LIVE UPDATES
Bota

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale

Komisioni Evropian veproi mbi dyshimet se sistemi i reklamimit që përdorte Meta kishte lejuar përhapjen e lajmeve të rreme me origjinë nga Rusia.

21 Janar 2025, 22:42 Nga N.F
Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale
Foto ilustruese

SHBA- Në mesin e pikave të nxehta mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, asaj që duhet kushtuar më së shumti vëmendje është fakti se si kompanitë e mëdha amerikane të internetit mund ose nuk mund të jenë nën shënjestrën e BE-së.

Në këtë çështje, çelësi është Akti i Shërbimeve Digjitale i Brukselit (DSA). Ky akt hyri në fuqi më 2022 dhe qëllimi i tij është të merret me çështjet si, përmbajtja e jashtëligjshme, dezinformimi i mundshëm dhe transparenca në reklamimin online.

Komisioni Evropian e ka hapur tashmë procedura kundër X-it të Elon Muskut, Meta-s së Mark Zuckerbergut dhe platformës së njohur kineze, TikTok. Këto raste mund të përfundojnë më gjoba astronomike. E kjo me gjasë do ta nxiste SHBA-në të përgjigjet.

BE-ja hapi rast kundër Meta-s, kompanisë pronare të Facebook-ut dhe Instagram-it, në verën e vitit 2024, duke i hetuar politikat e reklamimit në këtë kompani, si dhe atë që njihet si “kërcënimi i sozisë” – i cili është një sistem i reklamave të rrejshme dhe uebsajteve të rrejshme që klonojnë gazetat e mirëfillta me qëllim për të përhapur dezinformata.

Komisioni Evropian veproi mbi dyshimet se sistemi i reklamimit që përdorte Meta kishte lejuar përhapjen e lajmeve të rreme me origjinë nga Rusia. Së fundmi, Meta gjithashtu njoftoi se e ka hequr programin e saj të verifikimit të fakteve për t'u përqendruar në një model të quajtur "community notes", i cili është përdorur nga platforma X. Deri më tani, kjo vlen vetëm për tregun amerikan, por nëse zgjerohet në BE, Brukseli mund të nisë hetime shtesë.

Ndryshimi tjetër që Meta bëri së fundmi ishte modifikimi i politikave të saj mbi gjuhën e urrejtjes, duke hequr veçanërisht rregullat që ndalojnë fyerjet mbi pamjen e një individi bazuar në racën, etninë ose orientimin e tij seksual. Ky ndryshim zbatohet edhe në BE, dhe Komisioni Evropian tani po e shqyrton vlerësimin e rrezikut që Meta ia dorëzoi BE-së kur e bëri këtë ndryshim.

Po, mundet, por me gjashtë nuk do ta bëjë. Siç u shpreh rishtazi një zëdhënës i Komisionit Evropian: "Nuk është synimi ynë ta pezullojmë asnjë platformë në BE". Megjithatë, kjo do të ishte e mundur sipas DSA-së si masë e fundit, nëse Brukseli do të besonte se ekziston ndonjë kërcënim serioz publik.

Shtetet individuale të BE-së gjithashtu mund të pezullojnë aplikacione dhe shërbime në territorin e tyre, me kusht që të kenë legjislacion të nevojshëm kombëtar për ta bërë këtë. Por, kjo mbetet e pamundur, pasi do të shkaktonte shumë tensione, veçanërisht me kompanitë amerikane, duke pasur parasysh se rregullatorët evropianë zakonisht parapëlqejnë gjoba në vend të ndalimeve.

Kompania mëmë e TikTok-ut, ByteDance, e themeluar nga sipërmarrës kinezë dhe me operacione të konsiderueshme në Kinë, është në llupën e Komisionit Evropian pas zgjedhjeve presidenciale rumune në nëntor të vitit 2024.

Brukseli ka hapur një hetim për mënyrën se si kompania menaxhon reklamat politike dhe algoritmet që qëndrojnë pas motorit të saj të rekomandimeve. Ky hetim erdhi pasi një numër i madh llogarish të rrejshme filluan të postojnë përmbajtje në mbështetje të kandidatit presidencial të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, i cili shënoi fitore befasuese në rundin e parë të votimit.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë më pas anuloi rezultatin e zgjedhjeve, duke pretenduar se një fushatë në TikTok - i cili mendohet të ketë prejardhjen në Rusi - ndikoi në votim. Rregullatorët e Brukselit i kanë kërkuar TikTok-ut të ruajë dhe të ndajë të gjitha të dhënat dhe dokumentet që lidhen me fushatën presidenciale. Kompania e mediave sociale e Elon Muskut, X, ishte e para që u vu në shënjestër të DSA-së në verën e vitit 2023.

Në atë kohë, Komisioni Evropian filloi të hetonte shkeljet e mundshme ndaj transparencës, veçanërisht lidhur me mënyrën se si kompania përdorte shenjat blu (blue checks), të cilat fillimisht shërbenin si një shenjë e një llogarie të verifikuar, por tani tregojnë përdoruesin premium. Hetimet përfshinin gjithashtu mënyrën se si ruheshin dhe përdoreshin informacionet e reklamave.

Në verën e vitit 2024, Komisioni Evropian arriti në përfundimin paraprak se X kishte shkelur DSA-në. Ky përfundim i dha kompanisë qasje në të gjitha dokumentet e çështjes, një volum prej mbi 6.000 faqesh, dhe mundësinë për të paraqitur kundërshtime, të cilat tani po shqyrtohen në Bruksel.

Hetime shtesë u hapën më vonë, në vitin 2023, për mënyrën se si kompania operon sistemin e saj të "community notes", veçanërisht lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjen e dhunshme online në platformë.

Këto hetime u zgjeruan javën e kaluar, kur Komisioni i kërkoi X-it të sqarojë deri më 15 shkurt ndryshimet e fundit - si dhe ato të ardhshme - të algoritmeve të tij që grumbullojnë përmbajtjen. Komisioni kërkoi gjithashtu që kompania me bazë në SHBA t’i ruajë të gjitha të dhënat që lidhen me këto ndryshime dhe të ofrojë qasje në sistemet e X-t për të hetuar mënyrën se si llogaritë dhe përmbajtja bëjnë xhiron e botës.

Derisa zyrtarët e Komisionit Evropian ngulën këmbë se këto veprime nuk kishin lidhje me ndonjë ngjarje të veçantë politike, zgjerimi i hetimeve ndodhi vetëm disa ditë para inaugurimit të Donald Trumpit dhe vetëm një javë pasi Musku e transmetoi një intervistë në X me Alice Weidel, lideren e partisë së ekstremit të djtahtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Musk ka thënë se e mbështet këtë parti për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, të cilat mbahen më 23 shkurt. Nëse Komisioni Evropian gjen se një kompani ka shkelur DSA-në, atëherë ndëshkimi më i zakonshëm është gjoba – e cila zakonisht është mjaft e lartë. Maksimumi që mund të vendoset është 6% e të ardhurave vjetore globale të kompanisë në fjalë, që mund të përkthehet në miliarda dollarë.

Përveç gjobave, Komisioni Evropian mund të vendosë masa të përkohshme në raste kur dyshohet se përdoruesit kanë pësuar dëm serioz, por kjo është shumë e rrallë. Në fakt, Komisioni ka përdorur këtë mjet vetëm një herë, duke kërcënuar TikTok Lite, një version më i shpejtë dhe më i lehtë në përdorimin e të dhënave krahasuar me aplikacionin kryesor.

TikTok Lite, i cili u lansua në Francë dhe Spanjë duke ofruar shpërblime për përdoruesit që shikonin video, u prezantua pa ndonjë vlerësim paraprak të rrezikut. Pas kërcënimit nga Komisioni Evropian, TikTok-u e tërhoqi aplikacionin nga BE-ja dhe premtoi se nuk do lansonte më kurrë atë apo një version të ngjashëm.

Kjo është pyetja e madhe. Ia vlen të ceket se Komisioni Evropian e ka për detyrë ta ruajë tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian, dhe jo shtetet anëtare. Shumëkush priste që Komisioni Evropian të vendoste gjoba ndaj X-it kah fundi i vitit të kaluar, por në fund nuk ndodhi asgjë. Komisioni i ri Evropian, i cili mori detyrën më 1 dhjetor 2024, duket se po vepron me më shumë kujdes.

Ka pasur sugjerime se hetimet mund të jenë pezulluar, megjithëse komisioni e ka mohuar këtë. Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar se janë ende duke shqyrtuar të gjitha dokumentet për të ndërtuar një rast të fortë që të qëndrojë në Gjykatën e BE-së, ku çdo gjobë e mundshme ndaj X, Meta apo TikTok, pritet të kundërshtohet.

Ekziston një interes i madh për rolin e kompanive të mediave sociale në Bruksel dhe më gjerë. Shumica e grupeve të mëdha politike në Parlamentin Evropian po i bëjnë presion Komisionit Evropian që ta zbatojë Aktin për Shërbimet Digjitale dhe t’i ndëshkojë kompanitë teknologjike. Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së janë më të ndara në këtë çështje.

Në vendet ku antiamerikanizmi është i theksuar – si Franca ose partitë më të majta në Gjermani – ka një dëshirë të madhe për të ndërmarrë masa të ashpra kundër kompanive të mediave sociale, shumica dërrmuese e të cilave janë në pronësi të kompanive apo individëve amerikanë.

Nga ana tjetër, aleatët e ngushtë të Uashingtonit, si Holanda, vendet skandinave dhe shtetet baltike, janë më të matura. Këto vende shqetësohen se gjobat mund ta minojnë mbështetjen e SHBA-së për NATO-n ose të shkaktojnë ndonjë luftë tregtare transatlantike.

Ndërkohë, një numër i madh partish dhe politikanësh populistë në kontinent, të cilët i kanë përdorur këto platforma për ta rritur popullaritetin e tyre, e urrejnë DSA-në, duke e quajtur atë "censurë evropiane". Kjo çështje është me rëndësi të madhe dhe nuk ka gjasa të zbehet së shpejti./ REL

be shba rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj