All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

ANALIZA E REL: Persekutimi i liderëve rusë - i vështirë, por i mundur

Me luftën e saj të paligjshme, Rusia ka shkaktuar turbulenca katastrofike, jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën, ka thënë Zelensky, duke kërkuar krijimin e një gjyqi special për ndëshkimin e saj.

25 Shtator 2022, 21:43 Nga I.A
ANALIZA E REL: Persekutimi i liderëve rusë - i vështirë, por
Pamje nga Ukraina
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për krime kundër kufijve të shtetit të tij, kundër njerëzve, kundër dinjitetit të burrave dhe grave dhe kundër vlerave. Me luftën e saj të paligjshme, Rusia ka shkaktuar turbulenca katastrofike, jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën, ka thënë Zelensky, duke kërkuar krijimin e një gjyqi special për ndëshkimin e saj.

“Ndëshkim për krimin e agresionit. Ndëshkim për shkelje të kufijve dhe integritetit territorial. Ndëshkim që duhet të zbatohet derisa të rikthehet kufiri i njohur ndërkombëtarisht. Derisa të pushojë agresioni”.

Zelensky i është drejtuar kështu Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 21 shtator. Në këtë ditë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë, që nënkupton angazhimin e 300.000 forcave shtesë nga Rusia. Putin ka thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur, sipas tij, njerëzit në territoret “e çliruara” nga regjimi i Kievit.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë më 24 shkurt. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar afro 6.000 njerëz të vrarë, edhe pse kjo shifër besohet të jetë shumë më e lartë. Vetëm pak javë më parë në qytetin e Iziumit, është zbuluar një varrezë e dyshuar masive me mbi 440 trupa. Është thënë se shumica e tyre janë civilë, gra dhe fëmijë në mesin e tyre, disa edhe me shenja të torturës në trup.

Kremlini ka mohuar çdo përgjegjësi, por ngjarja është dënuar gjerësisht në qarqet ndërkombëtare. Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për ndjekjen penale të përgjegjësve. Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, vendi i të cilit kryeson BE-në, ka thënë se në shekullin 21, sulmet e tilla kundër popullatës civile janë “të paimagjinueshme dhe të neveritshme”.

“Ne mbështesim dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare, që do të ndiqte penalisht krimin e agresionit”, ka thënë Lipavsky.

Krimi i agresionit! Ekspertët ligjorë e përshkruajnë këtë si “krim i lidershipit”, i cili kryhet nga “ata që kanë fuqi dhe kapacitet për të zhvilluar ose vazhduar një luftë të paligjshme”. Në kontekstin e Ukrainës, mund të prekë presidentin rus, Vladimr Putin, ministrin e tij të Mbrojtjes, zyrtarët e tij ushtarakë, të inteligjencës e të tjerë.

Krimi i agresionit është ndjekur për herë të parë në një gjykatë ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. I njohur si Gjyqi i Nyrembergut, ai ka dënuar në vitet 1940 dhjetëra udhëheqës nazistë për krime të ndryshme, përfshirë luftën e agresionit. Nga ajo kohë, asnjë lider tjetër shteti nuk është ndjekur nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare për krimin e agresionit. Dhe, ekspertët ligjorë thonë se është vështirë, por jo e pamundur që udhëheqësit politikë dhe ushtarakë rusë të përballen me një gjyq të stilit të Nyrembergut.

Leila Sadat, këshilltare e posaçme për krime kundër njerëzimit në Prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se përse duhet të ketë një gjyq special për krimin e agresionit, kur tashmë ekziston një tribunal ndërkombëtar në Hagë:

“Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka fuqi mbi krimin e agresionit. Vetëm krimet kundër njerëzimit, gjenocidi dhe krimet e luftës mund të gjykohen në këtë gjykatë. Andaj, shtetet që duan të ndjekin penalisht individë nga Federata Ruse, për shkak të pushtimit [të Ukrainës] ose përdorimit të forcës, duhet t’i shfrytëzojnë juridiksionet kombëtare ose të krijojnë gjykatë speciale. Këto janë dy opsionet e vetme”.

“Por, problemi me gjykatat kombëtare është se zyrtarët e rangut të lartë qeveritar, kanë imunitet derisa janë në detyrë. Dhe, kjo është arsyeja përse shtetet bëjnë thirrje për një gjykatë të veçantë ndërkombëtare”, thotë Sadat.

Ekspertët ligjorë i mbështesin thirrjet për persekutimin e Rusisë për krim agresioni, duke thënë se pushtimi i Ukrainës ka qenë qartazi i paprovokuar. Sipas tyre, sulmi rus është në një shkallë të paparë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë se nuk kalon pa u ndëshkuar.

Susana Sacouto, drejtore e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington, thotë për Exposenë se janë disa modele që mund të merren parasysh për krijimin e një gjyqi special për Rusinë.

“Një opsion është modeli i Nyrembergut, ku disa shtete mblidhen dhe hartojnë një traktat, që krijon një gjykatë speciale, me juridiksion mbi krimin e agresionit. Modeli tjetër do të bazohej në një marrëveshje midis Ukrainës dhe një organi të OKB-së - le të themi Asamblesë së Përgjithshme - që mund të pasqyrojë një konsensus më të gjerë politik. Ndërsa, opsion tjetër janë shtetet që e kanë agresionin në ligjin e tyre, pra kanë mundësi ta persekutojnë këtë vepër”, thotë Sacouto.

Ekspertët ligjorë thonë se krimet e dyshuara të luftës ose kundër njerëzimit supozohet se kryhen nga trupat ruse në Ukrainë dhe do të jetë vështirë të gjendet lidhja direkte mes tyre dhe udhëheqësve rusë.

Ish-kryeministri britanik, Gordon Brown, i cili mbështet themelimin e një tribunali të posaçëm për Ukrainën, thotë se Putin nuk bën të shpëtojë pa u ndëshkuar për krimet që, sipas tij, i ka urdhëruar vetë. Brown ka folur për CBS News:

“Nuk ka absolutisht asnjë dyshim që Putin është fajtor për krimin fillestar - atë që autorët e gjyqit të Nyrembergut e kanë quajtur ‘krim fillestar, themelor dhe suprem’, e që është krimi i planifikimit të agresionit kundër një shteti sovran”.

Sacouto thotë se persekutimi i krimit të agresionit është i vështirë, sepse bota nuk ka ndonjë përvojë të vonshme, pas Nyrembergut. Për më tepër, shpjegon ajo, duhet të mblidhen prova që dëshmojnë se i dyshuari e ka planifikuar sulmin, e ka përgatitur dhe iniciuar.

Ukraina tashmë është duke punuar me organe të ndryshme ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe ka ngritur akuza kundër disa njerëzve brenda sistemit të saj të drejtësisë. Sacouto thotë se kjo mund të çojë gradualisht drejt persekutimit të krimit të agresionit.

“Është e vërtetë që Ukraina ka në paraburgim disa autorë rusë ose autorë të dyshuar të krimeve. Nuk ka udhëheqës apo zyrtarë të nivelit të lartë. Por, mendoj se ky do të jetë një proces i ngadalshëm i ndërtimit të rasteve - nga niveli i ulët në atë të mesëm - derisa të arrihet te zyrtarët e nivelit më të lartë”, thotë Sacouto.

Edhe Leila Sadat thotë se ky është një proces i vështirë, por i realizueshëm.

“E dimë se rusët në terren po përdorin kanale të hapura të radios, kemi shumë prova digjitale që po mblidhen dhe kemi shumë prova mjekoligjore që po mblidhen. Në këtë aspekt, prapë është e vështirë, sepse duhet të bëhet ajo lidhja midis tmerrit në terren dhe individit që e urdhëron me qëllime kriminale. Por, jemi në një situatë të mirë, sepse [në Ukrainë] ndodhet tashmë [një ekip] i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, që është i gatshëm ta bëjë këtë”, thotë Sadat.

Ajo shton se ka edhe sfida praktike për ngritjen e një gjyqi special, si: lokacioni dhe ndarja e mjeteve për të. Po ashtu kujton se edhe Ukraina duhet t’i respektojë ligjet e luftës.

E pyetur se sa kohë mund të marrë vendosja eventuale e drejtësisë për luftën në Ukrainë, Sacouto, nga Kolegji i Drejtësisë në Uashington, përmend rastet e të dënuarve për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq.

“Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë i janë dashur mbi 20 vjet për të ndjekur penalisht udhëheqësit e serbëve të Bosnjës, Mlladiq dhe Karaxhiq. Po, janë dashur 20 vjet. Gjashtëmbëdhjetë vjet kanë qenë në arrati dhe pesë vjet janë persekutuar. Nuk është e lehtë. Mund të marrë kohë. Por, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka persekutuar dhe dënuar Mlladiqin e Karaxhiqin. Pra, ekziston mundësia - edhe pse jo menjëherë - që [Putin] të ndiqet penalisht”, thotë Sacouto.

Putin ka nisur luftën më të madhe në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore me justifikimin se Ukraina, me prirje perëndimore, është një kërcënim i vazhdueshëm dhe se “Rusia nuk mund të ndihet e sigurt”. Prova për pretendimet e tilla nuk ka. Pyetjet se cili është qëllimi i tij përfundimtar, a ka synime përtej Ukrainës apo rrugëdalje nga kjo luftë, mbeten të hapura.

Marrë nga REL

voldymyr zelensky lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje