3 Qershor 2022, 18:00
Nga DOSJA
Moske
Ministria e Jashtme ruse bëri të ditur se do të mbajë një takim me krerët e mediave amerikane në Moskë, të hënën që vjen (më 6 qershor) për t'i njoftuar ato për ndërmarrjen e masave të ashpra si përgjigje ndaj kufizimeve amerikane ndaj mediave ruse.
Zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova tha sot se nëse puna e mediave ruse në Shtetet e Bashkuara nuk normalizohet, kjo do të pasohet në mënyrë të pashmangshme nga masa tejet të rrepta.
Zonja Zakharova tha se gjatë takimit të hënën në Ministrinë e Jashtme, përfaqësuesve të mediave amerikane do t’u shpjegohen pasojat e asaj që ajo e cilësoi, linjë armiqësore e qeverisë amerikane në sferën mediatike.
Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për vendosjen e kufizimeve të padrejta ndaj mediave të saj jashtë vendit, përfshirë ndalimin e disa mediave të mbështetura nga shteti (rus).
Muajin e kaluar ligjvënësit rus miratuan një projektligj që u jep prokurorëve kompetenca për të mbyllur zyrat e huaja mediatike në Moskë, nëse një vend perëndimor ka qenë "jomiqësor" me median ruse.
Prej fillimit të sulmit në Ukrainë në muajin shkurt, Rusia ka goditur qasjen mediatike ndaj konfliktit, duke vendosur dënime me 15 vjet burg për ata gazetarë që siç ka thënë, përhapin qëllimisht lajme "të rreme" rreth atij që Moska e quan "operacion special ushtarak" në Ukrainë.
Ligji ka detyruar disa media perëndimore të tërheqin gazetarët e tyre nga Rusia. Organizata të tjera perëndimore, përfshirë agjencinë “Reuters”, kanë qëndruar në vend dhe vazhdojnë të raportojnë prej andej.
Rusia thotë se po kryen në Ukrainë një "operacion special ushtarak" për të çarmatosur dhe "denazifikuar" këtë vend. Kievi dhe aleatët e tij e quajnë këtë një pretekst të pabazë, për një luftë që ka shkaktuar me mijëra të vrarë, ka rrafshuar qytete dhe ka detyruar më shumë se 6 milionë persona të largohen nga vendi./VOA/
Bota
3 Qershor 2022, 17:45
I.A
Pamje nga videoja
MEKSIKË- Videoja tronditëse ka kapur momentin e çuditshëm kur një i ri braktis të dashurën e tij tek...
Bota
3 Qershor 2022, 17:40
D.A
Sandra Melnichenko dhe Andrei
SERBI- Sanksionet e Bashkimit Evropian janë vendosur ndaj gruas më të pasur serbe, Sandra Melnichenko. Ajo &eu...
Bota
3 Qershor 2022, 17:34
Mikhail Kasyanov dhe Vladimir Putin
RUSI- Kryeministri i parë i presidentit rus Vladimir Putin, Mikhail Kasyanov, ka kërkuar strehim ja...
Bota
3 Qershor 2022, 17:28
Alexander Nevzorov
UKRAINË- Ukraina i ka dhënë shtetësinë gazetarit të shquar rus Alexander Nevzorov, i cili u largua ng...
Bota
3 Qershor 2022, 17:10
Olaf Scholz
GJERMANI- Javën e ardhshme, kancelari gjerman Olaf Scholz do të bëjë një vizitë dyditore në Ballkanin Per&eu...
Bota
3 Qershor 2022, 17:15
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgatitet për sulme të reja kibernetike ruse ndërsa kan...
Bota
3 Qershor 2022, 17:00
Besnik Bislimi
KOSOVË- Shefi i ekipit negociator i Kosovës në dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, tha se marrëveshja pë...
Bota
3 Qershor 2022, 16:43
Lufta ne Ukraine
POLONI- Polonia ishte vendi i Bashkimit Evropian që në mars i dha mbrojtje të përkohshme numrit më të madh t...
Bota
3 Qershor 2022, 16:35
Ruslan Stefançuk dhe Olaf Scholz
GJERMANI- 100 ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz u taku...
Bota
3 Qershor 2022, 16:15
Foto ilustruese
PORTUGALI- Një rritje e rasteve dhe vdekjeve me Covid-19 në Portugali, e nxitur nga nënvarianti i Omicron BA.5, megjith...