkët.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese KOSOVË- Ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Rama...
Centrali i Zaporizhzhia UKRAINË- Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia kaloj në gatishmëri. Reuters raporton se Vladimir Rogov th...
foto ilustruese PALESTINË- Tre palestinezë janë vrarë në kampin e refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor të p...
Bahmuti UKRAINË- Ukraina deklaroi të dielën se forcat e saj po vazhdojnë të përparojnë në periferi të Bahmutit...
foto ilustruese UKRAINË- Analiza satelitore nga 'BBC Verify' ka zbuluar disa nga mbrojtjet e gjera të ndërtuara nga Rusia ndërsa pë...
foto ilustruese SHBA- Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub n...
Senatoret bashke me Kurtin KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë sot senatorët amerikanë, Chris Murphu dh...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Me numërimin e votave tashmë në 99.61% në Greqi, Demokracia e Re siguron 40.79% dhe 146 manda...
Alexis Tsipras GREQI- Mblidhet sot të hënën Zyra Ekzekutive e SYRIZA-së për të diskutuar fajin për kolaps...
Yevgeny Prigozhin UKRAINË- Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krij...