LIVE UPDATES
Bota

Ministri serb takon Lavrovin: Sanksionet e BE-së, histeri

Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po largohet nga rruga e saj drejt në BE-së dhe po kthehet më shumë drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, por edhe Kinës.

22 Gusht 2022, 21:08 Nga e.k
Ministri serb takon Lavrovin: Sanksionet e BE-së, histeri
Aleksandër Vulin dhe Aleksandër Vuçiç

RUSI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin u takua të hënën në Moskë, me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov të hënën në Moskë, një vizitë e rrallë kjo nga një zyrtar shtetëror i një vendi evropian. Zoti Vulin theksoi refuzimin e Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Ministri i Brendshëm serb, i cili njihet për qëndrimet e tij pro-ruse dhe anti-perëndimore, deklaroi se i tha kryediplomatit rus, Sergei Lavrov se “Serbia është i vetmi shtet në Europë që nuk ka vendosur sanksione dhe nuk ka qenë pjesë e histerisë anti-ruse”.

Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po largohet nga rruga e saj drejt në BE-së dhe po kthehet më shumë drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, por edhe Kinës.

Ministri Vulin konsiderohet si “njeriu i Moskës” brenda qeverisë serbe.

Ai ka mbrojtur krijimin e “botës serbe” që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit reagoi ashpër të hënën gjatë një interviste me radion publike britanike, BBC kur u pyet lidhur me kontaktet që mban me Moskën dhe pasi gazetarja i përmendi akuzën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se është interesi i Moskës që të zhvendosë konfliktin diku tjetër, për të destabilizuar Evropën.

Duke e ngritur zërin, zoti Vuçiq tha “s’kam folur me ta (Rusinë) prej një kohë të gjatë. Për herë të fundit me Putiniun kam folur para 3 apo 4 muajsh, lidhur me problemin e furnizimit me gaz. Ata (Kosova) vetëm duan ta shfrytëzojnë Rusinë duke folur për këtë. Të gjithë e dinë se këto akuza janë dështim i plot dhe gënjeshtra brutale. Ne kemi një ushtri neutrale, por ndërkohë do të kujdesemi për veten”.

Presidenti serb u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi mbi pesë orë përfundoi pa marrëveshje, ndonëse ai u mbajt kryesisht për zbutjen e tensioneve të 31 korrikut kur serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugët si reagim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për masa reciproke, përfshirë edhe atë për konvertimin e targave të lëshuara nga Serbia me targa të Republikës së Kosovës.

I pyetur lidhur me vizitën e zotit Vulin në Moskë, të cilën gazetarja e quajti “interesante” për kohën në të cilën po zhvillohet, Presidenti serb tha se “Ju besoni se është interesante. Por, a nuk ishte interesante kur Karl Nehammer, udhëheqësi i Austrisë ishte atje, ose nuk ishte interesante kur presidenti turk, vendi i dytë më i fuqishëm i NATO-s e viziton Moskën, ju thoni që është interesante vetëm kur një nga ministrat e qeverisë së përkohshme të Serbisë po e viziton Moskën”, tha presidenti serb.

Vuçiq kujtoi se Serbia e ka dënuar në OKB sulmin në Ukrainë.

“Po është e vërtetë që jemi miq tradicional dhe kemi marrëdhënie të mira, por a jemi kukullat e tyre, jo nuk jemi”, tha udhëheqësi serb.

Pjesëtari i qeverisë teknike serbe Aleksandar Vulin megjithatë ka folur hapur se si Serbia duhet të braktisë objektivin e saj të anëtarësimit në BE dhe në vend të kësaj t'i drejtohet Moskës dhe ai shpesh ka sulmuar fqinjët e Serbisë dhe udhëheqësit e tyre, duke i quajtur ata me emra poshtërues.

Vitin e kaluar, zoti Vulin kishte krijuar një "grup pune" me Nikolai Patrushevin, sekretarin e fuqishëm të Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, për të luftuar "revolucionet me ngjyra" apo protestat masive që kanë çuar në përmbysjen e regjimeve në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ish-Jugosllavisë, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, mediat e pavarura serbe raportuan se zoti Vulin në fund të vitit të kaluar, i dorëzoi Nikolai Patrushevit përgjimet nga një takim i mbajtur në Beograd nga anëtarë të opozitës ruse. Opozitarët rusë, duke e pasur të vështirë të mbajnë takime të tilla në Rusi, zgjodhën Beogradin për t’u takuar pasi nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Serbi.

Menjëherë pas kësaj, disa nga ata që morën pjesë në takimin e mbajtur në Beograd u arrestuan në Rusi.

“Associated Press” shkruan se zoti Vulin nuk ishte bindës kur mohoi t’i kishte dorëzuar zotit Patrushev, kasetat me regjistrimin e takimit të Beogradit.

Zyrtarët e opozitës serbe kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vizitës së zotit Vulin në Moskë, ndërsa qeveria e re serbe pritet të formohet pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në prill. Shumica besojnë se udhëtimi i tij në Rusi u organizua nga Moska si një mënyrë për t'i bërë presion Beogradit për ta përfshirë atë në kabinetin e ri.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov kishte planifikuar të vizitonte Beogradin në qershor, por fqinjët e Serbisë që janë anëtarë të NATO-s refuzuan të lejojnë avionin e tij të fluturojë mbi territorin e tyre.

MinistriVulin tha në një deklaratë nga Moska të hënën se ai “ndjen keqardhje të thellë" për faktin që ministri Lavrov u pengua të vizitojë Beogradin në qershor nga vullneti i vendeve të tjera, duke theksuar se duke ndaluar vizitën zyrtare të ministrit Lavrov në Serbi, të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare janë shkelur.”

Marrë nga VOA

aleksander vucic aleksander vulin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj