LIVE UPDATES
Bota

Numri i mjekëve të huaj më i madh se kurrë më parë në Gjermani

Numri i tyre tashmë është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, por përfaqësuesit e mjekëve paralajmërojnë për probleme.

4 Mars 2024, 08:03 Nga N.F
Numri i mjekëve të huaj më i madh se kurrë më parë
Foto ilustruese

GJERMANI- Mungesa e mjekëve në Gjermani mbetet e lartë. Një zgjidhje mund të jenë mjekët nga jashtë. Numri i tyre tashmë është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, por përfaqësuesit e mjekëve paralajmërojnë për probleme.

Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Gjermani. Në fund të vitit të kaluar kishte 63.763 mjekë, sipas gazetës Funke Mediengruppe, që citon statistikat e Shoqatës Gjermane të Mjekësisë. Sipas statistikave, numri është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, kur ishte rreth 30 mijë. Në vitin 1993, në Gjermani kishte vetëm rreth 10.000 mjekë të huaj.

Siria dhe Rumania vendet më të zakonshme të origjinës

Sipas shifrave, shumica e mjekëve pa pasaportë gjermane vijnë nga vendet e BE apo shtete të tjera evropiane, si dhe nga vendet e Lindjes së Mesme. Vendet më të zakonshme të origjinës janë Siria (6.120), Rumania (4.668), Austria (2.993), Greqia (2.943), Rusia (2.941) dhe Turqia (2.628). Numri i përgjithshëm i mjekëve në Gjermani ishte 557.528 në fund të vitit 2022.

Përfaqësuesi i mjekëve paralajmëron për pengesa gjuhësore

Presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Landit Rajnland-Pfalc, Jürgen Hoffart, paralajmëroi për problemet në rritje të shkaktuar nga njohurita e dobta të gjermanishtes te kolegët e huaj. Herë pas here ndodhin keqkuptime që rrezikojnë jetën e njerëzve. Për shembull, termat "dhimbje gjoksi" dhe "dhimbje barku" ngatërrohen, duke bërë që mjeku të fokusohet tek barku dhe të anashkalojë infarktin.

Problemi mund të përkeqësohet edhe më shumë në vitet në vijim, "sepse do të kemi gjithnjë e më shumë mjekë të huaj”. Një arsye është mungesa e mjekëve, thotë Hoffart. Studentët gjermanë nuk do të arrijnë të plotësojnë kërkesën për personel mjekësor në të ardhmen. Nga rreth 11.000 të diplomuar çdo vit në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme nuk vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion.

Ekuivalenca e trajnimit të mjekëve jashtë BE

Sipas sindikatës së mjekëve Marburger Bund, i ashtuquajturi Ligji i Njohjes i vitit 2012 u ofron edhe mjekëve të trajnuar në një vend jashtë BE mundësinë për të përcaktuar ekuivalencën e trajnimit të tyre (testi i ekuivalencës apo konvertimit). Në rastet kur nuk ka ekuivalencë, atyre u jepet mundësia të bëjnë një provim gjuhe dhe një provim tjetër njohurish në Gjermani brenda dy viteve. Vetëm atëherë ata mund të aplikojnë për leje për të praktikuar. Testi përbëhet nga një provim gojor dhe praktik, në të cilin vizitohen pacientë. Testi është i fokusuar në mjekësinë e brendshme dhe kirurgji. Veç kësaj kontrollohen njohuritë edhe për specialitete të tjera mjekësore.

Megjithatë, kohëzgjatja e procedurave të njohjes duhet të shkurtohet ndjeshëm. Përveç kësaj, oferta e kurseve të specializuara të gjuhës duhet të përmirësohet. Mjekët gjermanë theksojnë se pothuajse të gjithë mjekët emigrantë vijnë në kontakt për herë të parë me sistemin shëndetësor gjerman, nëpërmjet spitaleve. Klinikat duhet të plotësojnë kërkesat e nevojshme për kualifikim dhe integrim.

Marrë nga DW

gjermani mjeke mungesa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet