LIVE UPDATES
Bota

Pineles: Hetimi nga Gjykata Speciale i krimeve të vetëm një grupi etnik dëmton besueshmërinë e saj

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autori i librit të botuar së fundmi “Odiseja e një Gjykatësi”, ku ai analizon punën e Gjykatës Speciale, thekson se nëse vendimet e saj nuk besohen nga njerëzit e Kosovës, atëherë një gjykata nuk do të arrinte njërin nga synimet kyçe, atë të ripajtimit të njerëzve.

22 Gusht 2022, 19:29 Nga I.A
Pineles: Hetimi nga Gjykata Speciale i krimeve të vetëm një grupi
Dean Pineles

SHBA- Trajtimi nga Gjykata Speciale i krimeve të luftës të kryera vetëm nga një grup shqiptarët dëmton besueshmërinë e saj, thotë ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it Dean Pineles. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autori i librit të botuar së fundmi “Odiseja e një Gjykatësi”, ku ai analizon punën e Gjykatës Speciale, thekson se nëse vendimet e saj nuk besohen nga njerëzit e Kosovës, atëherë një gjykata nuk do të arrinte njërin nga synimet kyçe, atë të ripajtimit të njerëzve.

Zëri i Amerikës: Zoti Pineles, në librin tuaj “Odieseja e një Gjykatësi, ju keni analizuar punën e Gjykatës Speciale të Kosovës. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli dhe udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në pritje të fillimi të gjyqit ndaj tyre në Hagë. Si e shihni punën e deritashme të Gjykatës Speciale të Kosovës për krime lufte?

Dean Pineles: Së pari, si një parim orientues i ligjit ndërkombëtar, njerëzit që kryejnë krime serioze si krime lufte, apo krime kundër njerëzimit, duhet të mbahen përgjegjës. Por, kjo shtron pyetjen se si duhet të mbahen këta njerëz përgjegjës për veprimet e tyre? Në Kosovë përgjigja për këtë ishte themelimi i Gjykatës Speciale. Kam mbajtur gjithmonë qëndrimin se krijimi i kësaj gjykate nuk ishte i domosdoshëm sepse EULEX-i, ku unë kam punuar, ka drejtuar një sistem gjyqësor plotësisht funksional në Kosovë.

Unë isha atje kur po bëhej debati për themelimin e Gjykatës Speciale. Ka patur shumë probleme me EULEX-in, por ato mund të ishin zgjidhur nëse do të kishte patur dëshirë, veçanërisht nga komuniteti ndërkombëtar. Por, në vitet 2011-2014 në komunitetin ndërkombëtar mbizotëronte ideja se krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë ishte i nevojshëm dhe se EULEX-i nuk mund të merrej me këtë çështje për shkak të ndërhyrjeve politike, frikësimit të dëshmitarëve dhe gjëra të tjera të ngjashme. Kështu që në këtë mënyrë filluan përpjekjet për krijimin e Gjykatës Speciale.

Zëri i Amerikës: Siç e përmendet edhe ju, pas përfundimit të luftës në vitin 1999, në Kosovë kanë funksionuar gjykata të drejtuara nga Misioni i OKB-së dhe më vonë nga EULEX-i, ku ju keni punuar mbi dy vjet si gjykatës. A dështuan këto gjykata të trajtonin në mënyrën e duhur çështjet e lidhura me krimet e luftës?

Dean Pineles: Krijimi i Gjykatës Speciale u nxit nga komuniteti ndërkombëtar. Mbizotëronte mendimi se krijimi i kësaj gjykate ishte i nevojshëm për shkak të ndërhyrjeve politike dhe frikësimit të dëshmitarëve, nëse krimet e luftës do të trajtoheshin në Kosovë. Pra, në këtë aspekt mund të ketë një argument se krijimi i saj ishte i nevojshëm. Unë mendoj se kjo mund të bëhej nga EULEX-i në Kosovë, nëse do të bëheshin disa ndryshime brenda kësaj organizate dhe proceset gjyqësore për rastet e krimeve të luftës do të mund të përfundonin më shpejt. Prokurori special Clint Williamson tha se akuzat e para për krime lufte mund të ngriheshin që në vitin 2014. Por duhet të pritej deri në krijimin e Gjykatës Speciale. Një aspekt tjetër për mua është fryrja e Gjykatës Speciale. Ajo ka punësuar afërsisht 250 vetë nga 25 vende të ndryshme dhe ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro dhe katër raste janë duke u shqyrtuar nga kjo gjykatë. Njëri prej tyre tashmë është zgjidhur. Pra, nëse mbrojtja e dëshmitarëve dhe minimizimi i ndërhyrjeve politike ishin të pamundura në Kosovë, krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte i nevojshëm. Kështu, ka argumente të forta për të dyja pikëpamjet. Nëse gjykata do të ishte krijuar më shpejt, unë do të mund ta mbështesja atë tani. Por, tani kemi një institucion gjigant, Gjykatën Speciale që po merret me katër raste. Megjithatë, dua të theksoj se kjo është një gjykatë shumë profesionale. Ajo ka çdo elementë të një gjykate moderne të vitit 2022. Megjithatë, fakti që ajo ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro dhe është marrë me vetëm katër raste ngrenë pyetjen se a është kjo mënyra më e mirë për të sjellë njerëzit para drejtësisë. Mendoj se mund të ketë patur mënyra alternative për trajtimin e këtyre rasteve.

Zëri i Amerikës: Ju keni sugjeruar në librin tuaj të fundit dhe në disa artikuj se Gjykata Speciale është e njëanshme, sepse ajo po merret vetëm me krimet e kryera nga shqiptarët, e jo me ato të kryera nga forcat serbe. Kritikët në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se ajo ekskluzivisht po merret me krimet e vetëm një grupi etnik. A e dëmton kjo besueshmërinë e Gjykatës Speciale?

Dean Pineles: Mendoj se kjo është sigurisht një çështje e diskutueshme dhe unë mendoj se po. E përmenda më parë që Gjykata Speciale ka punësuar 250 njerëz nga 25 vende. Nuk ka asnjë kosovar të punësuar në gjykatë. Ajo është një organizatë tërësisht ndërkombëtare. Nëse në fund, kjo gjykatë, e cila nuk ka asnjë përfaqësues nga Kosova, i nxjerr fajtor këta heronj të rangut të lartë të UÇK-së, unë nuk mendoj se kjo do të sillte pajtim në mesin e publikut në Kosovë. Dhe kemi një precedent për këtë. Nëse i hedhim një vështrim vendimeve të Gjykatës për krimet e Luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ato lidhur me rastin e Fatmir Limajt në vitin 2005 dhe dy rastet e Ramush Haradinajt, të dy ata u mirëpritën si heronj në Kosovë. Haradinaj u shpall i pafajshëm dy herë dhe u konsiderua hero i luftës. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, unë mendoj se do të kishte patur protesta në Kosovë. Kështu që legjitimiteti i gjykatës speciale është një çështje shumë e rëndësishme. Ajo u krijua me tjerash edhe me synimin për të ripajtuar njerëzit dhe për të prezantuar të vërtetën para botës, përfshirë para popullit në Kosovë. Dhe nëse vendimet nuk besohen nga banorët e Kosovës, atëherë një nga objektivat kyçe të gjykatës do të dështonte.

Zëri i Amerikës: Kritikët kanë ngritur gjithashtu shqetësimin se anëtarët e forcave serbe, që kanë kryer krime lufte në Kosovë ende nuk janë hetuar nga asnjë gjykatë kombëtare, apo ndërkombëtare. Kush duhet të merret me gjykimin e këtyre krimeve?

Dean Pineles: Clint Williamson në raportin e tij është përgjigjur ndaj këtij argumenti duke thënë se shumë serbë janë dënuar nga Gjykata e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, që nuk është më në funksion. Ai ka thënë se Gjykata Speciale do të merret vetëm me krimet e UÇK-së. Por, ende ka shumë njerëz të dyshuar për krime lufte, që jetojnë të lirë në Serbi. Serbia ka një gjykatë të krimeve të luftës, por ajo është duke lëvizur me hapa shumë të ngadaltë dhe shumë pak është duke u bërë për hetimin dhe gjykimin e këtyre rasteve. Sigurisht që mund të bëhet një argument bindës se këtu kemi të bëjmë me një trajtim të pabarabartë.

Zëri i Amerikës: Në vitin 2011, ish-senatori zvicerian Dick Marty dërgoi në Këshillin e Evropës një raport, i cili pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përfshirë në trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Parlamenti i Shqipërisë së fundmi ka dërguar një rezolutë në Këshillin e Evropës, ku kërkohet heqja e këtyre akuzave nga raporti. Cilat janë shanset që Këshilli i Evropës ta miratojë këtë kërkesë?

Dean Pineles: Pavarësisht gjithë publicitetit rreth trafikimit të organeve që nga dita e parë, që nga koha kur u ngrit nga Carla del Ponte, Dick Marty dhe Clint Williamson, nuk është ngritur asnjë akuzë për këtë çështje në Gjykatën Speciale. Kjo nuk është përmendur në asnjë rast nga kjo gjykatë. Ansnjëra nga akuzat e ngritura deri më tani nuk merret me çështjen e trafikimit të organeve. Megjithëse trafikimi i organeve ishte një nga faktorët, që çuan në krijimin e Gjykatës Speciale, nuk është ngritur asnjë akuzë për këtë çështje. Mendoj se Shqipëria ndoshta ka një rast të mirë. Ky raport, që ka një rëndësi historike, në mënyrë specifike e përmend Shqipërinë si një vend ku ka patur trafikim të paligjshëm organesh.

Tani, nuk ka asnjë dëshmi, të paktën asnjë dëshmi, që ka rezultuar në ngritjen e akuzave kriminale për të mbështetur këto pretendime. Mendoj se Shqipëria ka një rast të mirë. Por nuk e di nëse Këshilli i Evropës do të rishikojë raportin për të hequr nga ai këto akuza. Këshilli i Evropës është një organizatë e ngathët me shumë pikëpamje të ndryshme brenda saj. Disa përfaqësues mund të thonë, ‘ndonëse nuk ka akuza specifike, që merren me trafikimin e organeve, ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur dhe kjo ka ndodhur’. Pra mund të ketë mendim të këtij lloji në Këshillin e Evropës. Në anën tjetër, Shqipëria mund të ketë mbështetje të madhe për riformulimin e rezolutës.

Ky do të jetë një zhvillim interesant.

Zëri i Amerikës: Zoti Pineles, cilat janë disa nga sfidat e sistemit ligjor të Kosovës në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë jo vetëm me krimet e luftës, por edhe me korrupsionin dhe krimet e tjera?

Dean Pineles: Eulex-i kishte një sistem juridik funksional të plotë, i cili u transferua në sistemin e drejtësisë të Kosovës. Por, ka ende shumë sfida. Korrupsioni dhe ndërhyrjet politike vazhdojnë të jenë të pranishme. Këto çështje janë kritike në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Trajtimi i këtyre çështjeve në një shoqëri disi të izoluar është shumë i vështirë. Duhet të ketë vullnet në nivelet më të larta të qeverisë për t’u marrë në mënyrë vendimtare me këto çështje. Ligjet për këto çështje ekzistojnë. Kosova ka një kod ligjor shumë të mirë, por duhet të ketë vullnet për të identifikuar shkelësit e ligjeve dhe për të inkurajuar njerëzit që kanë dëshmi për shkelje që të kenë guximin të dëshmojnë. Por ky është një problem që ende vazhdon të jetë i pranishëm, jo vetëm në gjykatat lokale në Kosovë, por edhe në Gjykatën Speciale në Hagë. Njërëzit nuk duan të dëshmojnë kundër figurave të njohura politike, veçanërisht kundër heronjve të luftës, që po akuzohen për krime lufte. Çrrënjosja e korrupsionit është një proces shumë i vështirë. Duhet një vullnet i fortë për të zbatuar kodin e fortë penal të Kosovës.

Marrë nga VOA

dean pineles

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj