LIVE UPDATES
Bota

Mund të ketë ndërhyrje të jashtme, ambasadori amerikan në OSBE: Do vëzhgojmë me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi

Carpenter tha se ka pasur “prova të fuqishme dhe të besueshme të një komploti, i cili për fat u zbulua dhe u parandalua”.

11 Maj 2023, 23:28 Nga k.m.
Mund të ketë ndërhyrje të jashtme, ambasadori amerikan
Michael Carpenter

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter tha se vëzhguesit e tyre do t'i “ndjekin me shumë kujdes” zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje, për të parë nëse Rusia ose aktorë të tjerë ushtrojnë ndikim malinj në Mal të Zi. Vërej se ekziston një model i ushtrimit të ndikimit malinj rus në të kaluarën, duke përfshirë edhe vitin 2016”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2016 u shënuan një tentim për “grusht shteti”. Carpenter tha se ka pasur “prova të fuqishme dhe të besueshme të një komploti, i cili për fat u zbulua dhe u parandalua”. Një proces i ri gjykimi ndaj të akuzuarve është në zhvillim e sipër në Gjykatën e Lartë në Podgoricë. Procesi i ri gjyqësor është pasojë e anulimit të vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, me të cilin dy rusë, disa shtetas serbë dhe drejtuesit e Frontit Demokratik pro-rus (DF) në Mal të Zi u dënuan me disa vite burg. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, janë planifikuar të mbahen më 11 qershor. Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) ka formuar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve. Carpenter vuri në dukje se ODIHR-i ka “talent dhe ekspertizë të jashtëzakonshme në këtë fushë”.

“Ballkani Perëndimor është rajon i përmbytur me dezinformata që vijnë nga grupe të jashtme, kryesisht Rusia, ndërkaq mund të ketë edhe ndonjë ndikim malinj nga Kina. Por, këtë e kemi parë më herët kryesisht nga Rusia. Kështu që ne do t’i ndjekim (zgjedhjet) me shumë kujdes”, theksoi Carpenter.

Arsyeja e bisedës së ambasadorit me gazetarët ishte prezantimi i gjetjeve të raportuesve të Mekanizmit të Moskës, që merret me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut nën regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Mekanizmi i Moskës ofron një mundësi për shtetet e OSBE-së që të dërgojnë misione ekspertësh për të ndihmuar në zgjidhjen e një çështjeje ose problemi specifik, që lidhet me të drejtat e njeriut. Ky mekanizëm u aktivizua në mars të këtij viti nga 38 anëtarë të OSBE-së, përfshirë Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkak për këtë ishte shqetësimi për situatën në Bjellorusi që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndryshimet në kodin penal dhe lufta në Ukrainë. Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, i cili pjesërisht nisi nga territori i Bjellorusisë, shtypja e autoriteteve atje është e orientuar veçanërisht ndaj atyre që shprehin kundërshtimin ndaj luftës ose që kanCarpenter vlerësoi se regjimi i Lukashenkas “ka rënë edhe më thellë në statusin e parisë (vend ndaj të cilit nuk ekziston besimi)”.

“Për një vend krenar që vuajti kaq shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nën sundimin sovjetik, të thyhet zemra kur sheh qytetarët e thjeshtë të shtypur nën çizmet e shtetit policor të Lukashenkas”.

Carpenter tha se në këtë shtet ka rreth 1.500 të burgosur politikë, janë konstatuar shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mosndëshkimin e keqpërdorimeve dhe se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe gjykime të drejta.

Raportuesi, profesor Herve Asensio, ka dhënë një varg rekomandimesh për autoritetet në Minsk, ndër të cilat janë: lirimi i menjëhershëm i të burgosurve politikë për arsye humanitare, moratoriumi mbi dënimin me vdekje dhe rinovimi i bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare./ REL

michael carpenter

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj