LIVE UPDATES
Bota

Miratimi i ligjit për kartën e refugjatëve në Gjermani, eksperti: Do të ketë efekte negative, pengohet integrimi i tyre

Kjo mund të jetë në formë mjetesh jetese, para në dorë apo bono. Tani ka edhe një mundësi tjetër, karta e pagesës, që kufizon dhënien e parave cash për ta. Bundestagu e ndryshoi në fillim të prillit ligjin për kontributin ndaj azilkërkuesve për të krijuar një kuadër ligjor për landet që japin kartën për refugjatët.

23 Prill 2024, 08:54 Nga N.F
Miratimi i ligjit për kartën e refugjatëve në Gjermani,
Foto ilustruese

GJERMANI- Në vend të parave në dorë azilkërkuesit tani i marrin ndihmat e parashikuara nga ligji në kartë pagese. Sipas ekspertit gjerman, Herbert Brück, nëse karta e refugjatëve ka shumë pak funksione pagese, pengohet integrimi. Kush vjen si refugjat në Gjermani dhe kërkon azil ka të drejtë të mbështetet në bazë të ligjit për kontributin ndaj azilkërkuesve. Kjo mund të jetë në formë mjetesh jetese, para në dorë apo bono. Tani ka edhe një mundësi tjetër, karta e pagesës, që kufizon dhënien e parave cash për ta. Bundestagu e ndryshoi në fillim të prillit ligjin për kontributin ndaj azilkërkuesve për të krijuar një kuadër ligjor për landet që japin kartën për refugjatët.

Eksperti gjerman për migracionin e tregun e punës, Herbert Brücker i bën thirrje landeve federale t'i pajisin me shumë funksione kartat e pagesës për azilkërkuesit dhe ata me leje të përkohshme, "duldung". "Nëse mundësitë e blerjes dhe konsumit kufizohen tej mase, kjo do të ketë efekt negativ në integrimin e këtyre personave", tha Brücker për shërbimin mediatik evangjelist, epd. Mundësite e pagesës që kufizohen brenda një zone të caktuar ndikojnë në mobilitetin e tyre, reduktojnë kontaktet e azilkërkuesve dhe atyre me "duldung" me gjermanët dhe pengojnë kështu kërkimin e punës, ka thënë eksperti.

Probleme praktike të jetës së përditshme

Me përdorimin e kartës së pagesës për refugjatët lidhen shumë probleme që mund të ishin mënjanuar. Më problematike për ekspertin është tërheqja e parave nga automatët. "Refugjatët janë të kufizuar shumë përmes kësaj, sepse ka shumë gjëra në jetën e përditshme që mund të paguhen vetën me para në dorë." Po aq problematike është edhe një njoftim, që kartat të përdoren vetëm në dyqane të caktuara ose vetëm brenda qarkut. "Të gjitha këto kanë pasoja negative tek integrimi, psh. nëse ka kurse integrimi apo të gjuhës gjermane që janë jashtë qarkut të landit federal, por njerëzit e kanë të vështirë të shkojnë aty, për shkak se u mungojnë mundësitë e pagesës." Po kjo vlen edhe në rast të kërkimit të një vendi pune.

Rregulloret për përdorimin e kartës së refugjatëve të vendosur së fundmi në Gjermani i përkasin si çështje landeve federale. Por ajo që dihet është se ato ndryshojnë nga landi në land. "Për shkak se synimi është që të vështirësohet dërgimi i parave në vendet origjinë të refugjatëve, do të ketë kufizime", është shprehur eksperti i Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit dhe Institutit të Berlinit për Studimet e Integrimit dhe Migrimit në Universitetin Humboldt.

Sipas Brücker shuma e dërguar në vendlindje apo ajo që iu jepet kontrabandistëve si rregull është e ulët. Banka Federale ka llogaritur se në vitin 2023 paratë e dërguara në tetë vendet kryesore nga vijnë refugjatët kap shifrën e 829 milionë eurove. Por Brücker thotë, se shumë më tepër para dërgojnë në vendlindje migrantët që punojnë.

Me të ardhurat që marrin refugjatët duhet fillimisht të jetojnë këtu, thotë eksperti, e "nëse mbeten 10 apo 20% që mund të dërgojnë në shtëpi, atëherë me kursim do duhen të paktën 5 vjet që të paguhet një kontrabandist". Kjo nuk është realiste dhe nuk ka evidenca, se kontrabandistët financohen përmes kontributeve të azilit. "Kjo hipotezë është kaq absurde, saqë deri më tani askush nuk e ka studiuar sistematikisht", ka thënë Brücker.

Marrë nga DW

gjermani ekspert refugjate ligj karte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj