All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kriza në Hungari, bizneset përballë frikës për falimentim mes faturash ‘të kripura’ të energjisë

Reduktimi i papritur i një subvencioni që qeveria hungareze garantonte për energjinë elektrike, ka shkaktuar një rritje dramatike të faturave të gazit dhe energjisë për shumë konsumatorë, veçanërisht për bizneset.

25 Shtator 2022, 22:37 Nga I.A
Kriza në Hungari, bizneset përballë frikës për
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

HUNGARI- Në Hungari konsumatorët dhe bizneset po përballen me fatura tejet të larta të energjisë elektrike dhe gazit. Prej fillimit të vitit disa biznese po përballen me një rritje prej 750% të faturave, çka ka rritur frikën për falimentim. Reduktimi i papritur i një subvencioni që qeveria hungareze garantonte për energjinë elektrike, ka shkaktuar një rritje dramatike të faturave të gazit dhe energjisë për shumë konsumatorë, veçanërisht për bizneset.

Richard Kovacs, i cili punon si menaxher për zinxhirin hungarez të tregtimit të hamburgerave ‘Zing Burger’, tha se disa prej 15 dyqaneve janë ndeshur me një rritje prej 750% të faturave të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit, duke çuar në kosto shtesë mujore deri në 3,840 dollarë për dyqan.

"Jemi vërtet në një situatë të vështirë, pasi nuk e dimë se si mund të reduktojmë më tej përdorimin e energjisë", thotë ai, duke shtuar se kompania u përpoq të kursente energji edhe përpara se çmimet të rriteshin në mënyrë dramatike.

Mes masave për kursim të energjisë dhe frikës se situata mund te largojë klientët, zoti Kovacs thotë se kompania do të qëndrojë për aq kohë sa të mundet në treg.

"Ne nuk mund t’i fikim dritat dhe t'i lëmë klientët tanë të ulen në errësirë", thotë ai.

Në një lagje të pasur të Budapestit, kjo furrë buke ka rritur çmimet me 10% për të përballuar rritjen e shpejtë të kostos së energjisë e lëndës së parë. Po kështu për të shmangur mbylljen, ka ndërmarrë masa për të reduktuar përdorimin e energjisë elektrike. Eszter Roboz, pronare e biznesit, thotë se ndërsa aktualisht ka mjaftueshëm klientë që furra të qëndrojë e hapur, një rritje e mëtejshme e kostos së energjisë mund të vinte në rrezik qëndrueshmërinë e saj.

"Një rritje me dyfish e kostos së energjisë sipas llogaritjeve tona na mundëson të vazhdojmë të operojmë, por nëse çmimet rriten tre apo katërfish, do të duhet realisht të mendojmë nëse mund të vazhdojmë”, thotë ajo.

Edhe pse këtë vit Hungaria pati verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ky biznes u përpoq të reduktonte përdorimin e ajrit të kondicionuar. Po kështu furrat e pjekjes nuk liheshin në prizë pa bukë brenda.

"Sapo nxjerrim bukët nga furra, në moment fusim të tjerat, nuk e lëmë qoftë edhe 10 minuta bosh", thotë zonja Roboz.

Muajt e fundit thotë ajo çmimi i miellit dhe veçanërisht gjalpit, është rritur në mënyrë dramatike. Si masë për të ulur kostot ky biznes përdor vaj ulliri në vend të gjalpit, për pjesën më të madhe të bukëve e pastave që pjek. Por edhe zgjidhje të tilla nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kursyer për disa biznese.

“Më vjen vërtet keq kur mendoj se kolegët tanë bukëpjekës, bizneset e të cilëve mund të mos jenë në një zone popullore ose kanë personel të vogël, fatkeqësisht do të detyrohen të mbyllen”, thotë ajo.

Marrë nga VOA

richard kovacs eszter roboz

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet