LIVE UPDATES
Bota

Mos vallë nuk duhet të hamë kurrë më ëmbëlsira?!

Ushqimi ndikon mikrobiomën në zorrën e trashë - e kështu edhe shëndetin tonë. Eksperimentet me minj tregojnë, se sheqeri vret baketere të caktuara të zorrës së trashë, që parandalojnë obezitetin dhe sëmundjet.

26 Shtator 2022, 08:12 Nga A.B
Mos vallë nuk duhet të hamë kurrë më
Embelsira

Çokollata, biskota e ëmbëlsira – të gjitha këto shijojnë, por nuk janë të shëndetshme. Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet dhe është tashmë një realitet jo i këndshëm. Po ashtu konsiderohet e sigurt edhe njohuria, që ushqimi ynë lë gjurmë në organet tona të aparatit të tretjes e kësisoj influencon edhe jetën e baktereve që gëlojnë në zorrën tonë.

Studiuesit e Columbia University në Nju Jork së fundi kanë publikuar në revistën shkencore „Cell" një studim, që tregon, se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë – e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar. 

Baktere të mira, baktere të këqia

Në zorrën e trashë jetojnë bakteret, që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë: qelizat Th17. Shkencëtarët kanë vërejtur, se këto qeliza imunitare rregullojnë absorbimin e yndyrës në zorrën e minjve. 

Studiuesit gjithashtu kanë konstatuar, se një ushqim me përmbajtje sheqeri stimulon rritjen e baktereve të caktuara, të cilat pastaj eliminojnë atë pjesë të mikrobiomës që forocon imunitetin. Si rrjedhojë përmes mukozës së zorrës depërton më shumë yndyrë në trupin e minjve. Kafshët jo vetëm trashen deri në mbipeshë, por edhe sëmuren. "Se çfarë efekti ka sheqeri në zorrën e njeriut nuk njihet ende mirë", thotë Christian Sina, drejtor i Institutit të Mjekësisë së të Ushqyerit në Universitetin e Lybekut. Studime me minjtë ka shumë, ndërkohë që të dhënat për zorrën e trashë tek njeriu janë të pakta. Megjithatë është e qartë, se sheqeri me tepricë definitivisht nuk është i shëndetshëm.

Sheqer po, por me sasi të kontrolluar

Megjithatë kush kalon ndonjë çast dobësie dhe zbraz raftin e ëmbëlsirave, apo e kalon ditën ulur në kolltuk duke ngrënë çokollata e duke pirë limonatë, nuk sëmuret menjëherë. Ndaj Christian Sina nuk do t'i verë kryqin përfundimisht sheqerit nga menyja. "Fare pak sheqer për të ëmbëltuar kafenë, nuk është problem", thotë mjeku nutricionist.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon, që konsumi i sheqerit në ditë të pakësohet në 25 gram. Kjo sasi i përgjigjet gjashtë lugëve kafeje sheqer. Një sondazh i Center of Disease Control and Prevention (CDC) në vitet 2017 dhe 2018 rezultoi, se amerikanët në SHBA mesatarisht konsumojnë 17 lugë kafeje me sheqer në ditë.

Ushqimet e prodhuara industrialisht përmbajnë shumë sheqer

Problematike nuk janë vetëm tortat, biskotat e çokollatat, të njohura për përqendrimin e lartë të sheqerit. Por edhe produktet e gatshme ushqimore të ashtuquajturat „sheqer i fshehur": Kush ha shumë ushqime të gatshme, e tejkalon lehtë normën e përmbajtjes së sheqerit në gjak.

Prej kësaj shumë shpejt krijohet rrethi vicioz: ushqimi me përmbajtje sheqeri jo vetëm e rrit shpejt vlerën e sheqerit në gjak, por bën edhe që kjo vlerë të bjerë shpejt sërish. Mungesa e sheqerit që pason, e nxit përsëri edhe më shumë urinë për ëmbëlsira.

Pasojat e vlerës së rritur të sheqerit dhe yndyrës në gjak janë krahas obezitetit edhe sëmundjet kardiovaskulare. Si rrjedhojë pasojnë infarktet në zemër, apopleksia cerebrale (goditje në tru) dhe diabeti i tipit

2.Pothuajse pa alternativa të mira

Mjalti, shurupi i agaves, sheqeri artificial si saharina kanë disa avantazhe, thotë nutricionisti Sina. Por sipas tij "edhe këto alternativa ndaj sheqerit të përpunuar kanë problemet e tyre." Mjalti dhe shurupi i agaves përmbajnë gjithashtu glukozë, pra sheqer.

Nëse rezultatet e studimeve me minjtë e dikur edhe studimet tek njeriu do të konfirmojnë dëmet që shkakton sheqeri, ndoshta OBSH-së dhe mjekëve nutricionistë do t'u duhet ta rishqyrtojnë sasinë e rekomandueshme të përdorimit të tij.

Sidoqoftë të dhënat që ekzistojnë deri më sot qartazi flasin për „sa më pak, më mirë". "Ne duhet të heqim dorë prej ndjenjës, që e ëmbla është mirë për ne", thotë mjeku nutricionist Sina. Pra duhet pasur parasysh: jo çdo ditë konsum sheqeri dhe jo në sasi të mëdha./DW

ushqim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj