LIVE UPDATES
Bota

Ministria e Jashtme demanskon Daçiç: Aplikimi i Kosovës shumë shpejt para Asamblesë Parlamentare

Për mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës u spekulua nga Serbia se tema e Kosovës nuk u fut në agjendë, derisa në mediat serbe u prezantua si një ditë kyçe. Këto pretendime u rrëzuan nga MPJ e Kosovës, e cila tha se ato që u raportuan dje ishin plotësisht dezinformata.

4 Nëntor 2022, 16:53 Nga I.A
Ministria e Jashtme demanskon Daçiç: Aplikimi i Kosovës
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka hedhur poshtë spekulimet që ngritën udhëheqësit serbë mbi procesin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Europës se po ngec. Gazeta Express shkruan se procesi është duke u trajtuar seriozisht në Këshillin e Europës dhe se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, derisa nga Këshilli i Europës refuzuan të zbulojnë informata.

Për mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës u spekulua nga Serbia se tema e Kosovës nuk u fut në agjendë, derisa në mediat serbe u prezantua si një ditë kyçe. Këto pretendime u rrëzuan nga MPJ e Kosovës, e cila tha se ato që u raportuan dje ishin plotësisht dezinformata.

“Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Europës është proceduar nga Sekretarja e Përgjithshme tek Byroja e Komitetit të Ministrave dhe së shpejti pritet të procedohet tek Asambleja Parlamentare për opinion. Mbledhjet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, janë të rregullta dhe mbahen disa herë në muaj. Spekulimet se aplikimi i Republikës së Kosovës do të votohet në mbledhjen e 3 nëntorit (ditën e djeshme), janë dezinformata të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ashtu sikurse ishin ato për datën e 5 tetorit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

MPJ gjithashtu konfirmon se Kosova ka përkrahje nga shumica e shteteve anëtare të organizatës europiane për të drejtat e njeriut.

“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës është iniciuar tashmë dhe pjesa dërrmuese e vendeve anëtare janë shprehur në mbështetje të këtij procesi”.

Me entuziazëm ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, dje i tha gazetës serbe “Danas” se Irlanda, e cila mban kryesimin në Komitetin e Ministrave, nuk e ka ngritur çështjen e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim të Kosovës në KiE të mërkurën. Por, edhe për këtë MPJ e Kosovës e thotë krejtësisht të kundërtën.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e falënderon Presidencën Irlandeze, e cila ka trajtuar aplikimin e Republikës së Kosovës me seriozitet të lartë. Përgjatë kësaj periudhe është vërtetuar proceduralisht se pretendimet e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës janë plotësisht të pabaza dhe që nuk ka asnjë pengesë legale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës”.

Nga Strasburgu në një përgjigje për Gazetën Express nuk dhanë informata mbi procesin e aplikimit të Kosovës, duke thënë se kjo procedurë është konfidenciale.

“Megjithatë, duke qenë se puna e Komitetit të Ministrave është konfidenciale, nuk ka asgjë të re që mund ta komunikojmë në këtë fazë”, tha një zëdhënës nga Këshilli i Europës.

Pas përjashtimit të Rusisë nga KiE, Kosova në mesin e majit dorëzoi zyrtarisht aplikimin për të zënë vendin e saj, duke u bërë kështu vendi i 47-të në organizatën më të vjetër europiane. Muajin e kaluar, zëri i Kosovës u dëgjua për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të KiE, ndërsa rezervoi edhe vende për deputetët kosovarë. Saranda Bogujevci ishte ajo që dëshmoi edhe për historinë e masakrës së familjes së saj derisa po fliste për agresionin që po shkakton Rusia në Ukrainë.

ivica daçiç liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj