LIVE UPDATES
Bota

Municionet e reja për Ukrainën, DW: Nga po vijnë granatat?

Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus, ai u shpjegoi edhe një herë mijëra çekëve në Unazën e Qytetit historik në zemër të Pragës pse një fitore e Ukrainës ishte kaq e rëndësishme edhe për Republikën Çeke.

4 Mars 2024, 08:21 Nga N.F
Municionet e reja për Ukrainën, DW: Nga po vijnë granatat?
Foto ilustruese

UKRAINË- Diplomatët çekë kanë "gjetur" municion artilerie për Ukrainën në vende të treta, njoftoi së fundmi presidenti çek Pavel. Gjermania gjithashtu dëshiron të mbështesë. Po nga vjen municioni?

Çdo mbështetje të mundshme për Ukrainën: Presidenti çek Petr Pavel nuk ka lënë asnjë dyshim për qëndrimin e tij të qartë që nga fillimi i mandatit të tij vitin e kaluar. Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus, ai u shpjegoi edhe një herë mijëra çekëve në Unazën e Qytetit historik në zemër të Pragës pse një fitore e Ukrainës ishte kaq e rëndësishme edhe për Republikën Çeke.

Sipas kreut të shtetit çek, Rusia nuk po bën luftë vetëm kundër Ukrainës. Agresioni rus drejtohet kundër gjithë botës perëndimore dhe rendit evropian të vlerave. Dhe Presidenti po i ndjek me vepra fjalët e tij të qarta. Republika Çeke është aktualisht në ballë të prokurimit evropian të municioneve për Ukrainën.

Një industri historikisht e fortë e mbrojtjes

Mungesa dëshpëruese e predhave të artilerisë dhe raketave të mbrojtjes ajrore në veçanti është ndoshta dobësia më e madhe e ushtrisë ukrainase për momentin. BE fillimisht i kishte premtuar Ukrainës një milion predha artilerie brenda një viti. Megjithatë, vetëm më pak se një e treta u dorëzua, për shkak të vështirësive të prodhimit.

Këtu hyn në lojë Republika Çeke. Ky vend ka pasur historikisht një industri të fortë të mbrojtjes dhe kompanitë private tregtojnë në një shkallë të madhe materiale të ripërtërira nga arsenalet e Traktatit të Varshavës. Në të kaluarën, ato shpesh kanë luajtur një rol të dyshimtë, por tani kontaktet kanë dëshmuar vlerën e tyre.

Qindra mijëra fishekë

Në një kohë që tregu zyrtar i municioneve është bosh në mbarë botën, përfaqësuesit e qeverisë çeke mundën të kryenin negociata diskrete. Rezultatin e prezantoi Presidenti Pavel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në mes të shkurtit: rreth gjysmë milioni fishekë të kalibrit 155 milimetër dhe 300.000 fishekë të kalibrit 122 milimetër ishin "identifikuar", domethënë u gjetën jashtë vendit.

E përjavshmja çeke "Respekt" foli me njerëzit që hetojnë municionet në mbarë botën në emër të presidentit dhe qeverisë. Aktivitetet e tyre janë sekrete. Midis atyre që janë përgjegjës është edhe i dërguari i posaçëm i qeverisë për Ukrainën, Tomáš Kopečný.

Ai nuk tregon se nga cilat vende vijnë armët. Ai thotë vetëm se ato janë nga vende që kanë qëndruar neutrale në luftë ose që nuk donin t'i kundërviheshin hapur Rusisë me furnizime municioni. E përjavshmja e citon atë me fjalët se do të ishte e pamundur që të shprehej më konkretisht, pasi kjo do të rrezikonte të gjithë procesin. Aq më tepër që edhe rusët po kërkonin me të njëjtin intensitet burime të reja furnizimi.

Impuls i ri për ndihmë për Ukrainën

Republika Çeke dëshiron të veprojë mbi të gjitha si ndërmjetësuese. Financimin do ta marrin përsipër vende të tjera, ai kap vlerën 1.5 miliardë euro. Sipas revistës "Respekt”, në realitet i gjithë transaksioni duhej të bëhej me dyer të mbyllura.

Megjithatë, kur Presidenti Pavel e kuptoi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se si situata jopremtuese në front po ndikonte gjithashtu në gjendjen shpirtërore në nivelin politik, ai vendosi të bënte një deklaratë publike, duke shpresuar t'i jepte një shtysë të re ndihmës për Ukrainën. Dhe në të njëjtën kohë të shkurtonte negociatat e stërzgjatura dypalëshe për financimin e furnizimeve.

Gjermania me sa duket është e përfshirë

Dhe me të vërtetë, menjëherë pas paraqitjes së Pavel-it, disa vende u treguan të gatshme të siguronin fonde, midis tyre ishin Danimarka, Kanadaja dhe Holanda. Në përgjigje të pyetjes së ARD-së, Ministria Federale e Mbrojtjes deklaroi se edhe Gjermania dëshiron të marrë pjesë në financim dhe të përballojë një "pjesë të konsiderueshme” të shpenzimeve. Bisedimet janë në një stad shumë të avancuar.

Holanda dhe Danimarka kishin tashmë përvoja pozitive me Republikën Çeke si një ndërmjetëse e aftë në fillim të sulmit rus: në atë kohë, Praga kishte organizuar transferimin e 100 tankeve të vjetra sovjetike në Kiev. Ishte një nga dërgesat e para kryesore të teknologjisë së rëndë.

Zëri i Pavelit dëgjohet në Perëndim

Angazhimi personal i Presidentit Pavel luan gjithashtu një rol të rëndësishëm sot. Gjenerali në pensioni NATO-s dhe ish-kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së NATO-s ka një zë që dëgjohet edhe në Perëndim.

Detyra e presidentit dhe e diplomatëve tani është të sigurojnë financimin, një pjesë e madhe e të cilit është ende e pasiguruar, thuhet. Po të arrihet kjo, armët mund të dorëzohen në Ukrainë brenda dy muajsh, sipas qeverisë. Për Republikën ÇekeKy ky nuk do të jetë operacioni i fundit i këtij lloji.

Revista "Respekt" raportoi të enjten, duke iu referuar Presidentit Pavel, se kërkuesit zyrtarë çekë të municioneve kishin gjetur materiale më të nevojshme urgjente, këtë herë raketa të mëdha, veçanërisht për mbrojtjen ajrore dhe kërcënimet.

Marrë nga DW

ukraine gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj