LIVE UPDATES
Bota

Ministri izraelit Ben-Gvir provokon me vizitën në Malin e Tempullit

Kompleksi ka qenë skenë përleshjesh të shpeshta mes protestuesve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë, herën e fundit në prill të vitit të kaluar.

4 Janar 2023, 07:53 Nga DOSJA
Ministri izraelit Ben-Gvir provokon me vizitën në Malin e Tempullit
Ministri Ben-Gvir

JERUSALEM - Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit vizitoi të martën një prej objekteve më të shenjta të Jeruzalemit, për herë të parë që nga marrja e detyrës në qeverinë e re të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu javën e kaluar. Vizita shihet nga palestinezët si një provokim.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët palestinezë thanë se një djalë 15-vjeçar u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite pranë qytetit të pushtuar të Betlehemit në Bregun Perëndimor. Ushtria izraelite tha se forcat e saj kishin qëlluar një person të përfshirë në konfrontime të dhunshme me ushtarët. Në Jerusalem, ministri Itamar Ben-Gvir hyri në kompeksin ku ndodhet Mali i Tempullit, një objekt i shenjtë për hebrenjtë, si dhe Xhamia Al-Aqsa, një nga objektet më të shenjta për myslimanët.

Ben-Gvir ka kërkuar prej kohësh një qasje më të madhe për hebrenjtë në vendin e shenjtë, gjë që shihet nga palestinezët si provokim dhe si një paralajmërim i mundshëm nga Izraeli për të marrë kontrollin e plotë mbi kompleksin. Shumica e rabinëve i ndalojnë hebrenjtë të luten në atë vend, por ka pasur një lëvizje në rritje vitet e fundit të hebrenjve që mbështesin lutjen në vendin e shenjtë. Kompleksi ka qenë skenë përleshjesh të shpeshta mes protestuesve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë, herën e fundit në prill të vitit të kaluar.

Mbretëria Hashemite e Jordanisë, e cila vepron si kujdestare e vendit së kontestuar, e dënoi "me termat më të fortë" vizitën e ministrit Ben-Gvir. Synimi i deklaruar i zotit Ben-Gvir për të vizituar vendin në fillim të kësaj jave bëri që grupi militant islamik Hamas të reagonte me kërcënime. Ben-Gvir shkroi në Twitter pas vizitës së tij se vendi i shenjtë "është i hapur për të gjithë dhe nëse Hamasi mendon se duke më kërcënuar do të më pengojë, ata duhet të kuptojnë se kohët kanë ndryshuar". Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se hyrja e Ben-Gvir në kompleks të martën, ishte "vazhdim i agresionit pushtues të zionistëve ndaj vendeve tona të shenjta dhe i luftës kundër identitetit tonë arab".

“Populli palestinez do të vazhdojë të mbrojë vendet e tij të shenjta dhe xhaminë Al-Aksa”, tha ai.

Ofir Gendelman, i cili ka shërbyer prej kohësh si zëdhënësi në gjuhën arabe i kryeministrit Benjamin Netanyahu, publikoi një video që tregon se "situata është plotësisht e qetë" në vendin e shenjtë pas largimit të ministrit Ben-Gvir. Faltorja në majë të kodrës është vendi i tretë më i shenjtë për fenë Islame dhe një simbol emocional për palestinezët. Ajo shtrihet në një sipërfaqe të madhe që është gjithashtu vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët e quajnë atë Malin e Tempullit, sepse në antikitet ishte vendndodhja e dy tempujve hebraik.

Pretendimet kontradiktore për vendin e shenjtë qëndrojnë në zemër të konfliktit izraelito-palestinez dhe kanë shkaktuar valë të shumta dhune në të kaluarën. Ben-Gvir është kreu i fraksionit ultranacionalist fetar Fuqia Hebraike dhe ka bërë në të kaluarën komente dhe veprime nxitëse kundër palestinezëve. Një ditë më parë, udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili deri javën e kaluar ishte kryeministër i Izraelit, foli kundër vizitës së zotit Ben-Gvir, duke thënë se ajo do të "çonte në dhunë që do të rrezikonte jetë njerëzish".

Vizita e tij erdhi pas muaj tensionesh në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve. Të hënën, grupi izraelit i të drejtave B'Tselem tha se viti 2022 ishte viti më vdekjeprurës për palestinezët, që nga viti 2004, një periudhë e dhunës intensive që erdhi si pasojë e një kryengritjeje palestineze. Ai tha se rreth 150 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor. Ushtria izraelite ka kryer bastisje pothuajse ditore në qytete palestineze që nga një valë sulmesh palestineze kundër izraelitëve që vrau 19 persona pranverën e kaluar. Një valë e re sulmesh vrau të paktën nëntë izraelitë të tjerë në vjeshtë.

Në incidentin e të martës, Ministria e Shëndetësisë palestineze tha se Adam Ayyad, 15 vjeç, vdiq nga një plagë plumbi në gjoks. Ushtria izraelite tha se oficerët e Policisë Kufitare u sulmuan në kampin e refugjatëve Dheisha, pranë Betlehemit. Ai tha se trupat qëlluan mbi njerëzit duke hedhur bomba zjarri dhe konfirmoi se një person u qëllua. Ushtria izraelite thotë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. Por në konfrontime janë vrarë gjithashtu edhe të rinj që hedhin gurë duke protestuar kundër forcave izraelite si dhe persona të tjerë të papërfshirë.

Marrë nga VOA

itamar ben gvir

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj