4 Nëntor 2022, 15:32
Nga DOSJA
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që lejon të mobilizohen personat që kanë kryer krime të rënda, teksa Kremlini po vazhdon të grumbullojë trupa për luftën e saj në Ukrainë pasi është përballur me ngecje. Duke folur para disa të rinjve dhe vullnetarëve në Moskë më 4 nëntor, Putin tha se 318.000 persona i janë bashkuar luftës qëkur u shpall mobilizimi në shtator, përfshirë edhe 18.000 vullnetarë.
Ky fjalim i Putinit vjen po të njëjtën ditë që ai nënshkroi një ligj që lejon mobilizimin e personave që kanë të kaluar kriminale, përfshirë edhe ata që kanë kryer krime të rënda. Nga mobilizimi janë përjashtuar personat e dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve, për tradhti, spiunim apo terrorizëm.
“Me sa e di unë, 49.000 mijë nga të mobilizuarit veçse kanë kryer detyra luftarake, ndërkaq të tjerët janë duke u trajnuar”, tha Putin.
Rusia fillimisht pushtoi territore të mëdha të Ukrainës, pasi nisi pushtimin në shkurt, por për muaj të tërë Kremlini ka pësuar humbje të mëdha të ushtarëve dhe territoreve, për shkak të dy kundërofensivave ukrainase. Ngecjet në fushëbetejë, që ia kanë vështirësuar Rusisë mbajtjen e fronteve në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës që ende janë të pushtuara, e kanë detyruar Kremlinin që të shpallë mobilizim dhe gjithnjë e më shumë po varet nga mercenarët apo trupat çeçene për të mbushur radhët.
Bashkëpunëtori i Putinit, udhëheqës i grupit privat ushtarak Vagner, Yevgeny Prigozhin, raportohet se ka rekrutuar mijëra të burgosur rusë për luftën në Ukrainë. Putin tha më 4 nëntor se vazhdojnë përpjekjet për rekrutimin e vullnetarëve, pavarësisht shumë treguesve se mobilizimi nuk është popullor në Rusi.
Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga shteti menjëherë pasi është shpallur mobilizimi, teksa ka pasur edhe disa protesta sporadike – që janë shtypur menjëherë nga forcat e sigurisë – në shumë pjesë të Rusisë. Ndërkaq, dhjetëra video të publikuara tregojnë se ata që janë mobilizuar po ankohen se ka mungesë të ushqimit, veshjeve, pajisjeve dhe ndërtesave të banimit. Disa po ankohen se nuk kanë shërbyer asnjë herë në ushtri, por gjithsesi janë rekrutuar, teksa Putin ka thënë se vetëm rusët që kanë shërbyer në ushtri dhe që kanë përvojë ushtarake do të mobilizohen.
Ushtarët e vendosur në qytetin Uljanovsk më 4 nëntor konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se pothuajse 2.000 ushtarë të mobilizuar nga Republika Çuveshia e Rusisë u lejuan të vizitonin shtëpitë e tyre, pasi ata u rebeluan dhe kërkuan të paguheshin për shërbimin e tyre. Autoritetet lokale në rajonet ruse të Vladimirit, Rostovit, Samarës, Burjatisë dhe Bashkortostanit kanë detyruar studentët dhe shkollat e universitetet lokale që të qepin uniforma ushtarake për ushtarët rusë.
Marrë nga REL
lufta rusi-ukraine vladimir putin
Bota
4 Nëntor 2022, 15:02
d.a.
Harta
FRANCË- U deshën vetëm tre ditë pasi një hartë e fotoshopuar që tregon Listenbourg, një vend imagjinar i futu...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:55
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj e vendas, kanë për qëllim të provok...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:51
d.a.
Pelaj
KOSOVË- Organizata “ORCA” në Kosovë ka reaguars pas dhunimit të së moshuarës në Pejë ku thekson s...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:45
d.a.
raketa kineze
PAQËSOR- Një copë 23 tonëshe mbetje hapësinore nga lëshimi i raketës Long March 5B nga Kina ka rë...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:34
d.a.
BRITANI- Shkencëtarët kanë kryer kërkime që synojnë zgjedhjen e emrave më të këndshëm dhe më të bu...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:22
a.l
Zheneta Nura
GJAKOVË- Ka nisur protesta e qytetarëve në Gjakovë për dhunën ndaj të moshuarës Minire Nura nga 4 puno...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:26
d.a.
ushtar
BRITANI- Sipas zbulimit britanik ka gjasa që Rusia të qëllojë me armë ndaj ushtarëve të saj që dezertojn&eum...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:20
e.k
Pamje nga protesta
GJAKOVË- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin kryesor të Gjakovës në një ...
Bota
4 Nëntor 2022, 14:14
d.a.
Gucati
HAGË- Ish-kryetari i OVL dhe UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar sërish një operacioni pasi gjendja e...
Bota
4 Nëntor 2022, 13:59
d.a.
Ferenc Kajari
HUNGARI- Gjeneralmajor Ferenc Kajari kohët e fundit u kthye në shtëpi nga një shërbim kyç i jashtëm...