LIVE UPDATES
Bota

Mjedisi/ Viktimë e heshtur e luftës në Ukrainë

Ukraina do ta padisë Rusinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Edhe shkatërrimi i mjedisit duhet të trajtohet si krim lufte. Një dënim që do të shënonte një risi.

31 Gusht 2024, 09:51 Nga I.A
Mjedisi/ Viktimë e heshtur e luftës në Ukrainë
Shpërthimi i digës Kahkovka

UKRAINË- Janë pamje, që bënë xhiron e botës. Më 6 qershor 2023 pati shpërthime në digën Kakhovka në Ukrainën juglindore. Pak më vonë diga shembet. Masat e ujit mbulojnë me shpejtësi marramendëse zonën përreth. Ata marrin me vete vendbanime të tëra. Dhjetëra mijëra njerëz preken dhe numri i saktë i vdekjeve mbetet i paqarte ende sot.

Sipas informacioneve të Ukrainës rreth 600 tonë naftë rrodhën nga impiantet e dëmtuara industriale. Kimikatet nga fabrikat e shkatërruara ndotën rëndë ujin, tokën, ekosistemet dhe tokën bujqësore, thonë ekspertët e Kombeve të Bashkuara. Lufta nuk është vetëm një katastrofë njerëzore, por edhe ekologjike.

Hedhja në erë e digës Kakhovka mund të bëhet tani objekt i një procesi ndoshta pioner kundër Rusisë. Autoritetet ukrainase aktualisht po mbledhin prova për ta dërguar Rusinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë në një proces për krime lufte.

Këtu është fjala edhe për shkatërrimin e mjedisit përmes veprimeve luftarake. Ukraina akuzon Rusinë se ka shkaktuar shpërthimin, por Rusia e mohon atë.

"Mjedisi nuk duhet të mbetet më, një viktimë e heshtur e luftës”, thotë ministri ukrainas për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore Ruslan Strilets në një intervistë për DW.

Çfarë do Ukraina?

Shpërthimi i digës dhe përmbytjet janë vetëm një prej shumë krimeve mjedisore, që po hetohen aktualisht nga autoritetet ukrainase, të cilat mund të bëhen pjesë e akuzave kundër Rusisë. Autoriteti mjedisor ukrainas vlerëson se dëmi nga lufta në pyje, tokë, ajër dhe ujë, i shkaktuar nga pushtimi rus, në mbi 5000 raste është mbi 57 miliardë euro.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin shpreson të finalizojë kornizën e aktakuzës deri në fund të vitit. "Shkalla e kontaminimit dhe e dëmtimit në shumë zona vetëm mund të hamendësohet, sepse mbledhja e të dhënave është jashtëzakonisht e vështirë", thotë Oleksii Vasyliuk, kreu i organizatës mjedisore ukrainase Nature Conservation Group.

Megjithatë organizata joqeveritare ukrainase Ecoaction ka mundur të marrë mostra dheu në disa zona. Analiza e tokës në rajonin e luftimeve në Donbas tregoi se e gjithë toka është e ndotur me metale të rënda shumë toksike si rezultat i luftimeve. Në disa raste vlerat e merkurit, vanadiumit dhe kadmiumit ishin mbi njëqindfishin e nivelit të zakonshëm. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht toksike në përqendrime të larta, sepse ato grumbullohen në trup dhe shpesh nuk mund të shpërbëhen. Vasyliuk thotë se dëmtimi i ajrit, ujit dhe tokës do të vazhdojë të ndihet për dekada pas përfundimit të luftës.

Ministri i Mjedisit Strilets kërkon që Rusia të mbajë përgjegjësi. Përveç kësaj ata duan të krijojnë një precedent dhe të zhvillojnë procedurat e përshtatshme ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim që lufta në kurriz të mjedisit të mos mbetet e pandëshkuar në të ardhmen. Por procedura do te zgjaste shumë vite, nëse do të pranohet nga ICC, thotë Aaron Dumont. Ai hulumton çështjet mjedisore në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Ruhr në Bochum. Për Ukrainën do të bëhet fjalë edhe për të drejtën e pagesës së reparacioneve nga Rusia.

Kur dëmtimi i mjedisit është krim lufte?

Kombet e Bashkuara e përkufizojnë shkatërrimin e mjedisit si një krim lufte vetëm, nëse është në disproporcion me avantazhin ushtarak të shkaktarit dhe sjell dëme rënda, të përmasave të mëdha dhe afatgjata për popullatën.

Kryeprokurori i ICC Karim Khan njoftoi në shkurt, se krimet kundër mjedisit do të ndiqen penalisht dhe do të jenë më shumë në fokus në të ardhmen. Deri më sot asnjë vend apo person nuk është dënuar për shkatërrimin mjedisor si krim lufte. Kjo edhe për shkak të përkufizimit të paqartë në të drejtën ndërkombëtare, thotë Aaron Dumont. "Duhet të vërtetohet, që pas 10 vjetësh të jetë i matshëm shkatërrimi i mjedisit, që vjen nga këto granatime apo një formë e caktuar lufte", thotë Dumont. Në të kaluarën ka qenë shumë e vështirë, që kjo të vërtetohej.

Djegia e fushave të naftës në Irak

Si shembull ai përmend një rast nga viti 1991. Gjatë Luftës së Gjirit midis Kuvajtit dhe Irakut trupat irakiane gjatë tërheqjes i vunë zjarrin mbi 700 fushave kuvajtiane të naftës, duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore në të gjithë rajonin. Çdo njeri normal do të thoshte se ky është një krim lufte kundër mjedisit, thotë Dumont. "Por në vitet 1990 ishte shumë e vështirë për gjeologët, që të demonstronin, se pasojat e këtyre zjarreve mund të maten edhe dhjetë vjet më vonë. Kjo thjesht nuk ishte metodologjikisht e mundur."

Sot është ndryshe. Falë imazheve satelitore dhe metodave më të avancuara shkencore, Dumont beson se shanset për sukses në një proces gjyqësor kundër Rusisë janë në disa raste shumë premtuese.

Të njihen si krime

Duke përfshirë edhe hedhjen në erë të digës Kakhovka. Nëse do të kishte një vendim gjykate, ky do të ishte një moment historik. Megjithatë nuk është e sigurtë, se çfarë efekti do të kishte dënimi. Rusia nuk është anëtare e Statutit të Romës, bazës së traktatit të ICC-së dhe nuk i njeh vendimet e ICC-së.

Dumont tërheq vemendjen në një tjetër pikë. "Ne e dimë nga hulumtimet, se është shumë e rëndësishme për të prekurit, që këto krime të njihen. Këta janë për shembull fermerët apo njerëz të tjerë në rajon, që janë të varur nga natyra. Ata duan, që edhe shqetësimet e tyre të jenë pjesë e këtij procesi"./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj