LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për grupin që punoi për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja?

Si pjesë e grupit secesionist, aty përmenden edhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Sërpska, Sinisha Karan, dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës Sërpska, Dallibor Paniç.

21 Janar 2025, 20:28 Nga N.F
Çfarë dihet për grupin që punoi për shkëputjen e
Foto ilustruese

BOSNJE- Në vitin 2024, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, urdhëroi disa zyrtarë nga partia e tij, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD), të formojnë një grup pune. Detyrë e grupit ishte të hartonte një plan për shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës.

Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar tri ditë më parë nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC). Si pjesë e grupit secesionist, aty përmenden edhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Sërpska, Sinisha Karan, dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës Sërpska, Dallibor Paniç.

Karan dhe Paniç të cilët u vendosën në listën e zezë të OFAC-ut më 17 janar, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në organizimin e festimit të Ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska, thuhet se ishin pjesë e grupit që shkroi planin e ndarjes për Dodikun.

Deklarata e OFAC-ut nuk sqaron se cilit grup pune i referohet, ndonëse një grup me synime të ngjashme u formua në Republikën Sërpska në fund të majit të vitit të kaluar. Atëkohë, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune prej tetë anëtarësh, i cili duhej të shkruante një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës - dy entitetet që përbëjnë këtë vend.

Përveç Paniqit dhe Karanit, në atë grup ishin edhe tre persona, të cilët që më parë ishin nën sanksionet e OFAC-ut: Millosh Bukejlloviç, ministër i Drejtësisë i Republikës Sërpska, Jellena Pajiç Bashtinac, sekretare e përgjithshme në Zyrën e Presidentit të Republikës Sërpska, dhe Dragan Stankoviq, drejtor i Administratës Gjeodezike të këtij entiteti.

Publiku nuk u informua nëse ky grup është takuar, ka arritur në ndonjë përfundim apo ka shkruar dokumente. Dokumenti në lidhje me shkëputjen, pritej të ishte temë e sesionit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska më 9 korrik, me një emër tjetër, por u tërhoq nga rendi i ditës. Më pas u tha se dokumenti ishte propozuar nga një grup deputetësh.

“Shkëputja paqësore” është e pamundur me kuadrin aktual ligjor në Bosnje e Hercegovinë, pasi do të kërkonte ndryshime në Kushtetutë dhe mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

Një nga të sanksionuarit është Dallibor Paniç, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës Sërpska. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka marrë pjesë kurrë në takime ku është diskutuar për shkëputjen e Republikës Sërpska dhe se “nuk i është dhënë detyrë të bëjë ndonjë gjë kundër rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit”.

“Unë nuk e di nëse ka ndonjë akt përmes të cilit është formuar ndonjë grup pune për të bërë ndarjen. Unë së paku nuk e di, edhe pse pretendohet se jam pjesë e atij grupi. Nuk di për takime të tilla dhe nuk kam marrë pjesë në to”, thotë Paniç.

I sanksionuari i dytë që lidhet me grupin secesionist, Sinisha Karan, njëherësh ministër i Brendshëm i Republikës Sërpska, nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për komente. Llazar Stjepanoviç, përfaqësues ligjor i Republikës Sërpska, ishte një prej anëtarëve të grupit të punës për ndarjen paqësore të Republikës Sërpska nga Federata e Bosnje e Hercegovinës.

Stjepanoviç thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk e di se cilit grup specifik i referohet OFAC-u, por supozon se “janë ata për të cilët bëhet fjalë”. Ai thotë se pas takimeve fillestare, menjëherë pas formimit, grupi nuk është takuar më.

“Grupi punues është mbledhur dhe pastaj nuk kemi pasur ndonjë aktivitet. Të paktën mesa di unë. Nuk kam qenë i përfshirë, ndoshta ka ndodhur diçka pa mua”, thotë Stjepanoviç.

Në anën tjetër, Darko Qullum, drejtor i Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes në Bosnje e Hercegovinë (SIPA), thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci nuk është informuar për ndonjë plan për shkëputje apo grupe pune, ndërsa Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse është duke i hetuar pretendimet në fjalë.

Nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, ndërkaq, thanë se për shkak të inaugurimit të presidentit amerikan më 20 janar, nuk punojnë. Opozita parlamentare në Republikën Sërpska pajtohet se bëhet fjalë për një grup pune të formuar nga Qeveria e Republikës Sërpska për “ndarjen paqësore të Republikës Sërspka dhe Federatës së Bosnje e Hercgovinës”.

“Përveç nëse ata [OFAC-u] kanë ndonjë informacion tjetër, se një grup joformal është krijuar dhe se ka bërë diçka në prapaskenë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Igor Cërnadak, kryetar i grupit parlamentar të Partisë së Progresit Demokratik.

Ai thekson se, sipas informacioneve të tij, grupi i punës nuk është takuar, për shkak se pjesëtarët e tij kanë pasur frikë nga sanksionet dhe kanë menduar se në atë mënyrë do t’u shmangen atyre.

“Ne e kemi kërkuar atë informacion në seanca, na tregoni se çfarë po bëhet... Ata, thjesht, kanë heshtur”, thotë Cërnadak.

Autoritetet e Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Millorad Dodik, nuk kanë ndërmarrë hapa të qartë drejt shkëputjes nga Bosnje e Hercegovina, por, megjithatë, kanë zbatuar një sërë hapash që i reduktojnë fuqitë shtetërore.

Marsin e kaluar, në vlerësimin e tij vjetor, Komuniteti i Inteligjencës i SHBA-së vuri në dukje se Dodik “po ndërmerrte hapa provokues për të neutralizuar monitorimin ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë dhe për të siguruar shkëputjen de facto të Republikës Sërpska”.

Në verë të vitit 2023, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi ligje që parashikojnë moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës në territorin e këtij entiteti, si dhe kërkojnë që vendimet e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, të mos botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Për shkak të nënshkrimit të dekretit për shpalljen e këtyre ligjeve, para Gjykatës në Bosnje e Hercegovinë është duke u zhvilluar një gjyq kundër Dodikut. Dodik, gjithashtu, ka kërcënuar me shkëputje nëse Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë imponon një ligj për pronën shtetërore./REL

republika serpska bosnje

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë