LIVE UPDATES
Bota

Vizita e parë në Turqi, Steinmeier vlerëson kontributin e turqve në Gjermani: Po ndihmojnë në formësimin e shoqërisë sonë!

Kjo është hera e parë në dhjetë vjet që një president i Gjermanisë viziton Turqinë:Frank-Walter Steinmeier do të kalojë tre ditë në brigjet e Bosforit. Në fillim të vizitës së tij, Steinmeieri vlerësoi jetën e emigrantëve turq në Gjermani dhe kontributin e tyre në mirëqënien e Gjermanisë.

23 Prill 2024, 08:19 Nga N.F
Vizita e parë në Turqi, Steinmeier vlerëson kontributin e turqve
Steinmeier

GJERMANI- Kjo është vizita e parë e presidentit Steinmeier në Turqi. Ajo ka të bëjë edhe me trajtimin e një kapitulli të veçantë të historisë gjermano-turke. Megjithatë, fillimi i udhëtimit u ndërpre nga protesta të zhurmshme. Kjo është hera e parë në dhjetë vjet që një president i Gjermanisë viziton Turqinë:Frank-Walter Steinmeier do të kalojë tre ditë në brigjet e Bosforit. Në fillim të vizitës së tij, Steinmeieri vlerësoi jetën e emigrantëve turq në Gjermani dhe kontributin e tyre në mirëqënien e Gjermanisë.

Sot, në Gjermani jetojnë pothuajse tre milionë vetë me origjinë turke dhe "ndihmojnë në formësimin e shoqërisë sonë", tha presidenti gjerman gjatë një vizite në stacionin Sirekci në Stamboll, nga ku qindra mijëra turq janë larguar për në Gjermani që nga viti 1961 si "punëtorë mysafirë". "Ata ndihmuan në ndërtimin e vendit tonë, e bënë të fortë dhe i përkasin zemrës së shoqërisë sonë”.

Në fjalën e tij, Steinmeieri më pas kujtoi se historia e migrimit gjermano-turk kishte ndodhur gjithashtu në drejtim të kundërt. Në shekullin e 19-të, varfëria dhe papunësia i shtynë artizanët gjermanë në Anadoll. Dhe gjatë epokës së nacionalsocializmit, Turqia u bë një vend strehimi për shumë artistë dhe intelektualë gjermanë.

Qindra mijëra punëtorë emigrantë për në Gjermani

"Ndërsa gjermanët ndihmuan në projektimin dhe ndërtimin e kryeqytetit të ri, Ankara në vitet 1930, ishin punëtorët emigrantë nga Turqia që ndihmuan në ndërtimin e ekonomisë së Republikës së re Federale të Gjermanisë që nga vitet 1960 dhe të cilët, për katër breza, kanë kontribut vendimtar në mirëqënien tonë, " tha Steinmeier.

Qeveritë në Bonn dhe Ankara nënshkruan një marrëveshje rekrutimi në vitin 1961. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nga Turqia erdhën në Gjermani rreth 876.000 persona. Shumë nga këta punëtorë mysafirë sollën familjet e tyre dhe qëndruan përgjithmonë. Historitë e emigrantëve turq dhe gjermanë janë pjesë e historisë sonë, tha Steinmeier. "Këta nuk janë njerëz me origjinë migrimi – Gjermania është një vend me origjinë migrimi.”

Për të gjurmuar historitë e punëtorëve emigrantë të asaj kohe, Steinmeieri kishte ftuar një sërë mysafirësh me origjinë turke që ta shoqëronin. Gastronomi Arif Keles, brezi i tretë, që drejtonte një qebaptore në Berlin, tërhoqi më shumë vëmendjen. Madje, ai mori në avionin për në Stamboll një hell qebapi të ngrirë 60 kilogramësh, me salcat dhe përbërësit e tij, për ta shërbyer po atë mbrëmje në një pritje në rezidencën verore të ambasadorit të Gjermanisë.

Në fushën e kuzhinës, qebapi është një shembull sesi Gjermania dhe Turqia janë afruar më shumë, tha Steinmeier. "Edhe mua më pëlqen të ha shishqepab”.

Shkasi zyrtar i kësaj vizite është 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Turqisë Presidenti Federal shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Federale, duke përfshirë Ministrin Federal të Financave, Christian Lindner.

Takimi me Erdoganin të mërkurën

Bashkëbiseduesi i parë i Steinmeierit në Turqi ishte kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili është një nga politikanët më të njohur të opozitës në Turqi. Shumë turq kritikë ndaj qeverisë e shohin Imamoglun si rreze shprese - dhe president të mundshëm të ardhshëm.

Steinmeier do të takohet me Presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan në kryeqytetin Ankara, në ditën e tretë të vizitës së tij. Në zgjedhjet e fundit komunale, votuesit i dhanë një mësim Erdoganit dhe partisë së tij. Për herë të parë, AKP nuk është më forca udhëheqëse e vendit. Partia kryesore opozitare, CHP, anëtare e së cilës është Imamoglu, triumfoi në të gjithë vendin.

Marrëdhëniet dypalëshe në nivel qeveritar kanë qenë të vështira prej vitesh. Gjermania beson se Turqia ka mangësi kur bëhet fjalë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Vitet e fundit, presidenti Erdogan ka reaguar rregullisht ndaj kritikave të tilla nga Gjermania me zemërim të hapur.

Protesta të forta propalestineze

Ndër dallimet aktuale në politikën e jashtme është vlerësimi i situatës në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Erdogani mbështet militantët islamikë të Hamasit në Rripin e Gazës dhe fundjavën e kaluar priti liderin e Hamasit jashtë vendit Ismail Hanija. Kurse BE e konsideron Hamasin një organizatë terroriste.

Demonstruesit propalestinezë ndërhyjnë në vizitën e presidentit gjerman. Fillimi i vizitës së Steinmeier në stacionin Sirekci u ndërpre me zë të lartë nga një grup demonstruesish propalestinezë. Rreth 50 meshkuj dhe femra thërrisnin slogane si "Gjermania vrasëse" dhe "përkrahës të gjenocidit" në një platformë treni pesëdhjetë metra larg, dhe vringëllonin postera në të cilët shfaqeshin krah për krah portretet e Steinmeierit dhe Adolf Hitlerit, ylli blu i Davidit dhe një svastika e kuqe. Forcat e sigurisë nuk arritën t'i zmbrapsnin. Steinmeieri, megjithatë, vazhdoi vizitën e tij në stacion pa u penguar.

Marrë nga DW

steinmeier turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj