LIVE UPDATES
Bota

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

Lajçak dhe Escobar, më 6 maj, u takuan me liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

8 Qershor 2023, 07:34 Nga I.A
Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti për të shmangur pasojat nga
Albin Kurti

KOSOVË- Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në Kosovës nga ana e të dërguarve të posaçme të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, dhe të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, thonë zyrtarët e këtyre partive. Lajçak dhe Escobar, më 6 maj, u takuan me liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Siç thonë zyrtarët e këtyre partive, në takim me diplomatët perëndimorë, kanë diskutuar lidhur me krizën aktuale në veri të Kosovës dhe kërkesat e Perëndimit ndaj Qeverisë së Kosovës për të dalë nga gjendja e krijuar atje. Njohësi zhvillimeve politike, Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare Lëvizja Çohu, beson se Lajçak dhe Escobar kanë diskutuar me partitë opozitare edhe për mundësitë alternative për të dalë nga situata e krijuar.

Kriza në veri, por edhe në raportet e Kosovës me partnerët perëndimorë, kanë nisur si pasojë e veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilët me ndihmën e policisë kanë mundësuar hyrjen në objektet komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan të kryetarëve të rinj shqiptarë, më 26 maj.

Ata janë kundërshtuar nga qytetarët serbë në komunat në veri të Kosovës, të cilët kanë bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit për kryetar të këtyre komunave. Kundërshtimet janë manifestuar me protesta, të cilat kanë rezultuar me përplasje të protestuesve më Policinë e Kosovës, por edhe më pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, më 29 maj, ku pati disa dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Lajçak dhe Escobar, gjatë vizitës së fundit në Kosovë, më 5 dhe 6 qershor, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të dy diplomatët perëndimorë kanë thënë se lidhur me këto kërkesa, presin një përgjigje nga kryeministri Kurti, deri ditën e premte. Të dy emisarët kanë vizituar edhe Beogradin dhe kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe që ai të ndikojë te qytetarët serbë atje për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja lokale.

Vlora Çitaku, nënkryetare e partisë më të madhe opozitare, PDK, thotë për Radion Evropa e Lirë se takimi me Lajçakun dhe Ecobarin ka qenë i rregullt. Takimi, sipas saj, ka qenë në frymën e informimit rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, si dhe “për ngritjen e alarmeve të shqetësimit për raportet e rënduara ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj”.

Se a është folur lidhur me masat eventuale që BE-ja dhe SHBA-ja mund të marrin ndaj Kosovës në rast se Kurti nuk i pranon kërkesat e partnerëve perëndimorë, Çitaku nuk ka specifikuar se për çfarë masash eventuale është biseduar.

“Është folur vetëm sipërfaqësisht. Sigurisht që ne kemi kërkuar që Kosova mos të pësojë për shkak të një njeriu. Kosova është më e madhe se një individ dhe nuk i takon një njeriu dhe Kosova nuk duhet ta paguajë çmimin e sjelljes amatoreske dhe aventureske të kryeministrit Kurti”, thotë Çitaku.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson se në takimin me Lajçakun dhe Escobarin është folur për shqetësimet lidhur me situatën në veri të vendit dhe për ngërçin e krijuar në raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët perëndimorë. Ai thotë se nuk është folur shumë për pasojat e mundshme për Kosovën në rast se kryeministri Kurti nuk pranon kërkesat e këtyre partnerëve.

“Ky ballafaqim i ndërmjetësit ndërkombëtar dhe të dërguarit amerikan është me këtë pjesë [Qeverinë e Kosovës], sepse ata janë bartësit kryesorë. Ata janë përgjegjësit kryesorë dhe në këtë rast ata do të bartin pasojat kryesore. Dhe neve na gëzon fakti që nuk do të ketë pasoja kolektive”, thotë ai.

As Haziri nuk saktësoi se për çfarë pasojash eventuale mund të bëhet fjalë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, më 7 qershor, ka shprehur mendimin para mediave se veprimet e Qeverisë së Kosovës, duhet të ndodhin brenda afatit të caktuar nga partnerët perëndimorë.

Në të kundërtën, ai tha se opozita e ka numrin e domosdoshëm për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte e dobishme për gjithë spektrin politik, përshirë edhe për shumicën në pushtet. Votat janë. Opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin”, tha Haradinaj.

Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk përjashtohet mundësia që në takimin e Lajçakut dhe Escobarit me përfaqësuesit e partive opozitare, të jetë biseduar edhe për mundësinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai beson se një ide e tillë është në përputhje edhe me deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha më 6 qershor se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi”, duke aluduar te kryeministri Kurti.

“Mund të jetë edhe një lloj ‘kërcënimi’ ndaj Qeverisë se ‘nëse ju nuk lëvizni, atëherë ne gjejmë partnerë të tjerë dhe ecim tutje dhe nuk mbetet situata e bllokuar’. Pra, edhe inicimi i mocionit të mosbesimit nga ana e AAK-së, nuk mendoj që është kot, por thjesht mund të jetë si diçka e koordinuar me amerikanët”, shprehet Demhasaj.

Për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nevojiten votat e 40 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për të kaluar një mocion i tillë janë të domosdoshme së paku 61 vota të deputetëve, nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetësh sa ka Kuvendi i Kosovës.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, ka 57 deputetë në Kuvend. Nga partitë opozitare, PDK-ja ka 18 deputetë, LDK-ja ka 16, ndërkaq AAK-ja ka tetë deputetë. Të tri këto parti së bashku kanë 42 deputetë, që është numër i mjaftueshëm për të iniciuar një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit.

Grupi parlamentar multietnik ka tetë deputetë, ndërkaq 13 të tjerë janë pa grup parlamentar, ku bëjnë pesë edhe nëntë deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka edhe deputetë që janë pjesë e shumicës parlamentare dhe jashtë saj, që mund të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Por, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se realisht partitë opozitare së bashku kanë rreth 40 vota dhe ato nuk duhet të përqendrohen tash në “taktizimet e vogla politike”.

Ajo thotë se kryeministri Kurti duhet të reflektojë dhe të koordinojë hapat e mëtejmë me partnerët perëndimorë.

“PDK-ja do të përdorë të gjitha instrumentet politike dhe parlamentare për t’ia pamundësuar kryeministrit [Kurti] rrënimin e të ardhmes euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo, pa saktësuar se a do ta mbështesë PDK-ja një mocion eventual mosbesimi ndaj Qeverisë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se situata, në rrethanat aktuale, nuk është në interes të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Pozita e opozitës është shumë e shkurtër në kërkesën që ka iniciuar ish-kryeministri Haradianj, si kryetar i AAK-së. Është një numër i caktuar i deputetëve që mund të shkaktojnë mocion, por që mocioni përfundon me debat dhe pa sukses. LDK-ja nuk është e interesuar të hyjë në një mocion pa sukses”, thekson Haziri.

Por, Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu, thotë se nisma e AAK-së për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, megjithatë, nuk është bërë kot. Sipas tij, situata të ngjashme, kur partitë opozitare kanë deklaruar se nuk e përkrahin një mocion, kanë ndodhur edhe më parë, deri në ditën kur mocioni ka hyrë në Kuvend.

“Pra, nuk e pranojnë paraprakisht. Mbase aktualisht janë duke e shikuar situatën momentale, se deri ku mund të shkojë Qeveria dhe a po reflekton ajo ose jo ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë. Nëse ka reflektim, atëherë edhe mund të mos ketë mocion dhe të mos mblidhen nënshkrimet formale të nevojshme. Por, në rast se Qeveria nuk reflekton dhe nuk e respekton afatin që e kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë, atëherë mocioni e merr seriozitetin, mblidhen nënshkrimet dhe shpejt mund të shkojë edhe në Kuvend.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka deklaruar se afati për marrjen e një përgjigjeje nga kryeministri Kurti lidhur me kërkesat e partnerëve perëndimorë, nuk nënkupton ultimatum për Qeverinë e Kosovës, por është afati kur ai duhet të raportojë në Shtëpinë e Bardhë lidhur me rezultatet e vizitës në Kosovë dhe Serbi. Po të njëjtën ditë, edhe emisari evropian, Mirosllav Lajçak, do të raportojë te shefi i diplomacisë të BE-së, Josep Borrell.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Beograd, më 7 shtator, Escobar tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është "kërkesë ligjore" për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë qeveri apo me qeverinë e ardhshme", tha Escobar.

Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Por, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Marrë nga REL

gabriel escobar mirosllav lajçak tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër